Reportazhe nga shkurt 2011
Artikujt nga shkurt, 2011
Palestina: “Unë e mbështes Turqinë”
Një Flotë anijesh të vogla Turke e cila u përpoq ta thej bllokadën e Gazës ka tensionuar marrëdhëniet Turko-Izraelite, e në ndërkohë Turqia po fiton më shumë respekt në botën Arabe. Një bloger në Gaza ka vendosur për të treguar vlerësimin e tij për qëndrimin e Turqisë në një mënyrë praktike – duke filluar një fushatë për të blerë mallra turke. Samaher Khazendar shkruan: سمعت خلال اليومين الماضيين كماً كبيراً من التقارير والتحليلات الإخبارية المتعلقة بالعلاقات التركية الإسرائيلية والمعلقة عليها، واسترعى انتباهي...
Maqedoni: Global Voices u prezantuan në një emision televiziv
Autori i Global Voices (GV) Filip Stojanovski u intervistua [MKD] në emisionin televiziv Nie (“Ne”) për temën “Kalaja, Interneti, partitë politike, Facebook-u!? Kush është fajtor?”, ku ai foli për rëndësinë e mediave qytetare dhe të Global Voices. Emisioni poashtu përfshin një segment të bisedës së Ethan Zuckerman-it në TED.
Intenzifikohet konflikti kufitar mes Tajlandës dhe Kamboxhës
Konflikti kufitar mes Tajlandës dhe Kamboxhës është intenzifikuar në javën e kaluar, pas të shtënave që vranë disa ushtarë nga të dyja palët dhe që shpien deri te evakuimi i fshatrave në afërsi të kufirit. Të dy shtetet e Azisë juglindore pretendojnë pronësinë e tempullit historik Preah Vihear. thaicam shkruan në...
Iran: Shpresë, Gëzim, Zili pas lirimit të Egjiptit
Blogerët iranianë kanë uruar largimin e presidentit egjiptian Hosni Mubarak sot me gëzim dhe zili në të njejtën kohë. Ndoshta është një rastësi e mrekullueshme që Mubarak-u u rrëzua nga pushteti mu në përvjetorin e 32-të të Revolucionit të vitit 1979 kur Shahu u largua nga pushteti. Disa blogerë përdorin rastin ti...
Algjeri: Arrrestohen dhe rrihen protestuesit e 12 shkurtit
Protestuesit për demokraci kanë rrezuar deri më tani dy diktatorë në Tunizi dhe Egjipt, por autoritetet algjeriane deri më tani kanë arritur të mbajnë nën kontrollë protestat që filluan menjëherë pas revoltës tuniziane në fillim të janarit të vitit 2011. Videot e qindra protestuesve janë postuar në You Tube dhe facebook....
Egjipt: Momenti i triumfit
Ky postim është pjesë e reportazhit special të titulluar Protestat në Egjipt 2011. Kanë filluar të shfaqen videot e inçizuara nga qytetarët me momentin historik të dorëheqjes së Mubarakut nga presidenca e Egjiptit dhe reagimin e popullatës në sheshin Tahrir ndaj këtij lajmi. Kjo video, e u shpërnda në Twitter përmes Citizentube...
Egjipt: Bota feston dorëheqjen e Mubarak-ut
Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Protestat në Egjipt 2011. Mubarak dha dorëheqje. Do tua lë përdoruesve të Twitter të përshkruajnë euforinë: @AJEnglish: Lajmi i fundit: Omar Suleiman njohton se Mubarak ka dhënë dorëheqje – http://aje.me/ajelive #egypt #cairo @SultanAlQassemi: Fjalët e tij të sakta: Omar Suleiman: Mubarak dha...
Arabia Saudite: Gëzuar për vëllezërit tanë egjiptianë!
Pas lajmeve të dorëheqjes së Hosni Mubarak, sauditët i uruan me gëzim egjiptianëve fitoren e tyre, posaçërisht atyre në sheshin Tahrir në Kairo, në epiqendren e protestave masive që kërkonin fundin e regjimit të Mubarak-ut dhe që tunden Egjiptin për 18 ditë. Ne jemi të lumtur! Shumë të lumtur! Noura...
Iran: Protestë në emër të Egjiptit dhe Tunizisë
Udhëheqësit opozitarë iranianë, Mir Husein Musavi dhe Mehdi Karubi, kanë aplikuar për leje për të organizuar tubim në përkrahje të revoltit në Egjipt dhe Tunizi, më 14 shkurt (25 Bahman) shkruan në ueb-faqet e tyre. Lajmi i motivoi disa aktivistë në internet të japin kontributin e tyre në internet.
Egjipt: “Po shkruaj për hir të historisë”
Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Protestat në Egjipt 2011. Protestat në Egjipt po vazhdojnë, dhe tani kanë jo vetëm vëmendjen e popullit egjiptian por të tërë rajonit dhe botës. Në këtë postim do të dëgjojmë nga një blogger i cili dëshiron tua përkujtojë atyre që mund...