Artikujt nga Aksioni humanitar
Zyrtarët: Ndalimi i aplikacioneve të mesazheve po ngadalëson operacionet e shpëtimit gjatë përmbytjeve në Iran
"Kur ndarja e informacionit është jetësore, censura mund të kthehet në fenomen vdekjeprurës."
Aktivisti maqedonas i jep fund grevës së urisë për të drejtat e emigrantëve
Të shtunën, 20 qershor eksperti i të drejtave të njeriut dhe aktivisti Suad Missini përfundoi grevën e urisë të cilën ai e filloi para gjashtë ditëve si protestë mbi trajtimin çnjerëzor të emigrantëve të cilët kalojnë nëpër Maqedoni. Z. Missini dha deklaratën në vijim [linqet janë të shtuara]: Në pritje të efekteve...
Duke folur për Uraganin Sandy në Rrjetet Sociale
Pas goditjes së Karaibeve, Uragani Sandy erdhi në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara më 19 tetor, duke sjellë shi dhe madje borë gjatë rrugës së tij. Syri i uraganit përfundoi në New Jersey-in jugperëndimor, 10 kilometra nga Atlantic City. U raportuan miliona dollarë në dëme në prona, përveç raporteve jozyrtare të 62...
Bota arabe: Duart larg Klunit!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë arrestuar aktorin Xhorxh Kluni dhe babain e tij Nik, gjatë protestave para ambasadës sudaneze në Uashington. Shfrytëzuesit arabë të Twitter-it e shprehën protestën e tyre në Twitter për këtë arrestim. Protesta ishte e organizuar për ta tërhequr vëmendjen për krizën humanitare në rajonet malore...
Arabi saudite: Familja që jeton në varreza
Larg nga skena politike dhe me tepër në një nivel njerëzor, një film i shkurtër i inçizuar nga regjisori i ri saudian Bader AlHomoud me emrin “Almagbarah,” që në arabisht do të thotë varreza, e ka ndryshuar jetën e një familjeje saudiane. Bader e përshkruan fazën e montazhit në tweet-in e...
Indonezi: Vërshime në 13 provinca
Trembëdhjetë provinca indoneziane u vërshuan gjatë javës së kaluar për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Fatkeqësia mori 14 jetë njerëzish, ndërsa tre të tjerë akoma janë të humbur. Vërshimet i kapluan disa zona në provincat Nusa Tenggara Perëndimore, Sumatra, Java, Bali, Borneo dhe Sulawesi. Mbi 50,000 njerëz duhej të evakuoheshin. Xhakarta,...
Egjipt: Shfrytëzimi i Twitter-it për t'i ndihmuar një lagjeje të Kairos
Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Revolucionit të Egjiptit 2011. Pasi e pa ndikimin e fuqishëm të mediumeve sociale mbi revolucionin egjiptian, bloguesi egjiptian dhe shfrytëzuesi i Twitter-it, Mahmud Salem (@SandMonkey) vendosi të bashkëpunojë me një organizatë lokale joprofitabile, me qëllim që t'u ndihmojë të mbledhin mjete financiare,...
Mjanmar: Fotografi nga fatkeqësia e tërmetit
Një tërmet prej 6.8 shkallësh e goditi pjesën verilindore të Mjanmarit në mbrëmjen e të enjtes, më 24 mars 2011, i cili u ndie në Tajlandin e afërt, mirëpo edhe në Vietnamin dhe Kinën e largët. Tërmeti mbyti së paku 70 njerëz dhe shkatërroi më shumë se 240 ndërtesa vetëm në Mjanmar, por dëmet mund të jenë edhe më të mëdha. Në qytetin e Tachilek-ut arkivolet u shitën menjëherë pas tërmetit.
Francë: Brengë dhe shpresë në komunitetin japonez
Në Francë dhe në vende të tjera, fotografitë trishtuese nga tërmeti dhe cunami i ditës së premte, më 11 mars 2011, i kanë brengosur japonezët që jetojnë anembanë botës. Shumë prej tyre e kanë kaluar ditën e fatkeqësisë duke u përpjekur të bijnë në kontakt me të dashurit e tyre nëpërmjet internetit, dhe që atëherë janë përpjekur që bashkëkombasve të tyre t'u japin përkrahje mendore.
Haiti: Para një viti…Ne e mbajmë mend
Sot bëhet një vit nga tërmeti shkatërrues që goditi Haitin. Bloggerat haitianë përkujtojnë… Livesay Haiti Weblog shkruan: Më 1/12/2010 në orën 16:53 toka e Haitit u ndryshua në mënyrë të pakthyeshme. Përskaj fatkeqësisë dhe humbjes së madhe zemra dhe shpirti i njerzve ende po qëndrojnë. Sot një shtet i tërë...