Rreth Global Voices

Photo taken on January 25, 2015 in Cebu, Philippines, to commemorate GV's 10th anniversary.CC BY-NC 2.0.

Foto në përvjetorin e 10-të të Global Voices në Cebu, Filipine. CC BY-NC 2.0

Global Voices është një komunitet ndërkombëtar dhe shumëgjuhësor i blogerëve, gazetarëve, përkthyesve, akademikëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut. Së bashku, ne e shfrytëzojmë fuqinë e internetit për rritur mirëkuptimin, përtej kufijve. Si e bëjmë këtë?

  • Raportimi: Ekipi ynë shumëgjuhësh raporton mbi njerëzit, zërat dhe përvojat e të cilëve rrallë hasen në mediat kryesore.
  • Përkthimi: Vullnetarët tanë të projektit Lingua përkthejnë lajmet tona në dhjetëra gjuhë për të siguruar që gjuha të mos jetë pengesë për tu informuar.
  • Mbrojtja: Ekipi ynë i Advox bën fushatë për fjalën e lirë online, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kërcënimeve ligjore, teknike dhe fizike për njerëzit që përdorin internetin për të folur në interes të publikut.
  • Fuqizimi: Rising Voices ofron trajnime për komunitetet e papërfaqësuara lokale që duan të tregojnë historitë e tyre duke përdorur mjete mediatike.

Global Voices zakonisht ka një ose dy projekte të veçanta aktive në të njëjtën kohë. Projektet e veçanta në vitin 2018 përfshinin NewsFrames, për analizimin e medias dhe projektin tonë të vazhdueshëm të shërbimeve të përkthimit, i cili ofron një përkthime për organizatat me prirje të ngjashme, kundrejt një tarife.

Komuniteti

Bashkëpunëtorët vullnetarë janë motori që lëviz Global Voices. Përveç shkrimit dhe përkthimit të lajmeve, kontribuesit ndajnë në detaje njohuritë lokale dhe lidhin Global Voices me iniciativa të njëjta në të gjithë botën. Njihuni me bashkëpunëtorët tanë.

Partneriteti mes medias dhe OJQ-ve është gjithashtu një komponent kryesor i punës së Global Voices si një komunitet, një organizatë mediatike dhe një rrjet avokatësh të lirisë së fjalës. Mësoni rreth partneriteteve tona.

Udhëheqja dhe qeverisja

Global Voices drejtohet nga një ekip menaxhimi, editorial dhe administrativ. Kontraktorët dhe stafi veprojnë sipas ligjeve të punës në fuqi. Njihuni me ekipin tonë drejtues.

Global Voices drejtohet nga një bord drejtorësh, anëtarët e të cilit përfshijnë themeluesit, vullnetarët dhe stafin tonë, së bashku me disa prej inovatorëve më me ndikim në mediat globale online. Anëtarët e Bordit punojnë pa pagesë. Njihuni me bordin.

Mësoni më shumë për detajet e punës dhe strukturës së stafit tonë në faqen e Roleve dhe PërgjegjësiveGuidës së Komunitetit të Global Voices.

Statusi Ligjor dhe Financimi

Global Voices është inkorporuar në Holandë si Stichting Global Voices, një fondacion jofitimprurës. Ne mbështetemi nga grante të pavarura, komisione editoriale dhe donacione korporatash dhe individuale. Lexoni më shumë rreth punës tonë dhe strukturës financiare në raportet tona vjetore.

Dëshironi më shumë detaje? Lexoni Pyetjet e Shpeshta.

STICHTING GLOBAL VOICES
151 Kingsfordweg
1043GR Amsterdam
Netherlands (Holandë)
RISN No: 818855605