Lingua

Mohamed ElGohary

Mohamed ElGohary, menaxheri i Lingua, në samitin e Global Voices në Cebu, Filipine. Foto nga Jeremy Clarke, drejtor teknik i Global Voices.

Lingua është një projekt që përforcon lajmet e Global Voices nga përkthimi në gjuhë të tjera, përveç anglishtes, me ndihmën e qindra vullnetarëve. Mohamed ElGohary është menaxheri i Lingua. Na ndiqni ne në rrjetet sociale; në Facebook, Twitter dhe Google+, dhe në blogun tonë.

Përdorni këtë formular për të na kontaktuar dhe për t'u bërë pjesë e komunitetit tonë. Keni pyetje? Shikoni më poshtë Pyetjet e Shpeshta për Vullnetarët e Lingua.

Pak histori

Frymëzuar nga një seminar mbi Global Voices dhe gjuhët në samitin Global Voices 2006 në Delhi të Indisë, një grup blogerësh frankofonë paraqitën te themeluesit Ethan Zuckerman, Rebecca MacKinnon dhe kontribuesit tajvanez Portnoy idenë e fillimit të një faqeje të Global Voices në frengjisht, e ngjashme me versionin kinez. Komunitetet e tjera gjuhësore shprehën interes, dhe kështu lindi Lingua.

Bëhu pjesë e komunitetit

Gjuhët janë të rëndësishme për komunitetin që i flet ato. Përkthyesit vullnetarë të Lingua kanë mundësinë të publikohen në faqen kryesore dhe tu njihet autorësia. Kështu ata ekspozohen dhe krijojnë portofolet e përkthyesit. Kryesisht, përkthyesit e Lingua ndihmojnë në krijimin e urave dhe në përforcimin e zërave. Bëhuni pjesë e komunitetit duke plotësuar formularin e aplikimit ose formularin e kontaktit më poshtë, për të dërguar një email tek redaktorët e përkthimit. Për të shtuar gjuhë të reja në faqe, na dërgoni kërkesën tuaj!

Global Voices Lingua participants

Pjesëmarrësit në samitin e Lingua të Global Voices në Kolombo, Sri Lanka. Foto nga Jeremy Clarke