“Qeveria e Izraelit dëshiron t'i japë fund formal demokracisë.” Intervistë me gazetarin izraelito-amerikan Joel Schalit

Foto nga faqja e The Battleground.

Si pjesë e Raportimit Special mbi luftën e Izraelit në Gaza, Global Voices intervistoi Joel Schalit, një nga bashkëthemeluesit dhe kryeredaktor i The Battleground, një revistë online jofitimprurëse në gjuhën angleze që fokusohet te “narrativat e rreme dhe propagandën që po gërryejnë besimin në politikë dhe media”, me fokus në Evropë. Schalit është një gazetar izraelito-amerikan që mbulon politikën evropiane, të Lindjes së Mesme dhe të SHBA-së, përfshirë mediat izraelite dhe ka shkruar disa libra, duke përfshirë “Izraeli kundër Utopisë“, “Lexuesi i anti-kapitalizmit” dhe “Thirrja e Jerusalemit“.

Joël Schalit. Foto e përdorur me leje

Filip Noubel (FN): Ka një luftë dezinformatash në rritje rreth luftës së Izraelit në Gaza. Në të vërtetë, në një artikull të fundit që keni shkruar, ju thoni: “Nuk është e pazakontë të lexosh një artikull me mijëra fjalë për Gazën dhe të mos citosh palestinezët”. Ju keni ndjekur mbulimin evropian të Lindjes së Mesme për disa vite – si e shpjegoni këtë ndryshim që refuzon të shpjegojë kontekstin, të japë nuanca, të portretizojë palestinezët me fjalët e tyre? 

Joel Schalit (JS): Tendenca është e përgjithshme, por arsyet mund të ndryshojnë në varësi të vendit. Unë do të diskutoj vendin që njoh më mirë. Në Gjermani, mjedisi është bërë armiqësor ndaj palestinezëve. Një pjesë e kësaj është nxitur nga kriza e emigrantëve të vitit 2015. Palestinezët janë arabë dhe kryesisht myslimanë dhe u nënshtrohen të njëjtave paragjykime dhe shumë prej tyre erdhën gjatë asaj vale, nga vende si Siria.

Aktivistët dhe partitë e ekstremit të djathtë i targetojnë në mënyrë disproporcionale dhe jo të sinqertë, si antisemitë kur ata organizojnë demonstrata kundër Izraelit dhe kritikojnë vendin në media. Partitë e qendrës së majtë si të Gjelbërit dhe SPD (Partia Socialdemokrate), një nga forcat kryesore në Gjermani, gjithashtu kënaqen me këtë kokë turku, por jo në të njëjtën shkallë.

Kjo është reflektuar në një paragjykim pro-izraelit në rritje në mediat gjermane që raportojnë për konfliktin palestinezo-izraelit, si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në vend. Dikush mund të gjejë dezinformata flagrante për të në gazetat e mëdha lokale si Der Tagesspiegel, si dhe të përditshmen kombëtare BildPër gazetat e Springer, kjo është e pritshme. Ata kanë një mandat për të promovuar Izraelin në statutin e kompanisë dhe askush nuk pret asgjë ndryshe. Problemi është se media si Bild kanë ndikim joproporcional në opinionin publik dhe median dhe kanë ndihmuar në nxitjen e krizës populiste.

 

Me Tagesspiegel të Berlinit, reporteri i tyre kryesor për politikën palestineze në Neukölln [distrikti me shumicë arabësh dhe turqish të Berlinit] gjithashtu mbulon skenën e ekstremit të djathtë të qytetit dhe ai tenton t'i trajtojë ata njësoj. Palestinezët janë ekstremistë dhe antisemitë gjithashtu dhe islamistët janë rrjedha e tyre ideologjike. Është shumë e papërshtatshme. Tagesspiegel duhet të caktojë një reporter me origjinë arabe ose turke për të mbuluar komunitetin dhe jo ta trajtojë atë si një ushtrim kolonial. Ka gazetarë të shkëlqyer turq dhe arabë të lindur në Gjermani, të cilët njihen për te4 bërë këtë punë. Është e qartë pse. 

N: Pas artikullit të fundit nga HuffPost në lidhje me direktivën e Departamentit të Shtetit për të shkurajuar përdorimin e frazave specifike si ‘de-përshkallëzimi/armëpushimi’, ‘fundi i dhunës/gjakderdhjes’ dhe ‘rikthimi i qetësisë’, si do të vlerësoni ndikimin e drejtpërdrejtë të zgjedhjeve gjuhësore në komunikimin diplomatik në përshkallëzimin e konfliktit të Gazës dhe krizën humanitare që pasoi për palestinezët?

JS:  Nuk njoh gazetarë apo redaktorë seriozë që u kushtojnë vëmendje direktivave të tilla. Përfshirë të së djathtës. Ky është lloji i direktivës që shkakton një të qeshur të shëndetshme në shumicën e redaksive ku kam punuar.  Thënë kështu, ekziston një nivel i lartë konfuzioni se si duhen etiketuar luftimet aktuale në Izrael/Palestinë, si një luftë dhe për t'i dhënë kësaj vale të konfliktit një emër specifik.

Një pjesë e kësaj është për shkak të injorancës. Shumë redaktorë dhe gazetarë nuk e dinë se përkundër faktit se konflikti arabo-izraelit është 75 vjeçar, ka luftëra specifike që kanë ndodhur brenda atij harku kohor. Prandaj kemi, Lufta Gjashtë Ditore dhe Lufta e Yom Kipurit, ose Lufta e Libanit e vitit 1982. Konflikti arabo-izraelit mund të vijojë për dekada, por luftërat meritojnë të dallohen historikisht dhe politikisht nga njëra-tjetra. Emërtimi ndihmon.

Për konfliktin aktual, ne vendosëm ta quajmë Lufta Sukkot (Sukkot i referohet një festë fetare hebreje) për shkak të kohës kur filloi dhe si u zgjodh nga Hamasi. El País, media më e madhe e lajmeve në gjuhën spanjolle në botë, përdor gjithashtu Lufta Sukkot. Sado e vështirë që mund të jetë për një johebre ta kuptojë këtë, nuk është aq e padepërtueshme. Mediat spanjolle e kuptojnë. Por shumica nuk e bëjnë këtë, madje edhe BBC dhe The Guardian mund të përdorin disa emra të ndryshëm për konfliktet që mbulojnë.

FN: Cilat janë burimet e lajmeve me bazë në Izrael që ju i konsideroni si të besueshme dhe të balancuara sot? 

JS:  Jam rritur duke lexuar Haaretz. Ishte gazeta që lexonin prindërit e mi dhe është ende më e mira në vend. Gazetat e krahut të djathtë në hebraisht dhe anglisht nuk mund të konkurrojnë. Revista 972 është po aq e mirë, siç është edhe botimi i saj hebraik, Mekomit. Niveli i analizës që ofrojnë këto botime mund të jetë befasues.

Ka platforma të tjera lajmesh në Izrael që ia vlejnë, por Haaretz dhe 972 Magazine ofrojnë pamjen më të mirë të përgjithshme për lexuesit e huaj. Një pjesë e saj ka të bëjë me nivelin e tyre të anglishtes. Shumë nga autorët vijnë nga familje anglo ose janë shkolluar jashtë vendit dhe dinë të flasin me të huajt.

Ky është një problem veçanërisht i madh duke pasur parasysh predikimin e etalonit politik të Izraelit për të folur me amerikanët dhe evropianët dhe se si kjo përsëritet në mediat e krahut të djathtë izraelit. Lindja e Mesme është shumë e rëndësishme për politikën perëndimore për të mos pasur media profesionale lokale për t'u konsultuar.

FN:  A janë izraelitët që kundërshtojnë Netanyahun në gjendje ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet tani? 

JS:  Shumica e izraelitëve, madje edhe të së djathtës, fajësojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu për Luftën e Sukkotit. Ekziston një konsensus i gjerë mes izraelitëve që Netanyahu injoroi inteligjencën në dispozicion, promovoi Hamasin mbi Autoritetin Palestinez dhe degradoi arkitekturën e sigurisë së Izraelit. Edhe gazetat e krahut të djathtë të krijuara për Bibin [pseudonimi i Netanyahut], si Israel Hayom, kanë bërë thirrje për kokën e tij.

Nëse ne mund ta kthejmë këtë zemërim në qëllime progresive dhe të ndërtojmë një të majtë të re në Izrael, është një histori tjetër. Nuk ka parti të mëdha të majta. Lufta e Sukkot është duke përfshirë politika shumë reaksionare që mund të venisin të gjithë ndjenjën anti-sistem të krijuar nga grushti gjyqësor dhe lufta.

Kemi shumë media lokale për të shprehur shqetësime të tilla. Të djathtët janë kryesisht intolerantë ndaj opinionit anti-sistem dhe paranojakë për zbatimin e politikës pro-qeveritare. Por për momentin, është hequr dorë nga kjo. Shpresojmë, që kështu të vazhdojë.

FN: Cilat janë tre gjërat kryesore që dëshironi që mediat perëndimore të kuptonin dhe raportonin saktë për këtë luftë?

JS:  Së pari, Izraeli udhëhiqet nga një qeveri nacionaliste dhe fetare që dëshiron t'i japë fund formal demokracisë në vend. Lufta Sukkot është pjesërisht një produkt i kësaj. Së dyti, kjo luftë është me vlerë gjeopolitike për shumë lojtarë globalë dhe ka të ngjarë të çojë në një konflikt rajonal shumë më të madh. Së treti, nëse lufta zgjerohet duke përfshirë Libanin dhe Iranin, Izraeli do të pësojë dëme shumë më të mëdha kolaterale sesa kemi parë deri më sot.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.