Civilët në Sudan në mes të betejës për pushtet të udhëheqësve ushtarakë

Harta e Sudanit. Foto nga kanali i YouTube i France 24.

Teksa gjenocidi po ndodh në Sudan, komuniteti ndërkombëtar sheh, i pafuqishëm. Civilët sudanezë janë në mes të një konflikti midis dy liderëve ushtarakë, që përpiqen të marrin kontrollin e plotë të vendit.

Pas katër muajsh protesta publike që bënin thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të presidentit të SudanitOmar al-Bashir (në këtë post që nga 1989) dhe një ndryshimi të qeverisë, presidenca 30-vjeçare e tij mori fund më 11 prill 2019.

Një Këshill Kalimtar i Sovranitetit u krijua më pas për një periudhë 18-mujore, për të mbushur vakumin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja për të rivendosur sundimin civil. Dy gjeneralë u emëruan si drejtues të këshillit: Abdel Fattah al Burhan dhe Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur gjithashtu si Hemedti.

21 shtator 2021, këshilli provoi tentativën e parë të grushtit të shtetit, të udhëhequr nga mbështetësit e ish-presidentit, Omar al-Bashir. Më 25 tetor, një tjetër grusht shteti bëri që gjenerali Abdel Fattah al Burhan të shpërndante qeverinë tranzitore të vendit. Më 11 nëntor, u krijua një Këshill i ri Kalimtar i Sovranitetit për të zëvendësuar qeverinë e mëparshme. Megjithëse dy gjeneralët, Abdel Fattah al Burhan dhe Mohamed Hamdan Dagalo mbajtën pozicionet e tyre, një konflikt shpërtheu shpejt mes tyre, duke penguar kështu procesin e tranzicionit demokratik të vendit.

Për të kuptuar më mirë burimin e këtij konflikti, gazeta franceze, Courrier International, jep një shpjegim të shkurtër në këtë video:

Abdel Fattah al Burhan dhe Mohamed Hamdan Dagalo, të mbështetur përkatësisht nga Forcat e Armatosura Sudaneze (SAF) dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), më 15 prill 2023, e futën vendin në një luftë vdekjeprurëse. Pasi u akuzua për vendosjen e trupave të tij në Darfur, kryeqytetin e Sudanit, Khartoum dhe qytete të tjera më 19 maj, Mohamed Hamdan Dagalo u shkarkua nga pozicioni i tij si nënkryetar i këshillit kalimtar.

Civilët sudanezë janë në mesin e një konflikti egoje midis dy gjeneralëve mbi udhëheqjen e vendit.

Dhuna dhe krimet e luftës kundër civilëve

Për shkak se janë shënjestruar nga të dyja fraksionet, popullsia e Sudanit prej mbi 48 milionë banorësh shpesh mban peshën kryesore të këtij konflikti. Trajtimi i dhunshëm dhe vrasja e civilëve janë regjistruar nga organizatat ndërkombëtare, si Amnesty International.

Në raportin e saj “Sudani: Vdekja erdhi në shtëpinë tonë. Krimet e luftës dhe vuajtjet civile në Sudan“, botuar më 3 gusht 2023, kjo organizatë fajëson dy fraksionet për “sulmet e qëllimshme dhe pa dallim” që lanë mijëra civilë të vdekur dhe të plagosur. Një pjesë nga raporti thotë:

Des milliers d’hommes, de femmes et d’enfants sont pris entre deux feux et les combattants des deux parties, qui utilisent souvent des armes inadaptées et des munitions explosives à large rayon d’impact, se positionnent souvent dans des zones résidentielles densément peuplées, d’où ils lancent des attaques. Les pillages et saccages de biens publics et privés, dont des infrastructures médicales et humanitaires, auxquels se livrent les parties au conflit exacerbent la situation humanitaire déjà catastrophique. Plus de 2,6 millions de personnes ont été déplacées à l’intérieur du pays et plus de 750 000 ont fui dans les pays voisins.

Mijëra burra, gra dhe fëmijë janë gjetur mes plumbave, pasi palët ndërluftuese shpesh përdorin armë të pasakta dhe shpërthyese me zonës të gjerë veprimi. Luftëtarët që ndodhen në zonat e banuara me popullsi të dendur nisin sulmet. Plaçkitja dhe shkatërrimi i pronës publike dhe private, duke përfshirë objektet shëndetësore dhe humanitare nga palët ndërluftuese ka përkeqësuar një situatë tashmë të rëndë humanitare. Më shumë se 2.6 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit dhe mbi 750,000 kanë kaluar në vendet fqinje.

Sipas Konventës së Gjenevës, duke qenë se kjo luftë është një konflikt i armatosur jondërkombëtar, duhet të mos merren jetë njerëzish. Megjithatë, ky nuk është rasti në Sudan. Civilët sudanezë janë bërë viktima të të gjitha llojeve të dhunës. Gratë dhe vajzat e reja kanë qenë gjithashtu objektiv i sulmeve seksuale dhe përdhunimeve në grup. Një e mbijetuar nga El Geneina (një qytet në juglindje të vendit në kufi me Çadin) dëshmoi për Amnesty International:

On n’est nulle part en sécurité à El Geneina. Je suis sortie de chez moi parce qu’il y avait partout des coups de feu […] et ces criminels m’ont violée. Maintenant je crains d’être enceinte […] Je ne pourrais pas le supporter.

Nuk ka siguri askund në El Geneia. U largova nga shtëpia sepse kishte të shtëna kudo […] dhe këta kriminelë më përdhunuan. Tani kam frikë se mund të jem shtatzënë […] Kam frikë se nuk mund ta përballoj këtë.

Grupet e armatosura kanë shkaktuar terror dhe viktima në disa qytete. Janë kryer ekzekutime edhe në shkollat ku ishin strehuar disa civilë.

Për të kuptuar më mirë dhunën e përjetuar nga civilët, lexoni: Sudan: Darfuri i shkatërruar

Një tjetër organizatë ndërkombëtare, Human Rights Watch, ofron informacione të tjera mbi dhunën e këtyre grupeve të armatosura të pëmbledhura në një raport. Ai përmban dëshmi rrëqethëse nga të mbijetuarit dhe nga njerëzit të cilëve u janë shkelur të drejtat e njeriut.

Eksod masiv

Mizoritë e këtij konflikti tashmë kanë bërë që mijëra qytetarë sudanezë të largohen nga Sudani. Shtetet fqinje po shërbejnë si vende pritëse, me shumicën e civilëve që tani kërkojnë strehim në Çad. Që nga 10 shtatori 2023, aty shkuan më shumë se 400,000 refugjatë sudanezë, sipas shifrave të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Megjithatë, autoritetet e Çadit frikësohen se ky konflikt mund ta prekë edhe atë. Kombet e Bashkuara kanë shprehur gjithashtu shqetësimet e tyre për rrezikun në rritje të gjenocidit. Alice Wairimu Nderitu, Nënsekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe Këshilltarja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm për Parandalimin e Gjenocidit, publikoi nëpërmjet UN INFO një deklaratë duke paralajmëruar për këtë situatë alarmante në Sudan:

Après quatre mois de combats incessants, accompagnés de violations des droits de l'homme et d'abus généralisés, le nombre de morts, de blessés et les milliers de personnes déplacées dans le cadre d'un conflit à forte composante identitaire est inacceptable. (…) les violences intercommunautaires et ethniques, si elles ne sont pas empêchées ou stoppées, pourraient s'intensifier et entraîner l'ensemble du Soudan dans une guerre civile, avec un risque élevé de génocide et de crimes d'atrocité connexes.

Pas katër muajsh luftime të vazhdueshme, me shkelje dhe abuzime të shumta të të drejtave të njeriut, niveli i vdekjeve, lëndimeve dhe shpërnguljeve të mijëra vetëve në një konflikt me komponentë të fortë të bazuar në identitet, është i papranueshëm. […] dhuna ndërkomunale dhe me bazë etnike, nëse nuk parandalohet ose ndalet, mund të përshkallëzohet dhe të përfshijë të gjithë vendin në një luftë civile, me rreziqe të larta gjenocidi dhe mizori të ngjashme.

Mbështetje nga jashtë për dy fraksionet

Vende të ndryshme afrikane dhe fuqi të huaja mbështesin të dy fraksionet. Në shtator 2023, Abdel Fattah al Burhan udhëtoi kryesisht në Egjipt, Sudanin e Jugut, Eritre, Katar dhe Turqi. Sipas Khalid Omer Yousif, nënkryetar i Partisë së Kongresit Sudanez, al Burhan po kërkon të konsolidojë pushtetin. Yousif tha për TRT Afrika:

Je crois qu'il veut renforcer la position militaire dans cette guerre en discutant avec les pays voisins et les acteurs régionaux et internationaux qui pourraient avoir une certaine influence sur la situation au Soudan.

Duke zhvilluar bisedime me vendet fqinje si dhe me aktorë rajonalë dhe ndërkombëtarë, të cilët potencialisht mund të kenë një lloj ndikimi në situatën në Sudan, besoj se ai po kërkon të forcojë pozicionin e ushtrisë në këtë luftë.

Sipas gazetës franceze Le Monde, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të drejtuara nga Mohamed Hamdan Dagalo, kanë gjithashtu mbështetje ushtarake nga grupet mercenare në Mali, Çad, Niger, Republikën e Afrikës Qendrore, Rusi si dhe fuqi të tjera të Lindjes së Mesme, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo video e France 24 shpjegon:

Në rrethana të tilla, populli sudanez ka shumë pak shpresë për të parë të dyja palët të ulen në tryezën e bisedimeve për të rivendosur paqen në vendin e tyre.

 

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.