
Xhorxh Kluni i prangosur. Fotografi nga Sasha Lezhnev, e përbashkuar nga projekti ENOUGH në Flickr (CC-BY-NC-ND)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë arrestuar aktorin Xhorxh Kluni dhe babain e tij Nik, gjatë protestave para ambasadës sudaneze në Uashington. Shfrytëzuesit arabë të Twitter-it e shprehën protestën e tyre në Twitter për këtë arrestim.
Protesta ishte e organizuar për ta tërhequr vëmendjen për krizën humanitare në rajonet malore të Nuba-s, në kufirin ndërmjet Sudanit dhe Sudanit Jugor. Kryetari sudanez Omar Al Bashir akuzohet se është duke e bllokuar dërgimin e ushqimit dhe të ndihmave të tjera në këtë rajon.
Faraoni i madh (The Big Pharaoh), nga Egjipti, shkruan në Twitter [arabisht]:
Siriani Shpëtojeni Sirinë tonë (Save Our Syria) reagon:
@freeppl: Aktori Kluni është arrestuar përpara ambasadës sudaneze. Më vjen mirë që dikush nga Holivudi tani e di se ç'ndodh kur ndërmerret ndonjë veprim konkret.

#FreeClooney trending worldwide on Twitter
Tuniziani i lirë (Tounsia Hourra) tallet duke thënë [arabisht]:
Malek, nga Egjipti, shton [arabisht]:
Egjiptiani Marwan Qoutb deklaron [arabisht]:
Ndërsa egjiptiani Alyaa Gad tallet:
@AlyaaGad: Mos e lironi Klunin. Nuk mund ta duroj atë. lol
Nga ana tjetër, J Berry bën krahasim me disa brutalitete që janë kryer ndaj protestuesve arabë gjatë revolucioneve arabe duke thënë [arabisht]:
Për reagimet e tjera në lidhje me arrestimin e Klunit, ndiqni hashtag-un në Twitter #FreeClooney, që tani është trend nëpër botë.