Dezinformimi nxit protestën e kishës kundër barazisë gjinore në Maqedoninë e Veriut

Church protest in Skopje, North Macedonia on June 29, 2023. Photo by Bojan Blaževski/Meta.mk, used with permission.a

Protesta kishtare në Shkup, Maqedonia e Veriut më 29 qershor 2023. Foto nga Bojan Blaževski/Meta.mk, e përdorur me leje.

Ky artikull është shkruar nga Truthmeter.mk si pjesë e Qendrës Anti-Dezinformative të Ballkanit PerëndimorNjë version i redaktuar është ribotuar këtu me një marrëveshje për ndarjen e përmbajtjes midis Global Voices dhe Fondacionit Metamorphosis.

Më 29 qershor, Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit (KOM-AO) organizoi një protestë të madhe në Shkup kundër projektligjeve për barazi gjinore dhe regjistrimin civil, duke tërhequr disa mijëra mbështetës të partive politike konservatore në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Motoja e protestës përfshinte simbole fetare, flamuj të vjetër maqedonas të përdorur nga qarqet nacionaliste – dhe veçanërisht flamuj rusë – siç raporton Agjencia e Lajmeve Meta.mk.

Të nesërmen, në një intervistë për TV24,  presidenti i Maqedonisë së Veriut tha se shërbimet e sigurisë vendase dhe aleate e paralajmëruan për bashkëpunimin mes disa peshkopëve të KOM-AO dhe shërbimeve sekrete të Kremlinit.

Në protestë morën pjesë edhe përfaqësues të Kishës Katolike dhe Kishës Protestante Ungjillore. Kërkesat u mbështetën edhe nga Bashkësia Islame, e cila nuk dërgoi përfaqësues në këtë ngjarje.

Para protestës, KOM-AO dhe qarqet e krahut të djathtë zhvilluan një fushatë dezinformuese për të mobilizuar mbështetjen kundër ndryshimeve të ardhshme legjislative që do të avanconin të drejtat e grave dhe të drejtat e personave transgjinorë.

Shërbimi i verifikimit të fakteve Truthmeter.mk vuri në dukje se peshkopi i KOM-AO Jakov i Stobit, i cili shërbeu si zëdhënës i fushatës, përdori gjuhë nxitëse provokuese për të drejtuar zemërimin kundër organizatave të shoqërisë civile, duke përdorur retorikën që të kujton gjuetinë e shtrigave të stilit Putin të vitit 2016 kundër OJQ-veAi i konsideroi ata mercenarë të huaj dhe i fajësoi për “persekutime dhe linçim” kundër kishës dhe përpjekje për “të prangosur shoqërinë tonë në një lloj totalitarizmi nën maskën e luftës për të drejtat e njeriut”.

Në emër të kishës, peshkopi Jakob kërkoi mbrojtje nga ligjet e reja për “99 për qind të njerëzve të rrezikuar prej tyre” pasi i konsiderojnë të papranueshme.

Kjo retorikë kulmoi në protestë me fjalimin e kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë, Stefan, kreut të KOM-AO, i cili theksoi se “ligjet ishin zhgënjim”, ndërsa kisha “do t'i mbrojë fëmijët (dhe gratë) nga të papranueshmet dhe ideologji fyese” që “legjitimojnë dhunën ndaj grave” të cilat “nuk duan një barazi të tillë të rreme dhe të drejta të rreme”.

Zoran Jovanovski, i cili e paraqet veten si “intelektual, analist politik dhe politikan” dhe është anëtar i “lobit pro-rus në VMRO-DPMNE ” (djathtas) dhe anëtarë të partisë politike Rodina Makedonija (në të majtë), me një flamur i vjetër maqedonas dhe një flamur rus në protestën e kishës në Shkup më 29 qershor 2023. Foto nga Bojan Blaževski/Meta.mk, e përdorur me leje.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, zyrtarja përgjegjëse për dy ligjet e diskutueshme, Ligjin për Barazinë Gjinore dhe Ligjin për Gjendjen Civile, zyrtarisht mohoi disa nga pretendimet e fushatës dezinformuese, në veçanti narrativën urgjente se miratimi i tyre është i pashmangshëm, ndërsa në fakt nuk kanë qenë në axhendën e qeverisë dhe parlamentit për momentin.

Ajo vuri në dukje se, ndryshe nga deklaratat e KPM-AO, qëllimi i Ligjit për Barazi Gjinore është përmirësimi i rolit të gruas në shoqëri. Ndryshimet në Ligjin për Gjendjen Civile do t'u mundësonin vetëm personave transgjinorë që të ndryshojnë të dhënat për gjininë e tyre në Regjistrin Civil dhe dokumentet përkatëse të identitetit.

Deklarata e Trençevskës përfshinte mbështetje për të drejtën e kujtdo në vend për të organizuar një protestë kundër politikave të qeverisë. Shpjegimi i saj i referohej edhe përpjekjeve për konfuzion rreth terminologjisë gjinore, duke e paraqitur atë si diçka të re dhe artificialisht të imponuar nga perëndimi i “lig”.

Родовата еднаквост не е исто што и половата еднаквост. Родовата еднаквост, не е исто што и родов идентитет. Родот и полот се дефинирани согласно постојната регулатива во државата и согласно она што државата си го превзела како обврска од Истанбулската конвенција.

[Termi] barazi gjinore nuk është i njëjtë me barazinë e gjinive. Barazia gjinore nuk është e barabartë me identitetin gjinor. Ato përcaktohen në përputhje me rregulloret ligjore aktuale të vendit dhe sipas detyrimeve që rrjedhin nga Konventa e Stambollit.

Ajo theksoi se përcaktimet në Projektligjin për Barazi Gjinore dhe Ligjin për Mbrojtjen dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave, i ndryshuar më parë, janë identike, gjë që parandalon pasigurinë juridike në vend.

Në rubrikën e saj me titull “E nderuar KOM, kërkojmë falje se ekzistojmë” aktivistja për të drejtat e njeriut, Irena Cvetkoviq akuzoi gjithashtu KOK-AO-në për përhapjen e dezinformatave rreth ligjeve, si dhe paralajmëroi se një retorikë e tillë mund të nxisë dhunë.

Чувствувам длабока разочараност, но и страв поради неодговорното однесување на верските лидери придружени од некои политичари и антиродовите организации.

Ndjej zhgënjim të thellë, por edhe frikë nga sjellja e papërgjegjshme e krerëve fetarë, të shoqëruar nga disa politikanë dhe organizata antigjinore.

Lidhjet e organizatorëve të protestës me Kremlinin

Në protestë mori pjesë edhe dega maqedonase e klubit rus të motoçiklistëve Night Wolves. Disa javë më parë, më 12 qershor, ata morën pjesë edhe në pritjen për “Ditën e Rusisë” nga ambasada ruse në Shkup, e përdorur për të promovuar narrativa dezinformative që justifikonin agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Përkundër faktit se Rusia e futi Maqedoninë e Veriut në listën e saj të zezë të “vendeve armiqësore” në mars 2022, morën pjesë edhe personalitete të larta të klerit maqedonas, përfshirë peshkopin Petar, një nga shtatë anëtarët e organit më të lartë qeverisës të KOM-OA, Sinodit.

Në prill, gjatë festës së Pashkëve, ai solli zemërim duke deklaruar se barazia gjinore është “blasfemuese” dhe një “ideologji helmuese dhe e çoroditur” që kërcënon shoqërinë. Dënime të ngjashme të barazisë gjinore, feminizmit, grave të divorcuara dhe nënave beqare u lëshuan nga Patriarku Porfirije i Kishës Ortodokse Serbe, një institucion kryesor fetar në Ballkan që konsiderohet i afërt me Kishën Ortodokse Ruse (ROC).

Për më tepër, këtë janar, kryesia e KOM-AO-s priti gjatë vizitës “miqësore” Mitropolitin Anthony, primat i ROC-së, përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare. KOM-OA nuk bëri të ditur temën e bisedimeve, ndërsa pretendoi se qëllimi zyrtar i vizitës ishte urimi për festën e ditës së emrit të kryepeshkopit Stefan.

Eksperti maqedonas i sigurisë, profesor Marjan Gjurovski paralajmëroi se vizita e Antony mund të “shkaktojë implikime negative sepse është pjesë e operacionit të kërcënimit hibrid rus”.

ROC shërben si një nga kanalet kryesore të narrativave të propagandës kundër barazisë gjinore dhe anti-LGBTQ+ që e paraqesin regjimin e Kremlinit si mbrojtës të “vlerave tradicionale familjare” që supozohet se janë të rrezikuara nga Perëndimi “i shthurur” dhe BE.

Partitë politike të krahut të djathtë e mbështetën protestën

Partia më e madhe politike e djathtë VMRO-DPMNE mbështeti protestën. Ajo dyshohet se organizoi disa dhjetëra autobusë për të transportuar pjesëmarrës nga qytete të tjera për të rritur numrin. Kreu i partisë nuk mori pjesë, por tha se do të merrte, nëse nuk do të kishte një angazhim paraprak.

Kjo ishte në kontrast me mbështetjen e tyre të mëparshme të shprehur për legjislacionin për barazinë gjinore, i cili përfshinte ratifikimin e Konventës së Stambollit, e cila u dënua si problematike në protestë. Disa deputetë të VMRO-DPMNE-së që votuan për miratimin e Ligjit për Barazi Gjinore në një seancë parlamentare më 8 mars, protestuan kundër tij më 29 qershor.

Anëtarët e partisë politike pro Kremlinit Rodina Makedonija me një pankartë “Mbani duart larg fëmijëve tanë!” Foto e Bojan Blazevski/Meta.mk, e përdorur me leje.

Partia politike pro-Kremlinit Rodina Makedonija gjithashtu mori pjesë në protestën e kishës. Ajo ka qenë e angazhuar në përhapjen e dezinformatave kundër vaksinave dhe teorive të konspiracionit Chemtrail. Ajo drejton një “Koalicion për Mbrojtjen e Fëmijëve“, i përbërë nga 31 parti të vogla politike dhe OJQ, të mbështetur nga organizata fondamentaliste e lobimit të krishterë Family Watch. Fushatat e tyre dezinformuese përfshijnë përhapjen e panikut rreth indoktrinimit pro-LGBTQ+ në shkolla, ndërsa në protestë ata mbanin një pankartë ku shkruhej “Mbani duart larg fëmijëve tanë”.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.