Dokumentar për protestën e bashkëshorteve, motrave dhe nënave të ushtarëve në Rusi

Foto nga videoja në YouTube e dokumentarit për të afërmit e rekrutëve nga Vazhnye Istorii. Përdorim i drejtë.

Protestat publike të të afërmve të ushtarëve që u thirrën dhe u dërguan në vijën e parë të luftës në Ukrainë, kanë vijuar në Rusi që nga shtatori 2022. Megjithatë, nëse në fillim ato ishin të përqendruara në “ndihmën” e ushtarëve me kërkesa për t'u siguruar municion dhe kushte “më të mira” për të luftuar, tani disa gra shprehin publikisht një qëndrim të qartë kundër luftës.

Më 7 nëntor, rreth 30 nga këto gra morën pjesë në një demonstratë të organizuar nga Partia Komuniste në Moskë. Ato shkuan të paftuara dhe protesta zgjati afërsisht pesë minuta, raportoi BBC, përpara se të ulnin pankartat. Më vonë, pjesëmarrësit u përpoqën të organizonin protesta në disa rajone ruse, por qeveritë lokale të Moskës, Shën Peterburgut, Novosibirskut dhe qyteteve të tjera refuzuan t'i lejojnë ato, sipas TV Rain.

Protesta e fundit ndodhi në prag të Krishtlindjes Ortodokse, më 6 janar, kur disa gra dolën në grupe te Ministria e Mbrojtjes dhe Administrata e Presidencës. Për herë të parë në dy vitet e fundit në Rusi, askush nuk u arrestua, megjithëse roja në administratën presidenciale thirri policinë, e cila, sipas kanalit në Telegram, Put Domoi (“Rruga për në shtëpi”), ku të afërmit komunikojnë dhe organizohen, “pas mbërritjes konfirmoi se grupet e vogla janë një formë e ligjshme proteste.”

Në poster shkruhet: “Qeveria e ka kthyer jetën time në ferr që kur 15 muaj më parë civilët u çuan në front. Ne kërkojmë ndaljen e mobilizimit!” Foto e postimit në Telegram nga kanali Put Domoi (“Rruga për në shtëpi”). Përdorim i drejtë. 

Me mbi 38,000 pjesëmarrëse, kanali në Telegram i këtyre grave sulmohet rregullisht nga hakerat pro-qeveritarë dhe për shkak të reportimeve u etiketua si i rremë nga Telegram më 1 dhjetor 2023. Edhe pse pjesëmarrëset kryesisht kërkojnë që të afërmit e tyre të kthehen në shtëpi nga fronti, ato po thonë se “nuk duam dhe nuk kërkojmë të shkëmbejmë të afërmit tanë të mobilizuar me dikë tjetër. Duam çmobilizim!” Ato gjithashtu kërkojnë t'i jepet fund luftës dhe në disa postime fajësojnë “qeveritë dhe jo presidentin tonë” për fillimin e luftës.

Media e opozitës Vazhnye Istorii (“Tregime të rëndësishme”) bëri një dokumentar me disa prej grave. Në momentin e shkrimit të këtij artikulli, ai ka mbi 700,000 shikime në YouTube.

Videoja fillon me aktivisten Maria Andreeva që thotë:

Наша тема, она какая-то запретная, понимаете? Мне страшно сказать, что я думаю. Мне страшно, что я могу не увидеть больше своего мужа. Вы чего, хотите всех мужиков там перебить? Я уже устала бояться. Мы жили, жили, не задумываясь, пока вот нас не клюнуло. Если люди будут продолжать бояться, эта беда обязательно постучит к ним в дверь. С нами будут действовать  достаточно жестко, чтобы другим не было повадно. Лодку раскачиваем не мы. У людей когда-нибудь мозги включатся? Они увидят, что это такое, или нет?

Tema jonë, është disi e ndaluar. A e kuptoni? Kam frikë të them atë që mendoj. Kam frikë se nuk mund ta shoh më burrin tim. Çfarë doni, të vrisni gjithë burrat atje? Tashmë jam lodhur nga frika. Jetuam, jetuam, pa menduar, derisa na kafshuan. Nëse njerëzit vazhdojnë të kenë frikë, këto telashe me siguri do të trokasin në derën e tyre. Ata do të veprojnë ndaj nesh mjaft ashpër në mënyrë që të tjerët të mos ndjehen keq për këtë. Nuk jemi ne ata që levizim varkën. A do të ndizet ndonjëherë truri i njerëzve? A do të shohin se çfarë është apo jo?

Videoja ka minutazhe të caktuara për episodet, ku titujt tregojnë shumë. Gratë flasin për frikën, padrejtësinë, shpresën e humbur, crregullimin e stresit pas traumatik të të afërmve të tyre, mosbesimin ndaj qeverisë. Por megjithatë, disa prej tyre thonë se lufta ishte “përgjigjia” ruse ndaj “agresionit”, që është narrativa kryesore e propagandës së fundit të Moskës zyrtare.

00:00 “Tema jonë është e ndaluar”

00:45 Gruaja ukrainase me nënshtetësi ruse, burri i së cilës lufton për Forcat e Armatosura Ruse

03:54 “Tani nuk i përkas as vetes”

05:08 “Është e frikshme të lindësh në këtë vend. Sidomos djemtë”

07:33 “Nuk besova në mobilizim deri në momentin e fundit”

09:03 “Ne duhet të bëjmë gjithçka që të mos vrasim njerëz të tjerë”

10:58 “Nuk ka mbetur njeri nga reparti ushtarak i burrit tim”

11:59 “Është e vështirë të imagjinohet se me çfarë mentaliteti do të kthehen nga atje”

15:08 “Pa ankesa, gjithçka është në kohë, gjithçka është në linjë”

16:58 “Ne jemi gati t'i shesim shpirtrat tanë djallit vetëm për t'u kthyer në shtëpi”

17:40 “Ata do të veprojnë ashpër në mënyrë që të tjerët të mos kenë nevojë”

18:50 “Ne quhemi agjentë të Kievit dhe Perëndimit në kalbje”

19:32 Pse gratë e rekrutëve nuk do të votojnë për Putinin

21:49 “Nuk guxova ta pyesja nëse ai vrau”

22:23 “Cilat janë në të vërtetë qëllimet tona në lidhje me Ukrainën?”

24:39 “Do tu lëmë fëmijëve tanë një vend të tmerrshëm”

Aktualisht ka 12,595 komente nën video. Një përdorues tha:

Ничего плохого о женщинах я не думаю.Я думаю они слишком скромны в части возврата мужей.И очень долго 2 года они молчали – за молчание похоронками платили.Выходить на улицы городами.Я в такой день к ним присоединюсь.За вывод войск .Я за победу Украины с 1 х дней вторжения моей страны .И да – за возврат ей территорий .Не понимаю мужчин которые пошли …Мало нам чеченской было ?

Nuk mendoj asgjë të keqe për gratë. Unë mendoj se ato janë shumë modeste kur vjen puna te rikthimi i burrave të tyre. Dhe ato heshtën për një kohë të gjatë, dy vjet, duke paguar me funerale heshtjen e tyre. Duke dalë në rrugët e qyteteve. Unë do të bashkohem me to në një ditë të tillë. Për tërheqjen e trupave. Unë kam qenë për fitoren e Ukrainës që në ditët e para të pushtimit të vendit tim. Dhe po – për kthimin e territoreve të tij. Nuk i kuptoj burrat që shkuan… A nuk na mjaftoi [lufta] në Çeçeni?

Pak ditë më parë, Maria Andreeva shkoi përsëri të protestonte me një person te Administrata Presidenciale në Moskë. Këtë herë, ajo përshkruan në kanalin e saj në YouTube, se një polic u përpoq ta ndalonte në mënyrë brutale, por e la të lirë kur mbërriti një polic tjetër.

Në mars 2024, në Rusi do të ketë zgjedhje presidenciale, ku Vladimir Putin do të jetë sërish fitues i pakontestueshëm. Si shpjegon The Guardian, zgjedhjet janë një formalitet, sepse Putin ka dominuar sistemin politik dhe median ruse për më shumë se 20 vjet dhe çdo lloj mospajtimi është kriminalizuar.

Megjithatë, Administrata Presidenciale është e shqetësuar se edhe zgjedhjet “pa zgjedhje” duhet të zhvillohen në një situatë kur segmente të shoqërisë protestojnë. Sipas gazetës Kommersant, cituar nga RTVI, tema e “gjendjes shpirtërore” të të afërmve të të mobilizuarve u diskutua në një seminar për përfaqësuesit e komisioneve rajonale zgjedhore dhe zëvendësguvernatorët përgjegjës për politikën e brendshme. Seminari u zhvillua nga 16-18 nëntor 2023 dhe ju kushtua zgjedhjeve presidenciale ruse në mars 2024. Në seminar u tha se shoqëria aktualisht nuk ka nevojë për “spektakël politik”, prandaj fushata duhet të jetë “e thjeshtë dhe e kuptueshme”, pohojnë burimet nga takimi. Një nga rreziqet informative të identifikuara nga organizatorët e seminarit ishte “gjendja shpirtërore e grave, burrat e të cilave janë në zonën e [luftës] Operacionit Special Ushtarak (SMO). Sipas një burimi të gazetës, pjesëmarrësit në këtë ngjarje vunë në dukje se është e nevojshme të “qenit në kontakt me këto gra, t'i kushtohet vëmendje problemeve të tyre dhe të mundësohet zgjidhja e tyre”. Kjo mund të jetë arsyeja pse gratë që protestojnë te Administrata Presidenciale nuk janë arrestuar ende.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.