Muzikantët rusë këndojnë për rezistencën e luftës – pak njerëz i marrin seriozisht

Foto nga YouTube nga Monetochka me video të dërguara nga dëgjuesit e saj nga Ukraina dhe Rusia. Përdorim i drejtë. 

Muzika është një mjet i fuqishëm rezistence dhe është përdorur në këtë mënyrë për shekuj. Në vitet e fundit të BRSS, muzika luajti një rol të madh në mbështetjen e mospajtimeve dhe ideve të reja. Kohët e fundit, në Rusi, e cila zhvillon një luftë në shkallë të plotë kundër Ukrainës që nga 24 shkurti 2022, disa muzikantë u rreshtuan në anën e qeverisë autoritare pro-luftës ruse, por disa të tjerë u bënë të zëshëm në deklaratat e tyre kundër.

Fatkeqësisht, këngët domethënëse kundër luftës në rusisht marrin më pak vëmendje sesa meloditë luftarake të këngëtarit Shaman të Kremlinit të veshur me lëkurë (Yaroslav Dronov). Në vitin 2022, ai publikoi një këngë të titulluar “Unë jam rus” (në rusisht: “Я русский”, “Ya russkiy”). Kjo këngë fitoi popullaritet shpejt, duke u bërë një pjesë e rëndësishme e kulturës në Rusi dhe pati mbi 42 milionë shikime. Megjithatë, kënga u tall në platforma të ndryshme të mediave sociale ruse. Më tej, Shaman u bë një këngëtar i mirëpritur në mitingje të ndryshme pro-qeveritare dhe pro-luftës. Disa njerëz e krahasojnë atë me modele nga posterat e propagandës naziste. Fakti i popullaritetit të tij joironik diskutohet në YouTube dhe në mediat online, të cilat publikojnë rubrika mbi kulturën bashkëkohore ruse në kontekstin e luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

Thuajse duket sikur nuk ka kulturë muzikore në Rusi përtej prodhimit, por ekziston, në fakt, edhe rezistenca kulturore. Nëse muzika ruse kundër luftës e viteve 2020 do të ishte një nënzhanër, do të kishte disa titullarë.

Muzikantë të njohur me qëndrim kundër luftës

Së pari, është një supergrup i përbërë nga bashkëpunëtorë të shpeshtë, reperi Noize MC dhe një këngëtare me zë të fuqishëm, Liza Monetochka, të cilëve iu bashkua partneri i saj Vitya Isayev. Në një seri koncertesh bamirësie “Zërat e Paqes” ata performojnë këngët e tyre të reja të rezistencës së luftës, por më e popullarizuara, “Njerëz me armë” u shkrua disa vjet para shkurtit 2022.

Teksti i tij sarkastik është kështu:

‘Плохих’ людей с автоматами всех убьют
Из них ‘хорошие’ сделают решето
А если всё-таки ‘плохие’ вдруг победят
Значит просто ‘плохими’ были не те

Të gjithë djemtë e “keq” me armë do të vriten
Të “mirët” do të bëjnë vrima në trupat e tyre
Dhe nëse befas do të triumfojnë “të këqijtë”.
Do të thotë që të tjerët ishin “të këqij”

Shumë video muzikore nga këta artistë janë të rëndësishme për komponentin e tyre vizual. “No One Got Hurt” (Askush nuk u lëndua) nga Voices of Peace nuk do të funksiononte njësoj pa videot shoqëruese të animuara që lidhen me dy periudha të rëndësishme të historisë ruse: animacioni depresiv sovjetik nga vitet 1980 dhe z. Freeman, një protagonist minimalist i animuar bardhë e zi, nga fillimi i viteve 2010 në Rusi, një periudhë e përcaktuar nga protestat kundër Putinit.

“I’ll Survive” (Do mbijetoj), një tjetër këngë e këngëtares së re Monetochka, është publikuar si videoklip në YouTube. Është bërë nga videoklipe të shkurtra të filmuara nga ndjekësit e saj në Instagram dhe TikTok, përfshirë civilë që i mbijetuan rrethimit në lindje të Ukrainës.

“Burn, Burn” (Digju, digju), një tjetër këngë e saj e njohur, tani shoqërohet nga një video muzikore e animuar e drejtuar nga Lado Kvataniya, për të pasqyruar tmerret e pushtimit.

Një tjetër superstar i muzikës rebele ruse është reperi Oxxxymiron me këngën e tij plot zemërim “Oyda“, duke bërë thirrje për shkolonizimin e trashëgimisë ruse. Miron Fyodorov (emri i vërtetë i Oxxxymiron) është i famshëm për enigmat e tij të fjalëve dhe referencat letrare.

Teksti i këngës përfshin: “Flamuri ynë/Ka borë të bardhë dhe lumë blu (dhe asgjë tjetër) dhe video me një imazh flamuri bardhë-blu-bardhë të Rusisë, një simbol roman i zgjedhur nga disa grupe kundër luftës që janë kundër çdo gjakderdhjeje. Autoritetet ruse i etiketojnë si këngën ashtu edhe flamurin si ekstremiste dhe të jashtëligjshëm.

Në fakt, “oy, da” është një pasthirrmë neutrale që mund të nënkuptojë si “oh, po” dhe “nëse duhet;” Dikush mund ta quajë edhe disi një analog për anglishten e vjetër “Hwæt” në fillim të “Beowulf”. Dy javë pas premierës së “Oyda”, një pjesë e shoqërisë ruse u trondit nga pasthirrma e ngjashme verbalisht në skenë “Goyda!” nga një mbështetës i Kremlinit, aktori Ivan Okhlobystin. Sipas një anekdote historike, fjala e fundit është përdorur nga oprichnikët, ushtarët represivë të Ivanit të Tmerrshëm në shekullin e 16-të, pikërisht përpara se të masakronin njerëzit në emër të carit.

“Okhlobystin” përmendet në një video muzikore në një këngë tjetër proteste “Himni i të dënuarve ose Goyda, Orcs!” nga Maxim Pokrovsky.

Пускаем газы и нефть бурим.
Пусть курит Третий Рейх, мы – Третий Рим!
Решит начальник за нас с тобой,
Кто грузом 200 полетит домой!

Ne po nxjerrim gazra dhe po shpojmë për naftë.
Rajhu i Tretë nuk krahasohet me ne, ne jemi Roma e Tretë!
Shefi [Putin] do të vendosë për ju dhe mua
Cili po fluturon në shtëpi si një Cargo 200 [i vrarë në luftë]

Pokrovsky është drejtuesi i grupit të famshëm rock “Nogu Svelo” dhe një nga kritikët më të hapur të regjimit të Putinit në mesin e artistëve rusë. Që nga viti 2022 ai ka nxjerrë shumë këngë si “Ukraina”, “Generation Z” dhe “Ne nuk kemi nevojë për luftë”, që janë bërë mjaft të njohura në mesin e rusishtfolësve në të gjithë botën.

Vladi, Zemfira dhe Yuri Shevchuk gjithashtu regjistruan këngë kundër luftës

Vladi, Zemfira dhe Yuri Shevchuk gjithashtu regjistruan këngë kundër luftës

Një tjetër muzikant i njohur, reperi Vladi, publikoi një album të plotë me këngë kundër luftës të quajtur “February Goes On and On” (Shkurti vazhdon pa fund), që do të thotë se muaji shkurt 2022, kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, nuk ka fund për ata që përjetojnë këtë luftë. Një nga këngët, “How the F*** Is It Possible?” (Si dreqin është e mundur), përshkruan në mënyrë të përsosur tronditjen e parë nga agresioni nga këndvështrimi i një rusi kundër luftës.

Një këngë tjetër e rëndësishme është “Meat” (Mishi) e yllit të rock Zemfira, një melodi e pakëndshme, e trishtuar, me interpretimin që varion nga pëshpëritja “Për çfarë erdhëm këtu?”, që tregon heshtjen e rusëve, deri te klithma prerëse: “Është mesnatë në Mariupol”. Shkatërrimi i qytetit të shquar është vetëm një nga tmerret që tronditi kantautoren.

Producenti dhe kompozitori i ri Dmitry Emelyanov ka punuar me shumë artistë të njohur rusë, përfshirë Zemfira, por u vu në qendër të vëmendjes në vitin 2023 me albumin “Wolves at a Shooting Ground” (Ujqërit në zonën e pushkatimit), të cilin e shkroi bashkë me Yuri Shevchuk, liderin e grupit rock DDT, themeluar në vitin 1980. Në 2010 Putini u turpërua duke u shtirur se nuk e dinte kush është Shevchuk — përgjigja e hapur e artistit: “Unë jam Yura, një muzikant” u bë shpejt një meme dhe titulli i një dokumentari rreth tij. Albumi i fundit përfshin këngë të shkëlqyera si “Motherland, Return Home” (Mëmëdhe, ktheu) dhe krijimi shpresëdhënës “Funeral i Luftës”, që mund të tërheqë një audiencë më konservatore për shkak të tingujve qëllimisht me motive të vjetra.

Спой песню светлую, чувак
Спой о любви — и будет так
Со всей землёю для войны
Устроим похороны мы

Shok, këndo një këngë të ndritshme,
Këndo për dashurinë – dhe le të jetë
Ne do të bashkohemi me të gjithë botën
Për të planifikuar një funeral për luftën

Muzika vë theksin në tragjedinë e nënave që humbin fëmijët e tyre në këtë luftë 

Manizha Sangin, aktiviste për të drejtat civile, artistja e fundit ruse që performoi në Eurovizion dhe bashkëshortja e Lado Kvataniya, publikoi “Ushtar”, një performancë në anglisht me vallëzimin në fokus, që vë theksin në tragjedinë e nënave që humbin fëmijët e tyre gjatë shërbim ushtarak.

E njëjta ide qëndron pas videos muzikore “Gëzuar Vitin e Ri, Biri im” nga Maxim Pokrovsky – i përmendur më herët – dhe grupit të tij Nogy Svelo me Chulpan Khamatova dhe Arthur Smolyaninov, dy aktorë të famshëm rusë në mërgim.

Little Big, një grup i njohur që supozohej të përfaqësohej në Eurovizion në 2020 publikoi videon “Anulimi i brezit”, që zemëroi disa shikues, pasi faji u la jetim.

Disa muzikantë nuk e dënojnë drejtpërdrejt luftën, por përdorin mjete të tjera për të shprehur qëndrimin

Në të njëjtën kohë, shumë artistë rusë publikojnë krijime që kanë kuptime të shumta. Disa fansa mund t'i perceptojnë ato si kundër luftës, por shumë mund t[i konsiderojnë si një mendim të dëshiruar. Është në një linjë me shumë njerëz që zëvendësojnë me dëshirë fjalët e censuruara si “luftë” dhe “shpërthim” me versionet e ofruara nga media shtetërore. Teksti më i butë lejon promovimin e një kënge pavarësisht censurës ruse. Këngët e njohura në fillim të viteve 2000 të këngëtares rok Diana Arbenina “Një natë pa shpallje lufte” dhe “Mos hesht” ekzistojnë ende vetëm si regjistrime nga shfaqjet e saj live të postuara nga fansat në internet.

Kënga ankthioze “I’ll Have to Be Silent” (Duhet të hesht) nga Erika Lundmoen, tingëllon si një përgjigje e drejtpërdrejtë për këtë. Siç e përshkruan Apple Music, Lundmoen është një kantautore që mbush skenën e popit rus me përzierjen e saj unike të melodive arratisëse dhe dobësisë së sinqertë.

Dhe për disa muzikantë, “të heshtnin” ishte një këshillë e mirë: kohët e fundit koncertet e Arbeninës u ndaluan në Rusi, gjë që u ndodhi edhe shumicës së njerëzve të përmendur në këtë artikull.

Disa këngë dhe artistë kanë një rikthim të papritur në listat e dëgjimit të audiencës kundër luftës. Për shembull Alla Pugacheva, një superyll sovjetik, që për dekada ishte një kumbare e muzikës pop ruse. Sapo bashkëshorti i saj, komediani televiziv Maxim Galkin, kundërshtoi luftën dhe familja u largua nga vendi, ajo u përball me një fushatë të tmerrshme të lajmeve të rreme kundër saj. “Një herë i kërkova Yaroslav Dronov [Shamanit] të thoshte një gjë të rëndësishme, tani do ta them edhe unë, megjithëse askush nuk më ka kërkuar: ‘Do të dëgjoni përsëri nga unë!’ Doni apo jo, jeta ma ka treguar mua: jam ende në zemrat tuaja”, shkroi diva në Instagram në fillim të këtij muaji.

Ndërsa të gjithë muzikantët e gjallë rusë duhet të zgjedhin një anë, madje edhe artistët e vdekur ringjallen me ndihmën e teknologjive të inteligjencës artificiale për të bërë këtë. Për shembull, një këngëtar i njohur rock në vitet '80, Viktor Tsoi, i cili vdiq në vitin 1990, është ringjallur nga AI në këtë videoklip. Kopja e tij elektronike këndon himnin kritik të vitit 1988, “A Train on Fire” (Treni në zjarr), i shkruar fillimisht nga një tjetër yll rock, Boris Grebenschikov. Metafora e trenit në zjarr ka të bëjë me vendin nga ku nuk ka shpëtim dhe që është në luftë me njerëzit e tij.

Nëse dikush kontrollon ndonjë seksion komentesh nën videot muzikore, do të shohë se dëgjuesit shpesh pendohen për numrin e vogël të audiencës së muzikës kundër luftës, edhe nëse e njëjta video është parë miliona herë, duke e bërë këtë pikëllim të kotë.

Producenti i njohur Roman Liberov së fundmi ka bashkuar disa nga artistët e përmendur më lart dhe shumë muzikantë të tjerë. Së bashku ata filmuan koncertin “Ne ekzistojmë“, që u shfaq premierë më 12 dhjetor 2023. Nëpërmjet këtij projekti muzikor, artistët kundër luftës kundërshtojnë narrativën e rezistencës ruse si një këndvështrim margjinal. Ndoshta muzika e tyre do të ndihmojë për të kapërcyer narrativën e një shumice imagjinare ose jo pro Putinit në Rusi.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.