Shpjegim i rrënjëve te luftës në Gaza

Pamja e ndërtesave të shkatërruara në lagjen al-Rimal pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës më 10 tetor 2023. Foto nga Mohammed ZaanounPërdoret me leje

Konflikti izraelito-palestinez është një çështje thellësisht komplekse dhe e gjatë, e shënuar nga një histori dhune, viktimash dhe shpërnguljesh, që prekin kryesisht popullin palestinez, banorë indigjenë të asaj që historikisht njihej si Palestinë. Ky vend historik pushoi së ekzistuari si një entitet i veçantë në hartë pas krijimit të Shtetit të Izraelit në 1948.

Për të patur një kuptim gjithëpërfshirës të zhvillimeve të vazhdueshme në këtë konflikt të rrënjosur thellë, është thelbësore të thellohemi në kontekstin më të gjerë historik, duke marrë parasysh gjithashtu faktorët bashkëkohorë që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e ngjarjeve të fundit.

Çfarë ndodhi?

Më 7 tetor 2023, Lëvizja e Rezistencës Islamike (Hamas), një grup militant në Rripin e Gazës, kaloi barrierën e gjatë që rrethon Rripin e Gazës, një zonë që i nënshtrohet një bllokade dërrmuese për më shumë se 16 vjet. Pas kësaj, Hamasi filloi një sulm të befasishëm në qytetet e afërta izraelite. Si përgjigje, Izraeli nisi një sulm ajror në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës.

Numri i viktimave të këtij konflikti ka qenë i jashtëzakonshëm, me mbi 3,000 jetë të humbura nga të dyja palët dhe më shumë se 10,000 njerëz të plagosur. Përveç humbjes tragjike të jetëve dhe numrit marramendës të të plagosurve, konflikti solli dhe zhvendosjen e popullsisë dhe një ndërprerje të thellë të jetës së përditshme.

Më 8 tetor 2023, kabineti izraelit lëshoi ​​një deklaratë zyrtare të luftës kundër Hamasit, por efektet e saj ndjehen nga e gjithë popullata e Gazës. Një ditë më vonë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant urdhëroi një “rrethim të plotë” të Gazës, duke deklaruar se “nuk do të ketë energji elektrike, ushqim, karburant, ku gjithçka do ndërpritet”.

Rrethimi, i parë gjerësisht si një ndëshkim kolektiv, ndalon furnizimin me burime, duke rrezikuar jetën e më shumë se 2.5 milionë njerëzve të bllokuar brenda Rripit.

Sipas medias Jewish Currents: “Më 9 tetor, duke përdorur një gjuhë çnjerëzore që ekspertët e së drejtës ndërkombëtare e kanë identifikuar si gjenocidale, Gallant tha: “Ne po luftojmë kafshët njerëzore dhe po veprojmë në përputhje me rrethanat”.

Cilat ishin shkaqet që sollën luftën në Gaza?

Gaza, një enklavë në bregun lindor të Mesdheut, kufizohet me Egjiptin në jugperëndim dhe Izraelin në lindje dhe veri. Që nga viti 2007, me mbështetjen e Egjiptit, Izraeli ka vendosur një bllokadë të vazhdueshme tokësore, ajrore dhe detare në Gaza. Organizatat e të drejtave të njeriut shpesh e quajnë atë si “burgu më i madh në tokë“. Nga kjo bllokadë dënohen kolektivisht 2.3 milionë palestinezët që jetojnë aty.

Izraeli ushtron kontroll mbi aspektet thelbësore të jetës në Gaza, duke përfshirë lëvizjen e ushqimit, ujit, furnizimeve mjekësore si dhe njerëzve, përmes vendkalimeve tokësore që lidhin Gazën me botën e jashtme. Prej vitesh, Izraeli ka bombarduar vazhdimisht Rripin, duke mos respektuar jetët e civilëve, të cilët janë të bllokuar atje sepse nuk kanë ku të shkojnë.

Human Rights Watch ka raportuar se “kjo bllokadë ka shkatërruar ekonominë në Gaza, ka kontribuar në copëzimin e popullit palestinez dhe është pjesë e krimeve të autoriteteve izraelite kundër njerëzimit, të aparteidit dhe persekutimit kundër miliona palestinezëve”.

Ky infografik vizualizon Palestinën. Është botuar nën CC BY-NC-ND 4.0 DEED. Përdorim i drejtë.

Për më tepër, Izraeli ka luajtur një rol kryesor në vendosjen e një rrethimi, zhvendosjenvrasjen dhe burgosjen e palestinezëve duke mbështetur agresionin e vazhdueshëm të kolonëve dhe ushtrisë. Kjo shoqërohet me ligje dhe veprime diskriminuese, duke formuar një sistem aparteidi që prek drejtpërdrejt palestinezët.

Hamasi e quajti operacionin “Stuhia Al-Aksa”, duke iu referuar xhamisë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit. Sipas Associated Press, Hamasi përmendi disa motive për sulmin, duke përfshirë bllokadën 16-vjeçare të Gazës nga Izraeli, incidentet e dhunës në xhaminë Al-Aksa, bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor, përshkallëzimin e sulmeve të kolonëve kundër palestinezëve dhe zgjerimin e vendbanimeve.

Në një editorial në gazetën izraelite Haaretz, gazetari izraelit Gideon Levy ia vuri shumicën e fajit për situatën kryeministrit Benjamin Netanyahu. Megjithatë, ai pranoi gjithashtu se kjo situatë “nuk filloi me të dhe nuk do të përfundojë pasi ai të ikë”. Levy vuri në dukje se ngjarjet janë si pasojë shkatërruese e veprimeve të Izraelit dhe politikave diskriminuese prej dekadash kundër palestinezëve.

Të shtunën, ata po flisnin për zhdukjen e lagjeve të tëra në Gaza, për pushtimin e Rripit dhe ndëshkimin e Gazës “siç nuk është goditur kurrë më parë”. Por Izraeli nuk e ka ndalur ndëshkimin e Gazës që nga viti 1948, për asnjë moment.

Pas 75 vitesh abuzimi, skenari më i keq i mundshëm e pret Gazën edhe një herë. Kërcënimet për “rrafshimin e Gazës” vërtetojnë vetëm një gjë: Nuk kemi mësuar asgjë.

Cila është situata aktuale humanitare në Gaza?

Situata në Gaza po përkeqësohet me shpejtësi.

Bombardimet e pamëshirshme dhe të vazhdueshme ajrore të Gazës nga Izraeli kanë hyrë në ditën e shtatë, duke rezultuar në shkatërrimin e lagjeve të tëra. Palestinezët e gjejnë veten të bllokuar në mes të makthit më të keq të njerëzimit, të nënshtruar ndaj një breshërie të pandërprerë bombash duke përfshirë ato me fosfor të bardhë, municione të ndaluara ndërkombëtarisht dhe nuk dinë ku të kërkojnë strehim. Duke rënduar dhe më shumë gjendjen e tyre, Izraeli ka mbyllur të gjitha vendkalimet nga Gaza dhe ka shënjestruar vazhdimisht pikëkalimin e vetëm që lidh Gazën me Egjiptin.

Ndërsa Rripit i mbaron uji i pijshëm dhe ushqimi, banorët e tij rrinë në errësirë. Kërcënimet për një pushtim tokësor po afrohen, që do të thotë përkeqësim i situatës tashmë të rëndë humanitare në mënyrë të frikshme.

Omar Shakir, drejtor i Izraelit dhe Palestinës në Human Rights Watch, kritikoi zotimin e ministrit izraelit të Mbrojtjes për të privuar Gazën nga ushqimi dhe energjia elektrike në mes të konfliktit.

Deklaratat e ministrit izraelit të Mbrojtjes Gallant janë të neveritshme. Privimi i popullatës në një territor të pushtuar nga ushqimi dhe energjia elektrike është dënim kolektiv dhe është një krim lufte, siç është përdorimi i urisë si armë lufte. Gjykata Ndërkombëtare Penale duhet ta marrë parasysh se kjo është një thirrje për të kryer një krim lufte.

Ai kritikoi gjithashtu deklaratat e Hamasit për të ekzekutuar pengjet:

Premtimi i krahut të armatosur të Hamasit për të ekzekutuar pengjet civile është grotesk. Veprime të tilla kërcënuese janë krime flagrante lufte. Gjykata Ndërkombëtare Penale duhet të hetojë marrjen e pengjeve dhe çdo akuzë për trajtim mizor. Të gjithë pengjet duhet të lirohen në mënyrë të sigurtë te familjet e tyre.

Të premten, më 13 tetor 2023, Izraeli lëshoi ​​një urdhër që 1.1 milion njerëz të zhvendoseshin në jug të Rripit. Sipas Associated Press (AP): “Nëse kryhet, kjo do të thotë se e gjithë popullsia e territorit do të duhet të grumbullohet në gjysmën jugore të brezit prej 40 kilometrash”. Megjithatë, zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha se do të ishte e pamundur të organizohej një evakuim i tillë pa “pasoja shkatërruese humanitare”.

Cili është shkaku historik rrënjësor i konfliktit, me pak fjalë?

Ky infografik vizualizon Palestinën. Është botuar nën CC BY-NC-ND 4.0 DEED. Përdorim i drejtë.

Konflikti  izraelito-palestinez  daton që nga Deklarata e Balfour në 1917, ku Britania u zotua të krijojë “shtëpinë kombëtare” e popullit hebre në Palestinë, pavarësisht shumicës palestineze arabe.

Tensionet dhe rezistenca në rritje çuan në Revoltën Arabe nga viti 1936 deri në 1939, e cila u ndesh me represionin e ashpër britanik, i cili përfshinte prishjen e shtëpive dhe bombardime ajrore të fshatrave – një taktikë që Izraeli e përdor edhe sot.

Në fund të viteve 1930, autoritetet britanike punuan me kolonët hebrenj për të krijuar grupe të armatosura që më vonë u bënë ushtria izraelite. Deri në vitin 1974, popullsia hebreje në Palestinë ishte rritur në 33%, por ata zotëronin vetëm 6% të tokës. Kombet e Bashkuara miratuan Rezolutën 181, duke propozuar ndarjen e Palestinës në shtetet arabe dhe hebreje.

Paraushtarakët sionistë nisën operacionet, në atë që u quajt “Nakba” (Katastrofa) në vitin 1948, me masakra dhe shkatërrimin e mbi 500 qyteteve palestineze. Përafërsisht 750,000 palestinezë u zhvendosën.

Izraeli pushtoi territoret e mbetura palestineze në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës, Jeruzalemin Lindor, Lartësitë Golan dhe Gadishullin Sinai pas luftës gjashtë-ditore në 1967.

“Intifada” (kryengritja) e parë midis 1987 dhe 1993 filloi me protesta dhe bojkote kundër pushtimit izraelit, duke çuar përfundimisht në formimin e Hamasit. Përgjigja e Izraelit përfshinte shtypjen, arrestimet dhe shkatërrimin.

Intifada e parë përfundoi me Marrëveshjen e Oslos në 1993, duke çuar në formimin e Autoritetit Palestinez (PA) me vetëqeverisje të kufizuar. Zgjidhja me dy shtete mbeti e paprekur. 

Në vitin 2000, vizita e Ariel Sharon në xhaminë Al-Aksa shkaktoi dhunë, në atë që u quajt Intifada e Dytë. Përgjigja e Izraelit përfshinte ripushtimin, ndërtimin e një muri ndarës dhe zgjerimin e mëtejshëm të vendbanimeve hebreje.

Izraeli vendosi një bllokadë në Gaza në vitin 2007 dhe kreu sulme ushtarake në 200820122014 dhe 2021, që shënuan viktime dhe dëmtime të infrastrukturës në Gaza.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.