Në pamundësi për të rinovuar pasaportat jashtë vendit, bjellorusët në mërgim mbeten në harresë

Pamja e videos në YouTube të kanalit Radio Liberty me diktatorin bjellorus Alyaksandr Lukashenka dhe një pasaportë bjelloruse

Më 7 shtator 2023, hyri në fuqi një dekret sipas të cilit bjellorusët që jetojnë jashtë nuk do të jenë në gjendje të rinovojnë pasaportat e tyre në konsullata, duke detyruar kështu bjellorusët në mërgim ose të kthehen, ku ka të ngjarë të persekutohen, ose të qëndrojnë jashtë vendit me një pasaportë të skaduar.

Dekreti i nënshkruar nga udhëheqësi bjellorus Alyaksandr Lukashenka do të thotë se bjellorusët mund të marrin pasaporta të reja vetëm nga organet e punëve të brendshme në vendin ku janë regjistruar për herë të fundit (që do të thotë, në shumicën e rasteve, Bjellorusia).

Qindra mijëra bjellorusë u larguan nga vendi pasi protestat paqësore në vitin 2020 u shtypën brutalisht nga regjimi. Që atëherë, numri i të burgosurve politikë në republikë është rritur pothuajse çdo ditë; sipas disa vlerësimeve, ka nga 1500 deri në 1800 të burgosur politikë.

Ndërsa zbatonte represionin me dënime me burg që të kujtojnë kohërat staliniste, regjimi gjithashtu i dëboi me dashje disidentët jashtë vendit. Kështu, shumë prej atyre që morën pjesë në protesta dhe të tjerë që u solidarizuan me opozitën janë larguar nga Bjellorusia.

Nëse ata detyrohen të kthehen për të rinovuar pasaportat e tyre – për shumë njerëz, i vetmi dokument identifikimi që kanë – ata mund të përballen me burg ose dënime të tjera nga regjimi.

Ndërsa disa bjellorusë janë optimistë, për shembull, në Euroradio, avokatja e Qendrës së Solidaritetit Bjellorus Marina Hryshchenko tha se disa vende ofrojnë një dokument udhëtimi për bjellorusët, përfshirë Poloninë.

Megjithatë, kjo siguri nuk po i ndal bjellorusët të shqetësohen. Një anëtar i një grupi bjellorus jashtë vendit tha në Facebook:

Новую карту пабыта без пашпарта ўжо не атрымаеш пасля сканчэння яе тэрміну. Для паступлення ў ліцэі і вну патрэбны менавіта пашпарт. Праезны дакумент не падыйдзе. І ў банк з праезным дакументам не пойдзеш і г.д. Таму па факце толькі абарона. Якую дадуць не ўсім. Што будзем рабіць? 

Ju nuk do të merrni një kartë të re [qëndrimi] nëse jeni pa pasaportë pas datës së skadimit të saj. Kërkohet një pasaportë për t'u pranuar në shkolla dhe universitete. Një dokument udhëtimi nuk vlen. Dhe nuk mund të shkosh në bankë vetëm me një dokument udhëtimi. Prandaj, në fakt, [mund të aplikojmë vetëm për azil], që nuk do t'i jepet të gjithëve. Çfarë do të bëjmë?

Stephen Phillips, studiues i projektit Mobile Futures i specializuar në ligjin e emigracionit dhe refugjatëve në Åbo Akademi, Instituti për të Drejtat e Njeriut në Finlandë, tha në intervistën me Global Voices:

Ndonjëherë, në rrethana të jashtëzakonshme, vendet do t'u lëshojnë dokumente atyre që nuk janë shtetas, por pikërisht çfarë dokument i lejon mbajtësit mund të ndryshojë nga vendi në vend. Nuk kam informacion specifik për këto dokumente udhëtimi polake dhe lituaneze.

Për ata jashtë Polonisë dhe Lituanisë, njerëzit ka të ngjarë të jenë në mëshirën e vendit të tyre të banimit, kjo do të varet nga vullneti i secilit vend për të akomoduar bjellorusët në këtë situatë. Disa mund të mbeten në harresë, me të drejtën për të qëndruar në vendin e tyre të banimit, por me të drejtat e udhëtimit të kufizuara.

Në të vërtetë, ndërsa disa qytetarë mund të marrin dokumente udhëtimi nga vende të tjera (duke përfshirë Poloninë), ato nuk janë një zëvendësim për pasaportën. Pra, personat me vendbanime të ndryshme nga ata që kanë aplikuar për mbrojtje apo azil nuk do të mund të zgjasin qëndrimin e tyre pa pasaportë.

Përqindja e bjellorusëve që emigruan dhe aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare është shumë e ulët, pjesërisht për shkak se këto procese janë të lodhshme, të gjata dhe të pasigurta.

Për shembull, në vitin 2021, kishte vetëm 2,300 bjellorusë që kërkonin mbrojtje në Poloni. Por në përgjithësi, sipas të dhënave nga Zyra shtetërore e Polonisë për të Huajt (UdSC) kishte mbi 50,000 bjellorusë me leje qëndrimi në Poloni në vitin 2021, rreth dy herë më shumë se në fillim të vitit 2020. Që nga trazirat, Polonia i ka mirëpritur personat që iknin nga shtypja në Bjellorusi dhe u përpoq të tërhiqte profesionistë të tillë si punonjës të IT dhe mjekë.

Një person tjetër në grupin bjellorus në Facebook shkruan:

Речь идет о не просто о фактической дискриминации в отдельных случаях, а о формальной (то есть закрепленной в законодательстве), на уровне политики, дискрминации граждан, которые живут за границей. Это логичное продолжение тенденции законодательного закрепления неравенства по признаку лояльности государству, которая началась в конце прошлого года и активно разворачивается в 2023. Но в этот раз, в отличие от предыдущих, под каток попали не только “политические”, но вообще все, кто живет за границей. Но в отличие от всех (хотя в их отношении это конечно тоже нарушение), политическим эмигрантам не доступна возможность поменять паспорт и все остальное в Беларуси. И не доступна по вине самого же государства. Поэтому в этой ситуации они – наиболее уязвимая группа.

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për diskriminimin aktual në raste individuale, por për diskriminimin formal (të parashikuar në legjislacion), në nivel politikash, të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. Ky është një vazhdim logjik i tendencës së pabarazisë mbi bazën e besnikërisë ndaj shtetit, e cila filloi në fund të vitit të kaluar dhe po shpaloset aktivisht në vitin 2023. Por këtë herë, ndryshe nga të mëparshmet, jo vetëm emigrantët ‘politikë’, por në përgjithësi të gjithë ata që jetojnë jashtë janë në shënjestër. Por ndryshe nga të gjithë të tjerët (edhe pse kjo, natyrisht, është gjithashtu një shkelje në aspektin e tyre), emigrantët politikë nuk kanë mundësinë të ndryshojnë pasaportat e tyre dhe gjithçka tjetër në Bjellorusi. Dhe nuk është e mundur për shkak të kërcënimit nga vetë shteti. Prandaj, në këtë situatë ata janë grupi më i rrezikuar.

Mbetet për t'u parë se si do të shkojë ky kaos diplomatik. Udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim Sviatlana Tsikhanouskaya u takua me zëvendësministren lituaneze për punët e jashtme dhe diskutuan mundësinë që Lituania të vazhdojë të pranojë dokumente për leje qëndrimi nga bjellorusët me pasaporta të skaduara. Sidoqoftë, çdo rast i tillë do të shqyrtohet individualisht. Siç raporton Zerkalo, fëmijët e lindur në Lituani do të mund të marrin pasaporta të huaja, konfirmoi zyra e shtypit e Tsikhanouskaya.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.