Artikujt nga mars, 2011
Katar: Kampionati Botëror në mjegulla
Raporti për një hije të kontrolluar nga largësia, që rri pezull dhe punon me energji solare, që do të mund të shfrytëzohej për t'i ftohur stadiumet e futbollit në Katar, ka marrë dhenë, duke e vendosur përsëri në qendër të vëmendjes, vendin e vogël por të pasur të Gjirit Persik. Se a do t'i hijeshojë stadiumet gjatë Kampionatit Botëror 2022 të FIFA-s në Katar ky konstruksion me vlerë prej 500,000 dollarësh amerikanë, mbetet të shihet.
Kuvajt: Stuhia e madhe e rërës e bën ditën natë
Një stuhi e madhe rëre e ka kapluar Kuvajtin për disa minuta këtë pasdite. Të armatosur me kamera, kuvajtasit që janë aktivë nnë internet, na ofruan një pjesë të vogël të përjetimit të tyre, kur dita u bë natë. Ja reagimet në YouTube, Twitter dhe Facebook .
Mjanmar: Fotografi nga fatkeqësia e tërmetit
Një tërmet prej 6.8 shkallësh e goditi pjesën verilindore të Mjanmarit në mbrëmjen e të enjtes, më 24 mars 2011, i cili u ndie në Tajlandin e afërt, mirëpo edhe në Vietnamin dhe Kinën e largët. Tërmeti mbyti së paku 70 njerëz dhe shkatërroi më shumë se 240 ndërtesa vetëm në Mjanmar, por dëmet mund të jenë edhe më të mëdha. Në qytetin e Tachilek-ut arkivolet u shitën menjëherë pas tërmetit.
Francë: Brengë dhe shpresë në komunitetin japonez
Në Francë dhe në vende të tjera, fotografitë trishtuese nga tërmeti dhe cunami i ditës së premte, më 11 mars 2011, i kanë brengosur japonezët që jetojnë anembanë botës. Shumë prej tyre e kanë kaluar ditën e fatkeqësisë duke u përpjekur të bijnë në kontakt me të dashurit e tyre nëpërmjet internetit, dhe që atëherë janë përpjekur që bashkëkombasve të tyre t'u japin përkrahje mendore.
Japoni: Dëshira të mira dhe lutje të dërguara nëpërmjet videove
Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Tërmetit në Japoni 2011. Si përgjigje ndaj situatës në Japoni pas tërmetit, cunamit dhe krizës nukleare, njerëzit i janë rikthyer videos dhe...
Japoni: Video të qytetarëve nga tërmeti
Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Tërmetit në Japoni 2011. Duhet admiruar personin i cili ka guximin ta mbajë të kyçur video kamerën përderisa dridhet toka nëën ta....
Japoni: Tregoni botës të ndihmojë
Një kërkim i thjeshtë për fotografi në Twitter mund të japë rezultate mahnitëse. Kërkoni karakteret "宮城" (Miyagi) dhe do të paraqiten një grusht me fotografi të ndryshme nga prefektura, njëra nga të goditurat më rëndë në Japoni nga cunami i paradokohshëm. Shkoni poshtë, dhe një fotografi bie në sy, e përshkuar me ngjyrë kafe dhe të kaltër, derisa ta klikoni...