Japoni: Dëshira të mira dhe lutje të dërguara nëpërmjet videove

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Tërmetit në Japoni 2011.

The Great Wave off Kanagawa by Katsushika Hokusai

Vala e madhe në Kanagawa nga Katsushika Hokusai

Si përgjigje ndaj situatës në Japoni pas tërmetit, cunamit dhe krizës nukleare, njerëzit i janë rikthyer videos dhe muzikës si mënyrë për t'i dërguar urimet e tyre dhe përkrahjen për popullin japonez.

Në blogun e tij, Chai mblodhi disa viedo nga muzikanë të cilët besuan se kjo është gjëja më e vogël që mund ta bënin, duke u mbështetur në fuqinë e muzikës për t'i shëruar lëndimet e zemrës. E para është nga micromicrophone:

Office Augusta poashtu e shtuan këngën e tyre, dhe komentet për videon e tyre janë shndërruar në një lloj forumi ku njerëzit mund t'i krahasojnë të dhënat e tyre për situatën në zona të ndryshme të Japonisë:

Kjo video është një këngë e shkurtë dhe e këndshme nga Takagi Masakatsu:

Gifted on West East, me seli në Sietëll, SHBA, shkroi një këngë hip hop për fatkeqësinë, duke i ftuar njerëzit të përkushtohen dhe ta bëjnë më të mirën e tyre për të ndihmuar. Ja një pjesë nga kënga:

E postoj statusin tim, në brendi jam i shkujdesur
Me mijëra kilometra larg ndjehem i patrembur
Dhe e shoh se nuk jam unë, e prandaj ndjehem mirë
Fute problemin në sirtar dhe vazhdo e kënaqu
Por, kësaj i mungon përpjekja pa asnjë sukses
në vend që të kthehemi prapa, duhet të veprojmë shpejt
Dhe të vazhdojmë duke u lutur vazhdimisht
Dhe të fillojmë të ndërmarrim veprime në vend se vetëm të flasim…

Dhe nga Argjentina, 15-vjeçari Felipe Troncoso ia përkushtoi “Një ditë me shi” popullit japonez:

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.