A do ta anashkalojë presidenti kinez Xi Jinping samitin e APEC nëse kreu i Hong Kongut nuk është i ftuar?

Fotografi nga qeveria e Hong Kongut përmes inmediahk.net. John Lee mori pjesë në takimin e APEC në Bangkok në 2022.

Qeveria amerikane do të presë Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC) më 15-16 nëntor 2023. Megjithatë, dy liderë të grupit prej 21 anëtarësh, shefi ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee dhe presidenti rus Vladimir Putin, mungojnë në listën e të ftuarve.

APEC është një forum ndërqeveritar që promovon tregtinë e lirë në të gjithë rajonin e Azi-Paqësorit. Vendi i samitit ndryshon çdo vit midis 21 ekonomive anëtare (përveç Tajvanit).

Kur u pyet për ftesat gjatë konferencës për shtyp më 2 tetor 2023, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha:

Ne kemi thënë se i njohim detyrimet tona si mikpritës i APEC, por do të respektojmë rregullat dhe sanksionet në dërgimin e ftesave. Unë jam pyetur për këtë në kontekstin e individëve të tjerë. Do te4 isha shumë i befasuar nëse Vladimir Putin, i cili ka hezituar të lërë kufijtë e (vendit të) tij kohët e fundit nga frika e arrestimit për krimet e luftës që ka kryer – do të isha shumë i befasuar nëse do të donte të paraqitej në një takim në San Francisko.

Të nesërmen, John Lee i tha medias se ai ende nuk e kishte parë ftesën e APEC dhe theksoi se qeveria e SHBA ishte e detyruar të ftonte të gjithë liderët e 21 ekonomive në samit.

Të paftuarit: Vladimir Putin dhe John Lee

Në shkurt 2022, qeveria amerikane sanksionoi presidentin rus për pushtimin e Ukrainës. Në mars të vitit 2023, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arresti për krime lufte kundër fëmijëve në Ukrainë.

Sa i përket John Lee, ai është sanksionuar nga qeveria amerikane që nga viti 2020 për shtypjen e dhunshme të protestës pro-demokracisë në 2019 në Hong Kong. Që nga fillimi i qershorit, aktivistët e diasporës nga Hong Kongu kanë bërë thirrje për të mos ftuar shefin ekzekutiv të qytetit ne samitin e APEC. Anna Kwok, drejtore ekzekutive e Këshillit të Demokracisë së Hong Kongut me qendër në Uashington dhe një nga tetë “të arratisurit”, është një nga personat më të zëshëm kundër ftesës së Lee:

I bëj thirrje presidentit amerikan që menjëherë t'i japë një JO të fortë dhe të vendosur hyrjes së mundshme të John Lee në SHBA për APEC. Ai është njeriu që më ka vënë një shpërblim prej 1 milion dollarësh hongkongezë mbi kokën time. Ai është njeriu që ka orkestruar shtypjen e gjerë transnacionale

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të ndaluar Lee të marrë pjesë në takimin e APEC u zbulua nga Washington Post në fund të korrikut. Që atëherë, qeveria e Hong Kongut i ka bërë thirrje qeverisë së SHBA që ta lejojë atë të marrë pjesë në bisedimet tregtare.

Shefi Ekzekutiv John Lee: “Sipas udhëzimeve dhe protokollit të APEC, organizatori duhet t'i dërgojë (një) ftesë udhëheqësve të ekonomive përkatëse. Jam ende në pritje të ftesës”.

Seria e lajmeve për ftesën e Lee në APEC është kthyer në një shaka, pasi përdoruesit e Facebook nxituan të lënë komente me sarkazëm nën temat dhe komentet e lajmeve të tilla. Më poshtë janë disa komente:

依家根本就係一國一制,香港只係中國嘅小城市,有乜資格去參加國際會議!

Tani, ne jemi nën një shtet, një sistem. Hong Kongu është vetëm një qytet i vogël kinez dhe nuk kualifikohet për takime ndërkombëtare!

其實人哋美國邏輯上係冇問題,香港係中國嘅一部份,又點會獨立邀請你?

Vendimi i SHBA-së është logjik. Hong Kongu është pjesë e Kinës, pse i duhet një ftesë më vete?

加油 繼續等

Shtoni vaj dhe vazhdoni të prisni.

Pjesëmarrja e Xi Jinping në samitin e APEC-ut

Pas takimit diplomatik të nivelit të lartë midis ministrit të Jashtëm të Kinës Wang Yi dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan në Maltë, shumë kanë parashikuar që presidenti kinez Xi Jinping do të marrë pjesë në samitin e APEC.

Ndërsa Kina filloi përgatitjen e delegacioneve të vendit për në San Francisko, Lee i Hong Kongut i bëri thirrje qeverisë së SHBA përsëri më 26 shtator. Të nesërmen, Wang i kërkoi qeverisë amerikane të përmbushte detyrimet e saj si mikpritëse kur u pyet nëse Xi do të merrte pjesë në samitin e liderëve në nëntor:

Kur e pyetën për pjesëmarrjen e presidentit kinez në takimin e ardhshëm të liderëve të APEC në Shtetet e Bashkuara, Wang Yi tha se Kina është e gatshme të përmbushë pritshmëritë ndërkombëtare dhe luajë një rol konstruktiv për suksesin e takimit të APEC-ut këtë vit. SHBA duhet të krijojë kushte më të favorshme për një takim të qetë të APEC.

Komentuesit e mediave lokale e panë deklaratën e Wang si një përdorim të ftesës së APEC të John Lee për pazar mes Kinës dhe SHBA-së për takimin e ardhshëm të APEC. Lajmi tërhoqi gjithashtu reagime nacionaliste në Weibo:

禁止香港特首参会,中国应该抵制峰会,不派任何人哪怕是代表参会!…别让国际社会看不起我们!如不能针锋相对以后APEC峰会很可能复制和效仿,遗害无穷! 

Kina duhet të bojkotojë samitin e APEC nëse Shefi Ekzekutiv i Hong Kongut nuk merr pjesë… Mos lejoni që shoqëria ndërkombëtare të na shikojë me përçmim. Nëse nuk qëndrojmë të palëkundur, herën tjetër, organizatorët e samiteve të tjerë do të bëjnë të njëjtën gjë.

Megjithatë, përpjekja e Wang nuk ishte e mjaftueshme.Deri më 3 tetor, John Lee ishte ende duke pritur ftesën e tij.

Duke gjykuar nga konferenca për shtyp e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, nuk ka gjasa që Lee të marrë ftesën e tij për samitin e APEC-ut.

Ky rezultat, megjithatë, mund të shërbejë si një shpjegim nacionalist i domosdoshëm për mungesën e mundshme të Xi në samitin e ardhshëm, ndër faktorët e tjerë:

A do të marrë pjesë presidenti i Kinës Xi Jinping në samitin e APEC dhe a do të takohet atje me Biden? Disa faktorë mund të jenë pengesë: nga ngadalësimi i ekonomisë së Kinës, te frika për t'u turpëruar dhe besimi se lidhjet SHBA-Kinë do të mbeten të ngrira edhe nëse liderët takohen.

Mungesa e Xi Jinping në samitin e G20 të muajit të kaluar shtoi spekulimet rreth përpjekjes së Kinës për të riformësuar qeverisjen globale. Në të njëjtën kohë, India – organizatori i samitit të G20 dhe rivali kryesor i Kinës në Azinë Jugore – mori më shumë besim dhe forcoi lidershipin e saj në jugun global.

Ndërsa Xi ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në samitin e APEC-ut, India do të jetë e pranishme si vëzhguese, duke shpresuar të bëhet një anëtare zyrtare e APEC-ut.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.