
Foto nga video e Anna Kwok në X.
Presidenti kinez Xi Jinping ndodhet në San Francisko për samitin njëjavor të liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), ku pati një takim me homologun amerikan Joe Biden.
Xi u prit nga qindra protestues kundër tij si dhe një turmë mbështetësish.
Qindra protestues u mblodhën jashtë konsullatës kineze në San Francisko. Disa ndanë mesazhe shprese për përmirësimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe të tjerë u ankuan për të drejtat e njeriut në Kinë. Anna Kwok, Drejtoresha Ekzekutive e Këshillit të Demokracisë së Hong Kongut në Uashington, një nga organizatorët e protestës tha:
We will never give up. pic.twitter.com/8CpoMbVP9d
— Anna Kwok 郭鳳儀 (@AnnaKwokFY) November 15, 2023
Ne nuk do të dorëzohemi kurrë.
Shumica e protestuesve janë viktima të politikës shtypëse të Kinës kundër disidentëve, si aktivistët pro-demokracisë së Hong Kongut, anëtarët e grupeve fetare, si Falungong dhe pakicat etnike nga Tibeti dhe Xinjiang.
Zemërimi i tyre pasqyrohet më së miri nga parrulla e një protestuesi jashtë hotelit të Xi Jinping më 14 nëntor:
@Focus_Taiwan pic.twitter.com/0gfDMVCBXD
— Sophie Mak (@SophieMak1) November 14, 2023
Kina është akuzuar për koordinimin e një gjenocidi ndaj pakicave etnike, veçanërisht ujgurëve – një grup etnik mysliman nga rajoni Xinjiang i Kinës. Që nga viti 2017, rreth 1.8 milionë ujgurë janë futur në kampe internimi, me preteksin e luftës së popullit kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Vitet e fundit, masat për shuarjen e kulturës dhe asimilimi i detyruar janë shtrirë edhe në Tibet, i cili tani njihet si Xizang në anglisht në Kinë.
Në fakt, komunitetet tibetiane të diasporës ishin më të zëshmet gjatë gjithë protestës. Më 11 nëntor, përpara se të fillonte Samiti i APEC-ut, grupi tibetian i diasporës Studentët për një Tibet të Lirë vendosi një parrullë:
JUST NOW—3 Tibetan youth activists drop a banner on the Moscone Center where the APEC Summit will start in <24hrs
Xi can’t hide from the countless people united against his authoritarian regime
Generations of Tibetans will always resist his dictatorship until Tibet is free. pic.twitter.com/SH0O12MKDl
— Students for a Free Tibet (@SFTHQ) November 10, 2023
3 aktivistë të rinj tibetianë lëshojnë një pankartë në Qendrën Moscone ku Samiti i APEC do të fillojë në <24 orë. Xi nuk mund të fshihet nga njerëzit e panumërt të bashkuar kundër regjimit të tij autoritar. Brezat e tibetianëve do t'i rezistojnë gjithmonë diktaturës së tij derisa Tibeti të jetë i lirë
Deklarata e Human Rights Watch shpjegoi (përmes ish-drejtorit ekzekutiv të grupit Kenneth Roth) më shumë detaje për qëllimin e protestës kundër Xi Jinping:
The Chinese government won't stop its horrendous crimes in Xinjiang and Tibet, intensifying repression across China, and dismantling of democracy in Hong Kong unless it faces sustained public pressure. Government leaders at APEC need to press Xi Jinping. https://t.co/azj9VCdGwc pic.twitter.com/seMFgtZzRj
— Kenneth Roth (@KenRoth) November 12, 2023
Qeveria kineze nuk do t'i ndalë krimet e tmerrshme në Xinjiang dhe Tibet, intensifikimin e represionit në të gjithë Kinën dhe çmontimin e demokracisë në Hong Kong, nëse nuk përballet me presion të vazhdueshëm publik. Udhëheqësit e APEC duhet të bëjnë presion mbi Xi Jinping.
Konsullata e Kinës ndërkohë mobilizoi studentë kinezë dhe grupe të diplomuarish për të mirëpritur presidentin kinez në aeroportin e San Franciskos, vendet e takimeve dhe hotelet, sipas mesazheve të publikuara përmes Mësuesit Li në X (ish Twitter).
Xi Jinping mbërriti në aeroportin e San Franciskos më 14 nëntor për vizitën e parë në SHBA në gjashtë vjet. Turma mikpritëse ishte më e madhe se ajo protestuese:
The scene outside San Francisco airport, where Xi Jinping is due to arrive: #Uyghurs #Tibetans & #HongKongers protesting; & hundreds of pro-CCP Chinese supporting, apparently recruited from nearby US universities by the Chinese consulate.
video from @USHKersClub pic.twitter.com/9utA9EplIl— Hong Kong Democracy Council (@hkdc_us) November 14, 2023
Skena jashtë aeroportit të San Franciskos, ku do të mbërrijë Xi Jinping: #Ujgurët #Tibetanët & #Hongkongezët duke protestuar; & qindra mbështetës kinezë pro-PKK, me sa duket të rekrutuar nga universitetet e afërta amerikane nga konsullata kineze.
Jashtë hotelit të presidentit kinez, policisë së San Franciskos i duhej të ndante dy grupet për të parandaluar përplasjet:
Chinese President Xi Jinping, escorted by a motorcade, arrived today at the St. Regis hotel where he will be staying during the week of APEC. Supporters and opponents of Xi can be seen in the background. pic.twitter.com/GZmQhT1cPu
— The San Francisco Standard (@sfstandard) November 14, 2023
Presidenti kinez Xi Jinping i shoqëruar nga një autokolonë mbërriti sot në hotelin St. Regis ku do të qëndrojë gjatë javës së samitit të APEC-ut. Mbështetësit dhe kundërshtarët e Xi mund të shihen në sfond.
Por përpara takimit të Xi dhe Biden, përplasjet midis turmave mbështetëse dhe protestuevse u bënë më të shpeshta:
Police are having trouble controlling the massive crowd on Market and Third Streets.
Muni is rerouting the inbound 30 and 45 buses.
📹: @aldot29 pic.twitter.com/xv78Sf1zuY
— San Francisco Chronicle (@sfchronicle) November 15, 2023
Policia ka probleme me kontrollin e turmës masive në Rrugën e tretë dhe atë të Tregut. Po ndryshohet itinerari i autobusëve 30 dhe 45 në hyrje.
Mes përshkallëzimit të luftës tregtare dhe tensioneve gjeopolitike midis SHBA-së dhe Kinës, shumica e vëzhguesve thanë se takimi nuk do të sjellë një kthesë në marrëdhëniet diplomatike të dy superfuqive.
Qeveria amerikane kërkon krijimin e një mekanizmi për menaxhimin e mosbesimit midis dy vendeve. Synim kryesor është rivendosja e komunikimit ushtarak dhe goditja e trafikimit të fentanilit në SHBA.
Kina nuk e ka zbuluar axhendën e saj publike, por Hu Xijin, një komentator kryesor nga gazeta shtetërore Global Times, renditi tre shqetësime kryesore në Weibo:
首先是台湾问题,王毅在上月底对华盛顿的访问中明确表示,台海和平稳定面临的最大威胁是“台独”,中美关系面临的最大挑战也是“台独”。二是,美国变本加厉打压中国高科技企业,不断在对华半导体技术禁运方面加码,搞围堵中国的 “脱钩断链”。三是,在南海公开煽动菲律宾等向中国挑衅,并且反复赤膊上阵,威胁中国岛礁的安全。
E para është çështja e Tajvanit. Wang Yi përmendi gjatë vizitës së tij në Uashington muajin e kaluar se kërcënimi më i madh për stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit ishte “pavarësia e Tajvanit”, e cila ishte gjithashtu sfida më e madhe në marrëdhëniet kinezo-amerikane. Shqetësimi i dytë është shtypja e përshkallëzuar e SHBA-së ndaj korporatave të teknologjisë së avancuar të Kinës, përmes ndalimit të teknologjisë së gjysmëpërçuesve. Një lëvizje e tillë është një bllokim de fatok i Kinës nga zinxhiri i prodhimit. E treta është nxitja publike e SHBA-ve ndaj Filipineve dhe vendeve të tjera në Detin e Kinës Jugore për të provokuar Kinën. Kjo paraqet kërcënim për ishujt e Kinës në rajon.
Të tjerë kanë thënë se Kina do të shfrytëzonte gjithashtu mundësinë për të joshur investitorët e huaj, në një kohë kur investimet e huaja kanë rënë në mënyrë drastike:
Warm Welcome. Hundreds of people including the CEOs of major American firms are expected to attend a dinner where President Xi Jinping will be the guest of honor when he visits San Francisco for the APEC summit this month. 3/10https://t.co/7E7A0hDmP5
— Rebecca Choong Wilkins 钟碧琪 (@RChoongWilkins) November 10, 2023
Mirëseardhje e ngrohtë. Qindra njerëz, përfshirë drejtorët e firmave të mëdha amerikane, pritet të marrin pjesë në një darkë ku presidenti Xi Jinping do të jetë i ftuari i nderit në San Francisko për samitin e APEC-ut.
Eksperti i Kinës, Miles Yu, megjithatë, e sheh vizitën e Xi Jinping si një lëvizje për të zgjidhur “krizën e besueshmërisë” së tij në Kinë, duke përdorur skenën ndërkombëtare për të promovuar veten si një udhëheqës global:
Takimi i Xi në San Francisko gjithashtu mund ta lejojë të promovojë imazhin e tij të brendshëm si një garantues global i stabilitetit. […] duke e pozicionuar atë si kreun global të një “komuniteti të fatit të përbashkët për të gjithë njerëzimin”. Ai padyshim e sheh një forum ndërkombëtar siç është Samiti i APEC-ut si një mundësi të artë për vetëpromovimin e PKK.
Qëndrimi i tij është në përputhje me veprimet manipuluese në Weibo, pasi opinionet popullore anti-SHBA u censuruan dhe u zëvendësuan me komente dhe ndjenja pozitive përpara takimit të nivelit të lartë, siç theksohen Manya Koetse nga What’s on Weibo:
Shumë nga këto ndjenja optimiste vijnë nga një përgjigje ndaj një shkrimi të botuar nga People's Daily. Artikulli argumenton se ruajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme midis SHBA-së dhe Kinës, nxitja e bashkëjetesës paqësore, janë thelbësore për të ardhmen globale dhe paqen botërore.