“Vullneti i popullit kinez”: Versioni i Pekinit për pushtimin e Tajvanit

Presidenti kinez Xi Jinping. Foto nga Kremlin.ru (nëpërmjet Wikipedia) nën licencën Creative Commons Attribution 4.0.

Artikulli i shkruar nga Kuan-shun Yang është pjesë e një numri special të përbashkët të New Bloom dhe Taiwan Insight për zgjedhjet e 2024. Është publikuar për herë të parë në Taiwan Insight më 2 janar 2024 dhe New Bloom më 9 janar 2024. Versioni i mëposhtëm, i redaktuar, ribotohet në Global Voices sipas një marrëveshjeje partneriteti për përmbajtjen me New Bloom.

Për dekada, Tajvani ka jetuar nën kërcënimin e vazhdueshëm ushtarak të Pekinit për “ribashkim”. Megjithatë, Tajvani shpesh portretizohet nga propagandistët kinezë si një “krijues problemesh” i aftë për të destabilizuar rajonin e Indo-Paqësorit ose për “ta mërzitur [Kinën] me gjithçka që ne [Tajvani] bëjmë, për ekzistencën tonë”, si theksoi ish-ambasadori i Tajvanit në Shtetet e Bashkuara, Hsiao Bi-khim. Pavarësia e Tajvanit, qoftë një thirrje politike apo një realitet objektiv, është provokuese për Partinë Komuniste Kineze (PKK). Zëdhënësit e PKK-së kanë bindur vëzhgues të shumtë ndërkombëtarë që të shkurajojnë kërkimin e pavarësisë nga Tajvani dhe e kanë karakterizuar autonominë si një fyerje për popullin kinez.

Sekretari i Përgjithshëm i PKK, Xi Jinping dhe paraardhësit e tij kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë e “çështjes së Tajvanit” për kombin kinez dhe domosdoshmërinë e bashkimit. Në një intervistë të fundit, ish-ambasadori kinez në SHBA, Cui Tiankai, e përshkroi çështjen e Tajvanit si një “pyetje për jetë a vdekje për Kinën” pa “asnjë vend për lëshime”. Zyrtarët dhe komentatorët kinezë shpesh përmendin “vullnetin e 1.4 miliardë kinezëve”, kur diskutojnë misionin historik të PKK për të integruar Tajvanin.

Disa ja atribuojnë sjelljes së Tajvanit rritjen e ndjenjave nacionaliste në shoqërinë kineze dhe përshkallëzimin e “spirales së armiqësisë” përgjatë Ngushticës. Disa faktorë citohen për të shpjeguar këtë armiqësi në rritje ndaj Tajvanit. Për shembull, administrata e Partisë Demokratike Progresive (DPP), ndryshe nga paraardhësja e KMT, nuk e pranoi kurrë Konsensusin e Kinës të vitit 1992, që nënkupton se Tajvani është pjesë e Kinës. Lëvizja e “e çrrënjoses së elementëve kinezë” që administrata e DPP supozohet se promovon, mund të gërryejë pjesëza kulturore kinezë në Tajvan. Prandaj, është thelbësore që Tajvani të ruajë një ndjenjë miqësie në shoqërinë kineze si një garanci për sigurinë e Tajvanit. Nxitja e vullnetit të mirë ndaj popullit kinez dhe reduktimi i nevojës për bashkim të detyruar mund të përfshijë përpjekjet e Tajvanit për t'u integruar në Kinë.

Dëshira e përbashkët për paqe përtej Ngushticës

Një anketë e opinioni publikt nga Academia Sinica e Tajvanit, tregon se mbi gjysma e të anketuarve tajvanezë e shohin popullin kinez në mënyrë të favorshme. Të njëjtat sondazhe tregojnë gjithashtu se gati dy të tretat e të anketuarve do të krijonin një përshtypje më pozitive për Kinën nëse ajo ndalte veprimet ushtarake ndaj Tajvanit. Madje shumica e tyre ranë dakord se mund ta shohin Kinën në një këndvështrim më pozitiv, nëse do të kishte një marrëveshje për të parandaluar pushtimin kinez të Tajvanit, në këmbim të frenimit të Tajvanit për pretendimin e pavarësisë formale.

Burimi: Academia Sinica, “Studimi mbi imazhin e Kinës 2014-2019″

Burimi: Academia Sinica, “Studimi mbi imazhin e Kinës 2014-2019″

E ashtuquajtura “armiqësi” e popullit kinez ndaj Tajvanit gjithashtu mund të jetë e mbivlerësuar. Një sondazh i botuar në Journal of Contemporary China në maj, tregon se 55 për qind e të anketuarve kinezë mbështesin bashkimin me luftë nga Pekini të Tajvanit, kurse 1 për qind përkrahin një luftë të menjëhershme kundër Tajvanit. Për më tepër, rreth një e treta e tyre nuk e mbështesin bashkimin e armatosur. Këto gjetje janë në kontrast të thellë me përshtypjen e mbështetjes unanime për bashkimin e detyruar që aparati i propagandës së PKK-së shpesh nënkupton në popullatën kineze.

“Vullneti i popullit” i mbivlerësuar

Mbetet një pyetje pa përgjigje nëse populli kinez, i sunduar nga një regjim i pazgjedhur, mund të ndikojë vërtet në procesin e vendimmarrjes së elitave politike, veçanërisht në temën e pushtimit të Tajvanit. Komentet dhe shprehjet e “luftëtarit si ujk, të “ndjenjave të lënduara” nga përdoruesit e internetit nacionalistë “të vegjël rozë” në Kinë, mund të orkestrohen nga makineria propagandistike e PKK për të legjitimuar politikën e jashtme bindëse të regjimit. Përveç propagandës së dukshme të shpërndarë përmes kanaleve zyrtare, ka pasur raste kur PKK lejoi që ndjenjat nacionaliste të fitonin terren gjatë mosmarrëveshjeve që përfshinin Kinën dhe vende të tjera si Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Shtetet e Bashkuara.

Me konsolidimin e pushtetit politik nga Xi në vitet e fundit, mund të jetë gjithashtu hiperbolike të sugjerosh se një çështje e vetme mund të rrezikojë themelin e sundimit të tij. Më shumë se dy dekada më parë, David Lampton vuri re se liderët kinezë ishin të shqetësuar se do të rrëzoheshin nga nacionalistët, nëse nuk ndalonin përpjekjet e Tajvanit për pavarësi. Sot, mund të jetë sfiduese të parashikohet një skenar realist ose mekanizëm praktik ku regjimi i PKK mund të rrëzohet nga ndjenjat e tërbuara nacionaliste në Kinë, për shkak të një përpjekjeje të dështuar për tu bashkuar me Tajvanin. Duke pasur parasysh gjendjen e ndërlikuar dhe të gjithëpranishme të mbikëqyrjes në vend, çdo pakënaqësi publike brenda Kinës mund të shfaqet vetëm në një mënyrë të decentralizuar dhe të çorganizuar, siç shihet në ngjarje si “Revolucioni i Letrës së Bardhë” vitin e kaluar dhe “Lëvizja e shtrirjes” midis të rinjve kinezë.

Rënia ekonomike e Kinës, që përfshin një krizë të tregut të pronave, borxhin e keq dhe rritjen e ngadaltë, mund të mos shkaktojë menjëherë trazira, por mund të tendosë aftësitë e kontrollit të brendshëm të PKK. Duke pasur parasysh trajektoren aktuale të rënies ekonomike, shpenzimet e Pekinit për ruajtjen e stabilitetit të brendshëm pritet të rriten për të mbështetur aftësinë për të shtypur pakënaqësitëe e brendshme. Ndërsa kjo mund të mos çojë në një reduktim të menjëhershëm të shpenzimeve ushtarake të Kinës, mund të sinjalizojë se gjendja ekonomike e Kinës është përkeqësuar në një pikë ku presidenti i SHBA Joe Biden ishte i bindur se kapaciteti i Kinës për pushtimin e Tajvanit është i kufizuar. Si thekson Wang Fei-ling i Institutit të Teknologjisë së Gjeorgjisë, edhe një udhëheqës i sigurt si Xi “duhet të shqetësohet se nga do të vijnë paratë e tij”.

Pavarësisht se sa Xi e sheh bashkimin me Tajvanin si një komponent kritik të mandatit dhe misionit të tij historik, është thelbësore të bëhet dallimi midis objektivave afatgjata të liderit kinez dhe prioriteteve të politikës së tij për momentin. Xi mund të vazhdojë të pohojë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet ngushticës nuk mund të shtyhet pafundësisht. Megjithatë, Chang Wu-ueh i Universitetit Tamkang të Tajvanit argumenton se Xi mund të mos i japë përparësi çështjes së Tajvanit, kur autoriteti i tij brenda partisë është i padiskutueshëm dhe përdorimi i forcës kundër Tajvanit mund të shkaktojë ndërhyrje të padëshirueshme amerikane. Në vend të kësaj, Xi mund të zgjedhë të adresojë shqetësime strategjike më të ngutshme, si trajtimi i sfidave të menjëhershme ekonomike të Kinës dhe menaxhimi i marrëdhënieve Kinë-SHBA, veçanërisht në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2024. Ky argument fiton besueshmëri kur merret parasysh garancia që Xi i dha presidentit Biden se ai nuk ka plane për të pushtuar Tajvanin deri në vitin 2027 ose 2035.

Fjalët në dukje pajtuese të Xi nuk japin liri veprimi për Tajvanin që sillet në mënyrë të pamatur. Ai mban qëndrimin e prerë se “Kina duhet të shkojë përfundimisht drejt një zgjidhjeje” kur takohet me Biden. Udhëheqësit politikë në Tajvan, duke përfshirë Lai Ching-te, u zotuan të ruajnë status kuo-në në ngushticën e Tajvanit. Siç thekson Chang, Pekini ka të ngjarë të rrisë presionin ndaj Tajvanit pas zgjedhjeve presidenciale. Kjo do të dërgonte një mesazh të qartë për popullin dhe ndërkombëtarët në lidhje me pretendimin e Kinës ndaj Tajvanit.

Prandaj, është thelbësore të mos mbivlerësohen prioritetet e shpallura nga PKK pa verifikuar rëndësinë e tyre aktuale si për regjimin, ashtu edhe për popullin kinez. Pavarësisht nëse PKK pretendon të ketë një mandat nga “vox populi”, është e rëndësishme të theksohet se deklaratat ose narrativat që përmendin “vullnetin e 1.4 miliardë popullit kinez” nuk kanë legjitimitet për të diktuar veprimet e Tajvanit apo ndonjë shteti tjetër. Gjykimet e pasakta, bazuar në pretendime të tilla mund të sjellin llogaritje të gabuara e potencialisht të rrezikshme dhe vendime të gabuara, të cilat në fund mund të dëmtojnë interesat e SHBA-së dhe aleatëve të saj, për të kënaqur PKK. Të gjitha kombet anembanë botës duhet të pranojnë se janë palë të interesuara të paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit. Duke iu drejtuar Kinës në tërësinë e saj, bëhet e qartë se bashkëjetesa paqësore midis Tajvanit dhe Kinës i shërben interesave më të mira të të gjitha palëve të përfshira.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.