Ko Wen-ji, kandidati i tretë presidencial që mund të ndryshojë përgjithmonë sistemin dypartiak të Tajvanit

Fushata zgjedhore e Ko Wen-je përmes faqes së tij në Facebook.

Popullariteti në rritje i 64-vjeçarit Ko Wen-je, kandidati presidencial i Partisë Popullore të Tajvanit (TPP), i dallon këto zgjedhje në Tajvan nga të mëparshmet.

Tajvani ka evoluar në një sistem dypartiak pasi Chen Shui-bian i Partisë Demokratike Progresive (DPP) mori presidencën në vitin 2000 dhe i dha fund regjimit autoritar njëpartiak të Kuomintang (KMT). Që atëherë, zgjedhjet presidenciale janë parë si një garë midis KMT pro-Kinës, i njohur si klani blu, dhe pro-pavarësisë së Tajvanit, DPP, i njohur si klani i gjelbër.

Këtë vit, një ngjyrë e re politike, e bardha, është shfaqur dhe disi ka sfiduar status kuonë e sistemit dypartiak tajvanez, një zgjedhje midis KMT dhe DPP.

E themeluar në korrik 2019, partia e Ko-së, TPP, ka deri tani burimet më të pakta midis tre partive politike. Megjithatë, sipas disa sondazheve zgjedhore, popullariteti i Ko e tejkaloi atë të Hou në korrik 2023 dhe shkalla e mbështetjes midis Ko dhe Hou ishte pak a shumë e njëjtë deri në mes të nëntorit pasi Ko nënshkroi një marrëveshje me KMT për të formuar një koalicion zgjedhor:

Nuk ka momente të mërzitshëm në politikën e Tajvanit, pasi zgjedhjet presidenciale patën një kthesë, sepse është formuar një opozitë pan-blu (KMT dhe TPP), e cila ka potencialin të ndryshojë në mënyrë dramatike shanset e kandidatit të partisë në pushtet DPP Lai për të fituar.

Edhe pse marrëveshja u prish brenda javës, ajo ka rezultuar në një rënie të ndjeshme të shkallës së mbështetjes së Ko, ndërsa Hou Yu-ih i KMT pa rreth 10 përqind rritje, sipas një sondazhi zgjedhor ET sot.

Kjo nënkupton se zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë ende një garë midis Wiliam Lai Ching-te të DPP dhe Hou Yu-ih të KMT.

Ndërsa Ko mund të mos dalë fitimtar, popullariteti i tij nuk mund të injorohet, pasi shënon një ndryshim në mentalitetin politik të shumë votuesve tajvanezë.

Ko Wen-je dhe shfaqja e klanit të bardhë

Ko ishte mjek në Spitalin Universitar Kombëtar të Tajvanit përpara se të fitonte zgjedhjet për kryetar bashkie të Tajpeit në vitin 2014 si kandidat i pavarur, megjithëse me mbështetjen e DPP. Ai u rizgjodh në vitin 2018, duke mposhtur si kandidatët e KMT, ashtu edhe të DPP-së.

Në korrik 2019, ai propozoi krijimin e TPP-së si alternativë ndaj DPP-së dhe KMT-së dhe u zgjodh kryetar i partisë në asamblenë themeluese në gusht 2019. Ko hyri në garën presidenciale në maj 2023.

Që nga viti 2014, e bardha ka qenë lajtmotiv në fushatën zgjedhore të Ko, pasi ngjyra simbolizon uniformat e mjekëve.

Në fushatën e tanishme elektorale, ngjyra mori një kuptim të ri me “protestat e letrës së bardhë” të Kinës kontinentale, që i referohet një sërë protestash kundër kufizimeve për shkak të COVID-19 në territorin e Kinës në fund të vitit 2022. Ngjyra përfaqëson të pafuqishmit që janë kundër shtetit autoritar.

Në 2024, Ko Wen-je dhe ekipi i tij u kërkuan mbështetësve të shkruanin qëllimet e tyre politike në një fletë letre A4 dhe t'i tregonin ato në mitingje.

Ko Wen-je fton mbështetësit e tij të shkruajnë shpresat e tyre për të ardhmen e Tajvanit në një letër. Ko ka shkruar në letër: Uroj paqe dhe mirëqenie për popullin tajvanez. Foto nga Facebooku i Ko Wen-je.

Mbështetësit e Ko janë kryesisht të rinj të qyteteve, të frustruar me sistemin dypartiak, i cili kufizon zgjedhjen midis blusë pro-Kinës dhe jeshiles kundër Kinës, siç shpjegohet nga Hsiao Yi-ching, ekspert i Qendrës së Studimeve Zgjedhore:

Hsiao tha se me një ndjenje pafuqie për fatin e Tajvanit, kishte gjithashtu rritje të pakënaqësisë apo edhe neverisë me politikën e polarizuar të ishullit, një faktor që solli ngritjen e Ko Wen-je, themeluesit dhe udhëheqësit të Partisë Popullore të Tajvanit.

Në një sondazh, shkalla e mbështetjes së Ko-së në qershor 2023 ishte deri në 67 për qind në mesin e njerëzve të grupmoshës 20-24 vjeç dhe 40 për qind midis 25-34 vjeç.

Klasa e re e mesme shpreson që partia në pushtet të zgjidhë çështjet e brendshme si të ardhurat e ulëta, rritjen e çmimit të pronave, mbrojtjen e pamjaftueshme të të drejtave të punës, etj. Platforma e Ko Wen-je, e cila fokusohet në politikat e brendshme, si rritja e banesave publike dhe propozimi i reformës tatimore, u ofron atyre një zgjedhje alternative.

Që nga fillimi i karrierës së tij politike në 2014, Ko fitoi popullaritet te të rinjtë, për shkak të mbështetjes së tij të qartë për Lëvizjen Studentore Sunflower, një valë protestash që ndodhi kur KMT-ja e atëhershme në pushtet u përpoq të miratonte Marrëveshjen Tregtare Mes dy Brigjeve të Ngushticës (CSSTA) me Kinën. Marrëveshja do të liberalizonte tregtinë midis dy ekonomive në industritë e shërbimeve si banka, kujdesi shëndetësor, turizmi, kinematografia, telekomunikacioni dhe botimet.

Ko apelon te të rinjtë e frustruar, të cilët në mënyrë konvencionale janë mbështetës të DPP-së, duke kritikuar dështimin e DPP-së në pushtet për të përmirësuar jetesën e njerëzve, pavarësisht rritjes ekonomike:

Kandidati i Partisë Popullore të Tajvanit Ko Wen-je (柯文哲) – “Nga viti 2000 e deri më tani, PBB-ja e Tajvanit është rritur me 120%, por rritja reale e pagave të njerëzve është vetëm 4%. Mbrojtja në punë dhe sistemet e kujdesit shëndetësor të Tajvanit do të falimentojnë. Por DPP ka emetuar bono!”

Ekipi i tij e ndryshoi fjalën kryesore kineze “qepë e njomë” 韮菜 në “bar” 小草 për të përshkruar shumicën e shfrytëzuar.

Në letërsinë tradicionale kineze, bari simbolizon qëndrueshmërinë e të pafuqishmëve, të cilët mund t'i rezistojnë një mjedisi represiv. Ko i kërkoi “barit të pafuqishëm” të bashkohej dhe ngrihej për ndryshim. Më poshtë është një video jozyrtare e fushatës zgjedhore që përshkruan mbështetësit e Ko-së:

Megjithatë, si rezultat i bisedimeve të aleancës opozitare midis TPP dhe KMT dhe ndryshimit të qëndrimit politik të Ko ndaj Kinës – veçanërisht miratimi nga për ringjalljen e CSSTA me qëllim rifillimin e komunikimit me Kinën – shkalla e mbështetjes së Ko-së ra në rreth 20 për qind në sondazhet përfundimtare zgjedhore, më 2 janar 2024.

Meqenëse Ko ka pak shanse për të fituar presidencën, KMT po u bën thirrje mbështetësve të tij që votat strategjike t'i kalojnë William Lai të DPP.

Sondazhet e fundit me votuesit treguan se zëvendëspresidenti William Lai Ching-te i Partisë Demokratike Progresive në pushtet kryeson, i ndjekur nga Hou Yu-ih Kuomintang të opozitës dhe Ko Wen-je i Partisë Popullore të Tajvanit.

Hou Yu-ih i KMT i bëri thirrje më 1 janar 2023, Ko Wen-je të bashkonte forcat në zgjedhjet presidenciale, por Ko refuzoi, duke deklaruar se ai nuk do të negocionte me një kandidat të mbështetur nga Kina. Strategjia e fushatës për vitin e ri është të mobilizojë mbështetësit e rinj për të bindur prindërit dhe gjyshërit e tyre që ta votojnë. Në Tajvan, të moshuarit kanë më shumë gjasa të mbështesin KMT-në.

Edhe pse Ko Wen-je ka të ngjarë të mos fitojë në të ardhmen e afërt, popullariteti i tij dhe politika e rrugës së mesme mund ta vendosin TPP-në si një forcë kryesore në Juan Legjislativ (parlamentin e Tajvanit) dhe zgjedhjet e ardhshme, duke ju referuar vizionit të Ko. TPP pritet të jetë një parti kritike e pakicës dhe të dyfishojë në 10, numrin e deputetëve në parlamentin me 130 ligjvënës.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.