See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Japoni: Tregoni botës të ndihmojë

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Tërmetit në Japoni 2011.

Një kërkim i thjeshtë për fotografi në Twitter mund të japë rezultate mahnitëse.

Kërkoni karakteret “宮城” (Miyagi) dhe do të paraqiten një grumbull me fotografi të ndryshme nga kjo prefekturë, njëra nga të goditurat më rëndë në Japoni nga cunami i paradokohshëm. Shkoni poshtë, dhe një fotografi bie në sy, e përshkuar me ngjyrë kafe dhe të kaltër, derisa ta klikoni…

Picture from Kesennuma

Fotografi nga Kesennuma, Prefektura Miyagi, Japoni, një nga zonat e goditura më rëndë nga cunami.

… për t'u zbuluar një rënojë. Kjo është çka ka mbetur nga Kesennuma, një qytet i vogël, që më parë kishte dhjetëra mijëra banorë.

Lexojeni titullin, dhe del në pah një tregim për një preson që ka jetuar në këtë qytet. Ky person ia dërgoi këtë fotografi mikes së tij, Cherie, në Sidnej, e cila e postoi fotografinë dhe e dërgoi atë me e-mail nëpër Internet. Në porosi shkruan:

なんとか家族みな無事でいます。家は半分なくなりました
家の前の風景で家も駅も商店街も何にも無くなりました…

Çdokush në familjen time disi arriti të shpëtojë. Kjo është pamja nga shtëpia jonë, gjysma e së cilës më nuk është. Çdo gjë që gjendej para shtëpisë tonë, stacioni i trenave, zona për shopping, çdo gjë është zhdukur…

宮城県気仙沼市の被害をネットで配信したいのですが、私には出来ません 助けが必要です。出来るだけ色んな国へ知らせたいと思います。このメールも電波が入る所まで車でやっときて打ってます。これから生き残った人達が生きるために少しでも援助お願いします

Dua që nëpërmjet Internetit ta paraqes dëmin që e ka pësuar qyteti Kesennuma, mirëpo unë vet nuk mund të bëj asgjë. Na duhet ndihmë. Dua ta dërgoj këtë mesazh nëpër botë, sa më shumë që është e mundur. Vozita deri sa gjeta sinjal për ta dërguar këtë e-mail. Ju lutem ndihmoni në çfarëdo mënyre që mundeni, për t'i ndihmuar jetët e atyre që kanë mbijetuar.

Cherie i shton edhe disa fjalë në fund të shkrimit:

Ju dua, ju lutem mos i humbni shpresat. Mund të takohemi përsëri, lutem për ju.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.