See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Katar: Kampionati Botëror në mjegulla

Raporti për një hije të kontrolluar nga largësia, që rri pezull dhe punon me energji solare, që do të mund të shfrytëzohej për t'i ftohur stadiumet e futbollit në Katar, ka marrë dhenë, duke e vendosur përsëri në qendër të vëmendjes, vendin e vogël por të pasur të Gjirit Persik.

Pothuajse para një jave, gazeta The Peninsula shkroi një artikull të shkurtër prej tri paragrafësh, duke e përshkruar hulumtimin e Universitetit të Katarit për një “mjegull artificiale”, që do të mund të shfrytëzohej për t'i mbajtur stadiumet të ftohta, duke ia përshkruar tregimin një gazete arabe.

Qatar University's "artificial cloud" stadium. Image from Qatar University.

Stadiumi me "mjegull artificiale" të Universitetit të Katarit. Fotografi nga Universiteti i Katarit.

Pas dy ditësh, tregimi arriti gjer te faqja sportive e BBC, kësaj radhe duke përfshirë edhe një animacion të “mjegullës” robotike nga Universiteti i Katarit.

E pastaj ditën tjetër ishte në CNN:

Dhe gjer tani është paraqitur në Time, NBC Sports, Fast Company, Bldg Blog, The Daily Mail, Engadget, dhe io9, sa për t'i përmendur disa.

Ndoshta më e habitshmja – dhe më e përmendura në Twitter – ishte nga Yahoo! Sports: Katari e vodhi idenë e saj për mjegull artificle nga filmi vizatimor “The Simpsons”.

Në episodin legjendar dy-pjesësh të 1995-të, të titulluar “Kush e vrau z. Burns-in?” pronari zullumqar i një termocentrali, C. Montgomery Burns, harton një plan për të krijuar një mburojë gjigante që do ta bllokojë diellin dhe do ta mbajë Springfield-in në errësirë të përhershme:

Pamje nga filmi vizatimor "The Simpsons".

Pretendimi i tyre se “përderisa Katari ndoshta ia ka ndryshuar pak formën … ideja bazë qartazi është marrë nga filmi vizatimor i 16 viteve më parë”, ka provokuar një reaksion nga një ish-skenarist i filmit vizatimor “Simpsons”:

@thatbilloakley: Do të ishte mirë që Katari të më paguajë honorar për këtë ide: http://yhoo.it/g1EcMo

Në përsëritjet dhe ribotimet e shumta, tregimi për “mjegullën” e Kampionatit Botëror ka shkaktuar mijëra komente në Twitter.

@sgmansfield: Katari do të bëjë mjegulla artifiale për Kampionatin Botëror 2022… a ka dëgjuar dikush për bllokim të diellit? http://bit.ly/ghd2Ur

@staffordmasie: Bukur! Universiteti i Katarit do të krijojë mjegull artificiale robotike; me gjasë t'i zvogëlojë dukshëm temperaturat nëpër fushat e Kampionatit Botëror http://t.co/RnleHP9

@mabdrabbo: Mjegull robot për KB Katar 2022? Super ! Çdo të ndodhë me zërin e saj? http://bit.ly/dLRoKK #qatar #worldcup #2022 #football

Disa bënë shaka:

@digitalcastro: Cloud Over Qatar Stadium ;) Great Idea http://twitpic.com/4dohml

@digitalcastro: Mjegull mbi stadiumin e Katarit 😉 Ide e shkëlqyeshme http://twitpic.com/4dohml

@hmalsabah: Is this the Qatar Cloud taking over #kuwait? :p http://plixi.com/p/86752846

@hmalsabah: A është kjo mjegulla e Katarit që po vjen #kuwait? :p http://plixi.com/p/86752846

Disa të tjerë, megjithatë, kanë shprehur hidhërim nga jetëgjatësia e pakufishme e një tregimi të mbështetur në burime të pakta:

@DavidQatar: @james_Corbett tregimi për mjegullën po shpërndahet si zjarri në pyll – nuk ka aspak lidhje me KB 2022 – një profesor nga Universiteti i Katarit shpreh mendimin për një hulumtim dhe ..bum

@dohanews: A do të qarkullojë përgjithmonë në Twitter tregimi për mjegullën artificiale të Kampionatit botëror në Katar??

Se a do t'i hijeshojë stadiumet gjatë Kampionatit Botëror 2022 të FIFA-s në Katar ky konstruksion me vlerë prej 500,000 dollarësh amerikanë, mbetet të shihet.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.