Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Tërmetit në Japoni 2011.
Duhet admiruar personin i cili ka guximin ta mbajë të kyçur video kamerën përderisa dridhet toka nëën ta. Videot e qytetarëve të inçizuara të premten, më 11 mars, gjatë tërmetit dhe cunamit që shkaktoi shkatërrime masive në shumë pjesë të Japonisë gjenden në të gjitha anët e YouTube. Në mesin e shumë videove të shpërndara onlajn, këtu po i japim vetëm disa.
Dita e dridhjes së madhe
Të punësuarit në një supermarket në Tokio i mbajnë raftet gjatë dridhjes që zgjati më shumë se një minutë.
Përderisa tërmeti e trand një shtëpi, njerëzit që gjenden brenda vrapojnë drejt rrugës.
Këta njerëz, nga një vend më i lartë e shohin se si cunami e gëlltit portin Iioka në prefekturën Chiba.
Në stacionin Shinjuku në Tokio, më 11 mars, këta janë disa njerëz që nuk mundën të kthehen në stëpitë e tyre pas tërmetit.
Dy ditë më vonë
Pas tërmetit, një njeri e analizoi dëmin në Iioka, në prefekturën Chiba, më 13 mars dhe tha: “Është sikur vala ta ketë kapluar gjithë qytetin.”
Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Tërmetit në Japoni 2011.