Mjanmar: Fotografi nga fatkeqësia e tërmetit

Një tërmet prej 6.8 shkallësh e goditi pjesën verilindore të Mjanmarit në mbrëmjen e të enjtes, më 24 mars 2011, i cili u ndie në Tajlandin e afërt, mirëpo edhe në Vietnamin dhe Kinën e largët. Tërmeti mbyti së paku 70 njerëz dhe shkatërroi më shumë se 240 ndërtesa vetëm në Mjanmar. Dridhje të forta u regjistruan edhe në qytetet Chiang Mai dhe Chiang Rai në Tajland.

Numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh. Sipas raportimeve, mbi 80 arkivole u shitën në Tachilek në mëngjesin e të premtes, më 25 mars. Vrojtuesit e përshkruan tërmetin si fatkeqësia e tretë më madhe natyrore që e ka goditur Burmën, pas ciklonit Nargis në vitin 2008 dhe ciklonit Giri në vitin 2010.

Gazeta e pavarur The Irrawaddy i intervistoi banorët e Mae Sai në Tajland. Në një letër të botuar nga Shan Herald, Jai Noi e përshkroi ndikimin e tërmetit mbi banorët

Të dashur miq

kemi qenë vigjilent tërë natën, ndonjëherë duke u kotur përderisa përpiqeshim të mbetemi vigjilent. Telefoni nuk punon si duhet, as celulari as ai i shtëpisë. Gjer tani shtëpia nuk është dëmtuar. Tërë natën qëndronim herë brenda në shtëpi e herë jashtë saj. Shpresoj të arrij ta dërgoj këtë e-mail. Ka dëm të madh në Taler, 40 km në veri dhe ura është shkatëruar. Dëgjova se pjesa më e madhe e qytetit është rrafshuar me tokën dhe se atje ka vetëm një mjek, të lënduarit janë dërguar në Tachileik, bile më shumë se që mund të pranojnë. Ka së paku rreth 80 të vdekur. Akoma nuk ka detaje të tjera. Me siguri ka edhe të lënduar. Qendra e tërmetit ka qenë rreth Merng Lain, 59 km në veri të Maesai, siç thanë lajmet. Akoma ka tërmete të vogla pasuese.

Në blogu akm-kuntha janë futur fotografi që e tregojnë dëmtimin e rrugëve në Tarle, qytet rreth 20 milje larg Tarchileik-ut.

Democratic Voice of Burma poashtu ka futur fotografi nga fatkeqësia e tërmetit. Ja disa reagime në Twitter nga Yangon-i

@ascmmr: Të dashur fansa, ju dëshirojmë të jeni mirë e shëndoshë pas tërmetit. Poqese e ndjeni tërmetin më 24 mars 2011 8:25 pm

@minnyoonthit: tërmeti shkaktoi dëm të madh në Shan-in Verior, zona e Tachileik-ut (mbi 100 njerëz të vdekur, disa të tjerë të lënduar.

@blacksumo: vëretet kishte tërmet?? mendova se tezja ime ishte në iluzion …

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.