Iran: Shpresë, Gëzim, Zili pas lirimit të Egjiptit

Blogerët iranianë kanë uruar largimin e presidentit egjiptian Hosni Mubarak sot me gëzim dhe zili në të njejtën kohë. Ndoshta është një rastësi e mrekullueshme që Mubarak-u u rrëzua nga pushteti mu në përvjetorin e 32-të të Revolucionit të vitit 1979 kur Shahu u largua nga pushteti.

Disa blogerë përdorin rastin ti përkujtojnë lexuesit se Lëvizja e Gjelbërt po thëret për protesta të hënën, më 14 shkurt,  në emër të Egjiptit dhe Tunizisë.

Mamlkate Darim? (që do të thotë ‘Çfarë shteti?’) shkruan :

Egjiptianët kanë fjetur në rrugë për 18 ditë dhe tani ata po festojnë. Ne, iranianët, kemi fjetur për 32 vjet [duke iu referuar revolucionit të vitit 1979]..çfarë shteti ne kemi?

Sedaye Zendani (që do të thotë ‘Zëri i të burgosurit’) thotë [fa]:

Populli egjiptian fitoi të drejtat e tij. Ne do të dalim të hënën, 25 Bahman [14 shkurt] në rrugë të festojmë për ju. Ne duhej të fitonim të njejtat të drejta si populli egjiptian, por ata dolën më të mençur dhe i fituan para neve. Tani ne duhet të dalim në rrugë dhe të kërkojmë të drejtat tona dhe të festojmë për vullnetin e këtij populli për fitore. Neve nuk na duhet asnjë udhëheqës e as leje për të festuar fitoren e një kombi.

Mihanparast (që do të thotë ‘Patriot’) shkruan [fa] me ironi, ” Pse Mubarak-u u desht të largohet tani, mund të kishte pritur dy ditë dhe të largohet sëbashku me Seyed Ali [Ayatholah Khamenei].”

Rag be Rag i uron[fa] vëllezërve dhe motrave egjiptiane dhe thotë, çelësi i fitores është të mbahen të ndara religjioni dhe shteti.

Greenlights shkruan [fa] që do të marrë pjesë në protestat e 14 shkurtit për tërë gjakun që është derdhur në tokë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.