Iran: I kujt është ky martir?

Forcat proqeveritare iraniane dhe forcat e opozitës po luftojnë për të deklaruar Saleh Jaleh si martirin e tyre. Ai u vra nga të shtëna më 14 Shkurt gjatë protestave të opozitës në Teheran dhe në disa qytete tjera.

Sane Jaleh, 26 vjeçar, ishte student i literaturës dramatike në Univerzitetin e Arteve në Teheran. Ai ishte një musliman sunit, që vinte nga Paveh, nga një provincë e Kurdistanit.

Saleh JalehDerisa webfaqet proqeveritare iraniane pretendojnë se ai ishte militant i Basij ,që u vra nga opozita, opozita thotë se ai ka qenë një protestues. Të dy palët akuzojnë njëra tjetrën se po mundohen të vjedhin identitetin e Saleh-ut.

Faqet proqeveritare kanë publikuar foton e tij dhe  kartën e tij të anëtarësisë të Basij, përderisa faqet e opozitës kanë publikuar foton e tij me klerikun e lartë, Ayathollah Montazeri, një figurë udhëheqëse antiqeveritare.

Reza Sajadi,sekretari i Shoqatës islamike të Univerzitetit të arteve të Teheranit, dhe një shok i afërt i Sane Jaleh, njohtoi Kampanjën ndërkombëtare për të drejtat njerëzore në Iran se edhe përskaj kërcënimeve ndaj tij, ai ka mohuar ashpër anëtarësinë e shokut të tij në organizatën Basij.

Në YouTube, një film i shkurtë që titullohet  ‘A Brick in the Wall (Një tullë në mur)’ paraqet pjesëmarrjen e Saneh në film me një mesazh protestues të inspiruar nga “Muri”  i Pink Floyd-it.

Greenofred, një bloger iranian, thotë [fa] se sot vrasësit e Saleh-ut [duke iu referuar forcave proqeveritare] organizuan funeralin e viktimës së tyre përderisa agjentët e sigurimit nuk i lejuan shokëve të klasës së Salehut të largohen nga univerziteti… Në një intervistë me Zërin e Amerikës persian, vëllai i tij tha se Salehu nuk ishte anëtar i milicisë dhe ishte mu kusheriri i tij proqeveritar që keqpërdori foton e tij për të bërë një kartë false të anëtarësisë në Basij për ta publikuar në webfaqet proqeveritare…Familja është nën presion.

Faryad Sabz gjithashtu  thotë [fa] se Saleh u varros pa prezencën e shokëve të tij të klasës.

Disa blogerë proqeveritarë si për shembull Peynevesht u mundua [fa] ti përgjigjet dyshimeve të autenticitetit të kartës së Basij.

Storia e dhimbshme e Salehut më përkujton në një fjali që kam dëgjuar në fillim të një filmi të famshëm me kauboj që fliste për disa gjahtarë të shpërblimeve: “Kur jeta nuk ka asnjë vlerë, vdekja fiton disa vlera.”

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.