See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Intenzifikohet konflikti kufitar mes Tajlandës dhe Kamboxhës

Konflikti kufitar mes Tajlandës dhe Kamboxhës është intenzifikuar në javën e kaluar, pas të shtënave që vranë disa ushtarë nga të dyja palët dhe që shpien deri te evakuimi i fshatrave në afërsi të kufirit. Të dy shtetet e Azisë juglindore pretendojnë pronësinë e  tempullit historik Preah Vihear.

Hartë nga blogu i Jeta në Tajlandën rurale

thaicam shkruan në Twitter për “idiotësinë e kësaj situate”

RT @thaitvnews: 2 shtete budiste po luftojnë për një tempull të rrënuar të civilizimit hindus / me çka del në pah idiotësia e kësaj situate

Michael insiston se konflikti kufitar nuk është duke u bërë për tempullin në të vërtetë

Sigurisht që nuk është për tempullin. Ka shumë tempuj që mund të merreshin para këtij.

Kjo është një mënyrë shumë e përshtatshme për të kontrolluar se çka mendojnë njerëzit. Dhe sigurisht, një mënyrë shumë e përshtatshme për të fituar mbështetje për një ushtri të fortë dhe të pajisur mirë, sepse në kohëra kur paraqiten kërcënime për luftë, ata që e mbrojnë atdheun kanë nevojë për tërë mbështjetjen e mundshme që mund ta fitojnë.

Tharum Bun ka mbledhur blogjet dhe reagimet nga Kamboxha. Ja një nga Albeiro Rodas

Përderisa Khmer-i është shtet më i vjetër në gadishullin e Indokinës sesa Tajlanda, sëpaku në aspektin politik, mund të thuhet se Kamboxha është Greqia ndërsa Tajlanda është sikur Italia në Europë. Kamboxha është shteti i parë dhe kjo është e pamundur të mohohet. Tajlanda është ndërtuar mbi territorin, historinë dhe kulturën e Kamboxhës. Kjo nuk do të thotë se Tajlanda nuk është autentike apo se është okupatore, por thjeshtë tajlandezët duhet të pranojnë këtë fakt me dashuri vllazërore dhe  jo me përulje.

Kamboxha ka lindur nga vuajtet dhe ka një shpirt shumë të fortë. Liderët tajlandezë duhet të shohin me kthejlltësi, të pezullojnë sulmet dhe të ulen sëbashku me vëllezërit  kmerë, meqë ata janë vëllezër, dhe të ndërtojnë paqe dhe zhvillim të përbashkët për njerëzit e tyre.

Jeta në Tajlandën rurale shpreson se konflikti do të përfundojë së shpejti

Kjo është shumë zhgënjyese meqë është një vend i mrekullueshëm për tu vizituar. Unë nuk jam fare një turist tempujsh por ky vend është shumë i posaçëm përshkak të vendndodhjes së tij në një kodër të lartë prej 525 metrash, që ofron një pamje të mrekullueshme të ultësirave të Kamboxhës.

Ky tempull është 45 km larg fshatit tonë dhe deri më tani nuk kemi qenë të shqetësuar nga konflikti. Mirëpo këtë herë, predhat po bien larg nga tempulli dhe kjo po na shqetëson mjaft.

Khon Kaen kritikon zyrtarët e turizmit në Tajlandë të cilët duket sikur nuk po shqetësohen fare për ndikimin që konflikti kufitar mund të ketë në industrinë e turizmit.

Përleshja kufitare nuk është vetëm ndonjë storie e vogël në faqe 32 të gazetave lokale. Dje ishte në faqen kryesore të Fox news. Dhe nëse udhëheqësi i ATT-së (Autoritetet e turizmit në Tajlandë) mendon se askush nuk ka parë ose dëgjuar për konfliktin atëherë ai duhet t'ia bëj një  kontrollë kokës së tij.

Shumë lexues mendojnë se Shoqata e kombeve të Azisë juglindore ose ShKAJL duhet të bëjë diçka për të ndërmjetësuar dhe zgjidhur çështjen. Kjo është ilustruar nga Sacrava në një karikaturë që ka postuar në webfaqen e tij

Përdoruesit tajlandez të twitter po përdorin hashtagjet #thaiborder dhe #thaikhmer për të vëzhguar situatën në kufi. Qytetarët që janë kundër luftës kanë krijuar faqen e Facebook-ut Tajlandezë dhe Kmerë që Duan Paqe. Këtu është një mesazh nga Topza Aung

Turp të kenë qeveritë kamboxhiane dhe tajlandeze që janë korruptuar nga lakmia, paratë dhe pushteti dhe po mundohen të fillojnë luftën.

Njerëzit e këtyre dy shteteve as nuk e dinë se çfarë po ndodh. Ne jemi të pafajshëm por nuk po e dimë se po bëhemi mjete për të ndjellur urrejtje mes njëri- tjetrit sepse qeveritë tona po na gënjejnë dhe po manipulojnë me ne, përmes lajmeve të rrejshme të mediave.

Të kemi parasysh, bëhet fjalë për politikën kamboxhiane kundër politikës tajlandeze dhe jo per popujt e këtyre dy shteteve.

I biri i Perandorisë së Kmerit akuzon kryeministrin e Tajlandës Abhisit Vejjajiva se po përdor çështjen për të përmirësuar imazhin e tij politik.

Ky konflikt kufitar mes Kamboxhës dhe Tajlandës nuk po bëhet për të mbrojtur suverenitetin tajlandez por interesat politike të një elite egoiste dhe nacionaliste posaçërisht të Demokratëve dhe aleansës së tyre. Kjo luftë po motivohet sepse Abhishit po shpreson:

- të duket si një njeri i fortë dhe të fitojë popullaritet për këtë luftë kundër Kamboxhës.
– të bashkojë tajlandezët për të vazhduar të mbështesin qeverinë e tij të dobët dhe të fitojë zgjedhjet e ardhshme në prill, meqë ai deri më tani ka bërë një apel deri te populli tajlandez për tu bashkuar për luftën kufitare kundër Kamboxhës.

Blogeri i njejtë gjithashtu akuzon kryeministrin kamboxhian Hun Sen se po manipulon çështjen për të përforcuar lidershipin e tij

- Mund të përfitojë popullariteti i tij
– Njerëzit do të harrojnë për vështirësite e tyre ekonomike të shkaktuara nga udhëheqja e tij jokompetente,
– Ai do të ketë arsye të blejë më shumë armë dhe të kërkojë më shumë para për ushtarët e tij personal,
– Ai shpreson të fitojë më shumë vota dhe të vazhdojë të jetë në pushtet në vitet e ardhshme.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.