Videot e një teknike duke bërë kokoshka Kineze janë duke bërë raundet e tyre në internet. Derisa, për shumë njerëz, bërja e kokoshkave ka një ritëm të veçantë për atë që rriten nga një kokërr e vetme në një rrëke të zhurmave dhe të kërsitjeve, në Kinë, kokoshkat shpërthejnë.
The Puff Machine by Augapfel CCBY
Kjo video tregon se si punon “çekiçi” për bërjen e kokoshkave, dhe në momentin që njerëzit e dëgjojnë këtë bum, ato mblidhen më afër me enët e tyre për të blerë kokoshka:
Videoja e postuar në blogun BoingBoing , nxiti një koment nostalgjik nga shanghaied:
Ah, gjithçka po më kthehet mua tani, fëmijëria ime në Kinë gjatë viteve 1980-ta. Ishte gjithmonë i njejti plak në një biçikletë me tri rrota , dhe turma e fëmijëve që ishin aty sa për kokoshka po aq për shpërthimet e vogla dhe retë me avull. Çdo qese plastike shitej për 10 cent, dhe për 50 cent ai do të pëlcitte kofë të tërë me misër ose oriz të cilat ne vet i sillnim. Gjithmonë habitesha kur disa kilogram misër në fund të qeses do të mbushnin deri në majë pas kërsitjes.
Dhe në videon e njejte, një komentatorë sqaron shkencën që qëndron prapa kësaj teknike:
Kokoshkat pëlcasin sepse shtypja brenda është më e madhe se shtypja në pjesën e jashtme të lëvozhgës. Ngrohja brenda një enë të mbyllur bën që shtypjet të barazohen deri sa kapaku të hapet me çka shtypja e jashtme bie në mënyrë drastike, duke e bërë që të gjitha kokoshkat të pëlcasin në të njëjtën kohë. Shkencë/inxhinieri e thjeshtë.
Ndoshta kërcitja shërbenë edhe si reklamë: dëgjoje dhe eja merr kokoshka të freskëta. Sidoqoftë, nëse nuk e keni dëgjuar kërsitjen, ndoshta alarmi i zëshëm i automobilit do të të ndihmojë:
Kjo teknikë është vërejtur edhe në Japoni, vetëm se këtë radhë në vend të misrit, ato pëlcitnin oriz: