Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Protestat në Egjipt 2011.
Mubarak dha dorëheqje. Do tua lë përdoruesve të Twitter të përshkruajnë euforinë:
@AJEnglish: Lajmi i fundit: Omar Suleiman njohton se Mubarak ka dhënë dorëheqje – http://aje.me/ajelive #egypt #cairo
@SultanAlQassemi: Fjalët e tij të sakta: Omar Suleiman: Mubarak dha dorëheqje. Ai i dha përgjegjësinë e udhëheqjes së shtetit Këshillit Suprem Ushtarak.
@ianinegypt: Mubarak jep dorëheqje derisa dëgjohet Allahu Akbar në sheshin Tahrir . #egypt #jan25
@jonjensen: Hosni Mubarak nuk është më kryetari i Egjiptit. Turma në Egjipt po çmendet nga gëzimi. #Jan25 #Tahrir
@draddee: Mubarak u LARGUA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
@Firas_Atraqchi: Shumë bukur u luajt nga Ushtria – e cila tash do udhëheq vendin. Thuajse nuk e kishte udhëhequr më herët. #jan25 #cairo
@Dima_Khatib: Mubarak u LARGUA #egypt #jan25
@tololy: Mubarak më në fund jep dorëheqje. Atëherë për çka ishte fjalimi i tij mbrëmë? Unë “do të” mbaj premtimet e mia, “do të ” rri deri në shtator. #Jan25
@eyade:Faraoni ra, po e përsëris. Faraoni ra.
Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Protestat në Egjipt 2011.