I sheh këto gjuhë këtu? Ne përkthejmë artikujt e Global Voices për ta bërë gazetarinë qytetare botërore të mundshme për këdo.

Iran: Protestë në emër të Egjiptit dhe Tunizisë

Udhëheqësit opozitarë iranianë, Mir Husein Musavi dhe Mehdi Karubi, kanë aplikuar për të marrë leje, që  më 14 shkurt (25 Bahman) të organizojnë tubim në përkrahje të revoltit në Egjipt dhe Tunizi,  shkruan në ueb-faqet e tyre.

Kjo paraqet një dilemë për qeverinë iraniane, e cila vet i shtypi protestat masive një vit më parë. Lajmi i motivoi disa aktivistë në internet që të japin kontributin e tyre në internet, duke i ndarë me të tjerët idetë dhe shpresat e tyre për një erë të re të lëvizjes protestuese në Iran.

Faqja 25 Bahman (14 shkurt) në Facebook është hapur para pak kohësh, dhe gjer tani, asaj i janë bashkangjitur, madje mbi 18.000 njerëz. Në këtë faqe ka informata për protestuesit të shtypin dhe të shpërndajnë materiale dhe video, duke përfshirë edhe lajme për lëvizjen protestuese në Iran.

Posteri i mëposhtëm i fton njerëzit që të demonstrojnë në Teheran më 14 shkurt dhe gjithashtu e përmend nenin 27 të Kushtetutës iraniane që mundëson lirinë e tubimit pa armë, përderisa tubimet “nuk i dëmtojnë parimet fundamentale të islamit.”

Poster calling to demonstration on February 14

Disa njerëz kanë shkruar komente dhe e kanë ndarë mendimin e tyre me të tjerët sa i përket demonstratave të parapara, duke sygjeruar slogane për korrupcionin ekonomik të regjimit iranian, të ngjashme me ato të protestave në Tunizi dhe në Egjipt.

Aktivistët në Internet kanë shkuar në disa qytete të tjera të mëdha siç janë Shirazi, Isfahani dhe Tabrizi, për të bërë faqe lokale në Facebook.

Khodnevis raporton se protestuesit kanë filluar të shkruajnë “25 Bahmani, Dita e zemërimit tonë” në kartëmonedha.

Sokhanesabz shkruan [fa]:

… tre ditë para 14 shkurtit (25 Bahman) në përvjetorin e revolucionit, duhet të ngjitemi nëpër pullaze dhe të bërtasim “Poshtë me diktatorin”. Duhet të fillojmë t'i informojmë njerëzit disa ditë para demonstratave, e jo një natë para tyre.

Komento

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.