Ky postim është pjesë e reportazhit special Protestat në Egjipt, viti 2011.
Egjiptianët ëndërrojnë për një të ardhme më të mirë dhe për disa prej tyre ëndrra po bëhet realitet. Në këtë postim lexojmë për blogerët egjiptian, të cilët besojnë se po e shohin lindjen e një shteti të ri, shtetin që e kanë pritur aq gjatë.
Mona Seif (@monasosh) ka informuar vazhdimisht nga sheshi Tahrir, përfshirë edhe natën e 2 shkurtit. Ajo reagon ndaj përshkrimeve që është e guximshme :
Duhet ta bëj të qartë një gjë: nuk isha e guximshme, isha e mbrojtur.
Përleshjet u përhapën gjatë natës. Filluan me gurë dhe qelq, vazhduan me kokteje Molotov dhe në fund me të shtëna armësh. Ushtria ishte e palëvizshme sa në një moment ushtarët ikën dhe u fshehën nëpër kamionet e tyre.
Nuk mund të gjej fjalët për të përshkruar guximin që e pashë atë natë. […] Ajo natë më bëri të kuptoj se Egjipti që e dua është ai i sheshit Tahrir. Ata njerëz reflektojnë Egjiptin dhe unë do të jem me ta në të mirë e në të keq.
Meri (Merry) e përshkruar vizitën që e kishin bërë me shoqen e saj në sheshin Tahrir, si dhe takimin me disa protestues:
Njëri prej tyre me një buzëqeshje në fytyrë na pyeti “pse keni ardhur?” … shoqja ime i tha ” sepse ky është vendi ynë…”, e shikova në sy dhe i rezistova dëshirës për ta përqafuar kur i thashë ” sepse JU jeni vendi im”… dhe ata janë, o Zot, ata janë vendi që e kam kërkuar gjatë gjithë jetës dhe të cilin e kam gjetur më në fund…
Këtë ndjenjë e reflekton edhe Nadia El-Awady në Twitter:
Egjiptian nëpër shtëpitë e juaja: mjaft e ndoqët televizionin shtetëror, ejani në Tahrir. Shihni # Egjiptin që e kemi kërkuar aq gjatë# 25 janar
Blogistja që e quan veten Refugjate në botën e ëndrrave (Fugitive in a World of Dreams) shkruan: