Barbie në Ballkan: Nga dezinformimi te jugonostalgjia

Foto nga traileri i filmit Barbie dhe një version ballkanik i punuar që të duket si një foto e lajmeve në gjuhën angleze në internet për ta bërë atë më të besueshëm. Përdorim i drejtë.

Edhe para shfaqjes në mes të korrikut, filmi i ri i Barbie bëri bujë në Ballkan me banorët e rajonit që lexonin lajmet e krijuara nga fushata e marketingut.

Një postim në Twitter që përshkruan popullaritetin e Barbie kundër konkurrentit aktual të box-office Oppenheimer në Ballkan nga një grup kosovar Kos_data që prodhon vizualizime të të dhënave u bë virale, me mbi 4.5 milionë shikime deri më tani.

Barbie vs Oppenheimer: Cili është filmi më i kërkuar në Ballkan në 24 orët e fundit

Siç shpjegohet nga versioni turk i gazetës britanike Independent, Kos_data përdori rezultatet e kërkimeve të Google Trends për secilin vend të rajonit.

Mania e Barbie përfshinte gjithashtu një shembull të trendit të dezinformimit të ripërdorimit të lajmeve nga jashtë si frymëzim për të prodhuar përmbajtje mashtruese që synojnë nxitjen e urrejtjes ndëretnike në një kohë të tensioneve politike në rritje midis Serbisë dhe Kosovës.

Lajm i rremë për ndalimin e filmit Barbie në Serbi

Pasi Vietnami ndaloi filmin Barbie për shkak të një harte të diskutueshme që kishte implikime gjeopolitike për disa, variantet ballkanike të alternuara filluan të shfaqen, duke pretenduar se filmi është i ndaluar edhe në Serbi.

Shërbimi i verifikimit të fakteve Truthmeter.mk hodhi poshtë dezinformatat virale që përdorën një meme bazuar në një pamje nga traileri i filmit që pretendonte se një hartë e Ballkanit në film promovon konceptin nacionalist të Shqipërisë së Madhe. Ky koncept nënkupton pushtimin shqiptar dhe spastrimin etnik të pjesëve të Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

Pamja e postimit në Facebook ku njoftohet gabimisht për Serbinë që censuroi filmin Barbie dhe kërkon të njëjtën gjë nga Maqedonia e Veriut. (Përkthimi në tekstin e artikullit.)

Ndërsa vetë meme-ja është prodhuar ndoshta si shaka, shumë njerëz në rajon reaguan ndaj saj në mënyrë shumë serioze, duke e përdorur atë si mjet dhe justifikim për gjuhën e urrejtjes. Për shembull, të gjitha, përveç njërit nga 36 shpërndarjet dhe 27 komentet e një postimi në Facebook të vlerësuar fals nga Truthmeter.mk përmbajnë mallkime dhe fyerje kundër shqiptarëve, Perëndimit “satanik” apo SHBA-së dhe aleatëve të saj. Në këtë rast, qeveria e Maqedonisë së Veriut paraqitet si e dobët që pranon diktatet perëndimore, e cila përmendet me një sharje që mund të përkthehet si “Veriori” – një përpjekje për të treguar mosmarrëveshjen me ndryshimin e emrit në 2019.

FILMOT ZA BARBI ZABRANET VO SRBIJA PORADI MAPA NA GOLEMA ALBANIJA … VO SEVEDZGAN NE E ZABRANET IAKO NA MAPATA SEVERDZGAN NE POSTOI I E PODELEN MEGJU BUGARIJA I GOLEMA ALBANIJA .
OVA DA SI ZNAETE KAKO VI STOJAT RABOTITE VO DRZAVCEVO I SHTO VI SPREMAAT !

Filmi Barbie u ndalua në Serbi për shkak të hartës së Shqipërisë së Madhe. Nuk është ndaluar në Veriistan, megjithëse Veristani nuk është fare në hartë dhe është i ndarë midis Bullgarisë dhe Shqipërisë së Madhe. Kjo është vetëm për t'ju bërë të ditur gjendjen e punëve në shtetin tonë dhe atë që ata [Perëndimi dhe qeveria maqedonase] kanë përgatitur për ju.

Disa propagandistë të krahut të djathtë, të cilët në dukje ishin të vetëdijshëm se ishte false, ndanë gjithashtu meme me një koment që nuk mund ta verifikojnë nëse është e vërtetë, duke e ditur se imazhi do të ndezë gjithsesi audiencën e tyre. Një personazh i tillë mediatik më vonë hoqi një postim të tillë në Twitter për klikime.

Informacioni i rremë se filmi Barbie është i ndaluar në Serbi po bënte xhiron e rrjeteve sociale edhe në Shqipëri, ku ishte hedhur poshtë nga shërbimi i verifikimit të fakteve, Faktoje.

Komentet e disa anëtarëve të komunitetit shqiptar në Facebook dhe në Twitter treguan se disa nga anëtarët e tij e shpërndanë meme gjithashtu, por me motive të ndryshme: si një mënyrë për të promovuar ndjenjat nacionaliste, ose për të provuar mendimin e tyre negativ për Serbinë si një vend represiv që përdor censurën.

Në fakt, filmi Barbie nuk u censurua kurrë në Serbi. Për më tepër, më 25 korrik, distributori i tij Blitz Film njoftoi fitimin më të madh në kinematë serbe që nga pandemia COVID-19. Gjatë fundjavës së parë të shfaqjes ai pati 60,315 vizitorë në kinema, duke fituar mbi 306,000 dollarë, që është shumë për një vend me 6 milionë qytetarë.

Duke kujtuar variantet vendore të Barbie

Muzeu i Jugosllavisë nga Beogradi iu bashkua diskutimit rreth Barbie duke kujtuar një version lokal të kukullës që ishte popullor në fund të viteve '80.

Termi “kukull Barbie” në variantin e tij vendas “barbika” ishte i përhapur në të gjithë ish-federatën dhe u përdor jo vetëm për llojin origjinal, të importuar, por edhe për çdo kopjim ose variant të kukullave me veshje plastike. Në vitet '70-'80, zotërimi i një Barbie origjinale konsiderohej pjesë shumë e rëndësishme e fëmijërisë së vajzave të vogla, madje duke luajtur një rol të një lloj simboli statusi për familjen.

Ndërkohë që e gjithë bota çmendet pas filmit të ri të Barbie, nga koleksioni ynë veçojmë këtë ‘kukull Barbie’ të modeluar sipas Lepa Brenës. Ky produkt me fytyrën e këngëtares së njohur është prodhuar së bashku me albumin “Boli me uvo za sve” i cili ishte një kolonë zanore e  filmit “Hajde da se volimo 3 – Udaje se Lepa Brena” [Le të duam njëri-tjetrin  3 – Lepa Brena po martohet].”

Seriali i filmave “Hajde da se volimo” (Le ta duam njëri-tjetrin) përbëhej nga tre komedi muzikore te4 viteve '90. Ato paraqisnin aventurat imagjinare të yllit popullor rajonal Lepa Brena, në një mënyrë që të kujton komeditë e Elvis Presley. Këta filma jashtëzakonisht të njohur përfshinin humor të çuditshëm në mënyrën e Louis de Funès nga disa prej aktorëve më të njohur jugosllavë në atë kohë, si Dragomir “Gidra” Bojanić dhe Bata Živojinović.

Kukulla Lepa Brena ka një veshje nga spoti i këngës “Hajde da se volimo” në të cilën ajo dhe grupi i saj parakalojnë në Dubrovnik me kostume thuajse skoceze. Ajo gjithashtu lidhet me promovimin e turizmit në bregdetin e Adriatikut. Vitet e fundit këto kukulla u kërkuan si koleksione, me çmime që arrinin deri në 123 dollarë në faqet e ankandeve në internet.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.