Për shkak të sulmit anulohet ngjarja e lansimit të “Kosovo 2.0 talk sex”

Kosovo 2.0, një ueb-faqe me bloge interaktive, artikuj dhe multimedia, që publikohet në shqip, anglisht dhe serbisht, kishte planifikuar ta lansojë botimin e saj të ri “Kosovo 2.0 Talks Sex” me një ngjarje më 14 dhjetor. Temat që janë mbuluar aty kanë përfshirë jetën e LGBT në Kosovë dhe në Ballkan, takimet, arsimin seksual, operacionet për ndërrim të gjinisë në Beograd, dhe shumë gjëra të tjera.

Për fat të keq, pak kohë pas fillimi të ngjarjes, një grup prej përafërsisht 20 burrave hynë në lokalin në Prishtinë, e dëmtuan binën dhe e rrahën një të punësuar. Ngjarja u anulua. Mund ta shihni inçizimin e sulmit këtu.

Pas incidentit, Kosovo 2.0 publikoi një deklaratë në faqen e tyre në Facebook:

Të dashur lexues dhe miq të Kosovo 2.0:

Deshtëm të ju japim informata mbi atë që ndodhi gjatë eventit tonë të lansimit, dhe spjegim mbi pse ahengun e lansimit është anuluar. Një ditë para eventit, filluam te merreshim mesazhe dhe komente urrejtese dhe kërcenuese në faqën tonë në Facebook. Në mëngjesin e eventit, i prezantuam komentet dhe mesazhet Shërbimit Policor të Kosovës dhe zyrtarisht kërkuam prezencën e policisë te Pallati i Rinisë (Boro Ramiz) gjatë ditës. Na janë caktuar disa pjesëtarë të policisë. Rreth orës 18:00, një grup të përafërsisht 15 burrave vërsulen Sallen e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Policia nuk reagoi me kohë. Grupi i rreth 20 personave shkatërruan skenën tonë dhe rrahën njërin prej punëtorëve tanë. Mund të shikosh xhirimet këtu: http://www.youtube.com/watch?v=VGgISdKxZaU Megjithatë, mbajtëm serinë tonë të leximeve në orën 19:00.

Pas incidentit në orën 18:00, njësi speciale të policisë janë thirrur te vendi i ngjarjes. Rreth orës 22:30, gjysë ore para fillimit të ahengut të lansimit, një grup me mbi 100 protestues u afruan ndërteses, duke bërtitur epitete si “Jashtë pederat!” dhe “Allahu ekber!” Edhe pse policët ishin prezentë, ne vendosëm të mos rrezikojmë sigurinë e stafit dhe mysafireve tonë mbrenda në ndërtesë. Ne duheshim të largoheshim nga policët në grupe të vogla për të mos provokuar turmën.

Agjenda jonë e lansimit ka përfshirë shfaqjen e dy filmave dhe disa intervista, një bisedë me kontribuesit e revistës, dhe një aheng me muzikë, pije dhe kërcim.

Ngjarjet e natës së kaluar deshmojnë më fortë se kurrë nevojën për mendim të lirë dhe kritik. Demonstruan se sa lehtë të drejtat bazike të njeriut rrezikohen nga ekstremizmi religjioz, huliganizmi, dhe mendja ngushtësia. Kosovo 2.0 ka arritur misionin e hulumtimit të seksualitetit në Kosovë dhe anëmbanë Ballkanit në edicionin tonë Seks, dhe besojme se është se është një moment historik në gazetarinë e rajonit. Japim falemnderimet tona më të ngrohta përkrahësve dhe atyre që qëndruan me ne deri në fund të natës. Padyshim se do të vazhdojmë të flasim kunder jo-barazisë, urrejtjes dhe paragjykimeve, kurdo dhe kudo që mundemi.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.