Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë jodetyruese mbrëmjen e 27 tetorit 2023, që bën thirrje për një “armëpushim humanitar të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm” midis forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit në Gaza, për “mbrojtjen e civilëve dhe respektimin e detyrimeve ligjore dhe humanitare.” Rezoluta u miratua me 120 vota pro, 14 kundër dhe 45 abstenime.
Xhamajka ishte i vetmi komb i Karaibeve që nuk votoi dhe reagimi nga shumë xhamajkanë ndaj këtij lajmi ishte jashtëzakonisht negativ.
Në X (ish-Twitter), llogaria e çështjeve aktuale me bazë në Barbados, Kevz Politics zbërtheu votimin, duke theksuar se ndërsa Haiti abstenoi, 12 shtete të tjera të Komunitetit të Karaibeve (CARICOM) e mbështetën rezolutën. Jashtë CARICOM, Kuba dhe Republika Domenikane gjithashtu votuan pro. Xhamajka ishte midis 13 vendeve që nuk votuan (kryesisht shtete afrikane, por duke përfshirë edhe Venezuelën):
#BREAKING – UN General Assembly adopts resolution put forward by Jordan on “protection of civilians & upholding legal and humanitarian obligations” in Gaza crisis.
120 voted in favour
45 abstained
14 voted against12 CARICOM states voted in favour… pic.twitter.com/NptExXI5AC
— Kevz Politics (@KevzPolitics) October 27, 2023
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën e propozuar nga Jordania për “mbrojtjen e civilëve dhe respektimin e detyrimeve ligjore dhe humanitare” në krizën e Gazës. 120 votuan pro, 45 abstenuan, 14 votuan kundër, 12 shtete të CARICOM votuan pro
Duke iu përgjigjur një postimi nga Ministrja e Punëve të Jashtme Kamina Johnson Smith, e cila kërkonte të shpjegonte se Xhamajka e mirëpriti votimin, por nuk kishte kohë për të përfunduar “konsultimet”, avokatja e të drejtave të njeriut Susan Goffe shprehu ndjenjat e shumë njerëzve:
Dear Minister @kaminajsmith, we are the only Caricom country with a vote at the UN not to have registered a vote on this resolution. It is more than regrettable. It is shameful. #Jamaica https://t.co/mMKN0KcDSa
— Susan Goffe (@suezeecue) October 28, 2023
E nderuara ministre @kaminajsmith, ne jemi i vetmi vend i Caricom me votë në OKB që nuk kemi regjistruar votimin për këtë rezolutë. Është më shumë se për të ardhur keq. Është e turpshme.
Ministrja Johnson Smith gjithashtu vuri në dukje se, si kryesuese e grupit CARICOM në Kombet e Bashkuara, Xhamajka (nëpërmjet Përfaqësuesit të Përhershëm Brian Wallace) kishte folur në votimin e OKB-së dhe kishte ndarë deklaratën e saj në emër të të gjithë komunitetit të Karaibeve.
Siç vuri në dukje portali informativ i OKB-së, ambasadori Wallace tha: “Nëse nuk i japim fund menjëherë konfliktit, ai mund të përshkallëzohet në një luftë më të gjerë rajonale”. Ai shprehu gjithashtu shqetësime për implikimet për stabilitetin ndërkombëtar, me pasoja shkatërruese, veçanërisht për shtetet e vogla ishullore të cenueshme si ato në CARICOM, të cilat “tashmë po luftojnë për të kapërcyer sfidat e shumëanshme”. Ai iu lut kombeve që të “pranojnë një herë e mirë dëmin që vjen prej luftës, dhunës dhe terrorit”, duke riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të CARICOM për rezolutën 242 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila bën thirrje për përpjekje të përshpejtuara për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme të konfliktit.
Një xhamajkan postoi në mënyrë sarkastike në X:
First time I’ve ever seen the “apologies, we were running on Jamaica time” excuse deployed at the highest level of international diplomacy. https://t.co/5lWF3dwblo
— Nick Black (@Jcanguy) October 27, 2023
Hera e parë që shoh justifikimin “ndjese, ne po operonim me orën e Xhamajkës” të vendosur në nivelin më të lartë të diplomacisë ndërkombëtare.
Afaristja dhe filantropja xhamajkane Jean Lowrie-Chin shprehu keqardhjen:
Relieved to know this but feel badly that Jamaica, always in the vanguard for human rights, missed that vote. https://t.co/yDVMsyli7I
— J A Lowrie-Chin 🇯🇲 🙏🏽 (@LowrieChin) October 28, 2023
E lehtësuar, por ndjehem keq që Xhamajka, gjithmonë në pararojë për të drejtat e njeriut, e humbi atë votim.
Shumë xhamajkanëve u la shije të keqe mosvotimi, duke shprehur shkallë të ndryshme kundërshtimi dhe madje zemërimi. Disa thanë se “nuk nuk ishte një gjë e mirë për Xhamajkën.”
Duke iu referuar një deklarate të kryeministrit Andrew Holness, që dënonte sulmin e Hamasit një ditë pasi ndodhi, avokati dhe komentatori publik Clyde Williams kërkon përgjigje:
Why not? didn’t JA attend? We abstained? I guess it’s better than voting against. The GoJ, prematurely, bereft of historical context & emotional intelligence, mumbled some wrds (best forgotten) when the conflict broke. That ill-conceived posture hemmed in Jamaica. https://t.co/A4vVOEd05r
— Clyde Williams (@ClydeWilliams46) October 28, 2023
Pse jo? nuk mori pjesë Xhamajka? Ne abstenuam? Mendoj se është më mirë sesa të votosh kundër. Qeveria, para kohe, pa kontekst historik dhe inteligjencë emocionale, mërmëriti disa fjalë (të harruara më së miri) kur shpërtheu konflikti. Ajo sjellje e konceptuar keq u mbulua në Xhamajkë.
“Xhamajka beson fuqishëm se përdorimi i dhunës dhe terrorit nuk ka vend në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe nuk duhet të përdoret kurrë kundër civilëve të pafajshëm,” tha Holness. “Ne bëjmë thirrje për një ndërprerje të armiqësive, një kthim në paqe brenda udhëzimeve të rëna dakord ndërkombëtarisht dhe zgjidhjet diplomatike.” Deklarata e tij nuk përfshinte asnjë koment mbi betejat e popullit palestinez në Gaza ndër vite.
Partia Kombëtare Popullore e Xhamajkës (PNP), në një deklaratë të datës 28 tetor, e përshkroi mosvotimin si “një nivel i ri i ulët në historinë e politikës së jashtme të Xhamajkës”, duke vënë në dukje se “të jep përshtypjen se qeveria e Xhamajkës nuk është e interesuar të qëndrojë në solidaritet me vuajtjen e qytetarëve palestinezë.”
Pjesa tjetër e rajonit po vëzhgonte. Nje komentues nga Guajana shkroi:
@AndrewHolnessJM jumped at the beginning to say he, the government and people of Jamaica supports Isreal. He spoke when no-one asked him but now of all times he's quiet? https://t.co/wFS7BiltMp
— Jairo Juergen 𝕏 (@JairoJuergen) October 28, 2023
@AndrewHolnessJM u hodh në fillim për të thënë se ai, qeveria dhe populli i Xhamajkës mbështet Izraelin. Ai foli kur askush nuk e pyeti, por tani ai hesht?
Të tjerë iu referuan vizitës së Holness në Izrael – vizita e parë e një udhëheqësi xhamajkan – në vitin 2017. Dy kryeministrat, Holness dhe Benjamin Netanyahu u zotuan për bashkëpunim në bujqësi, ujin, teknologji dhe sigurinë e brendshme. Në atë kohë, Netanyahu falënderoi Holnessin që nuk mbështeti “një votim absurd në UNESCO” – një rezolutë e diskutueshme e OKB-së për vendet e trashëgimisë në Jeruzalem që ishte shumë kritike ndaj Izraelit.
Një aktivist politik ka shpërndarë një foto nga takimi i tyre:
PM Andrew Holness proudly shaking hands with Israel's number one terrorist: Benjamin Netanyahu pic.twitter.com/aRBBEhZg6m
— Lloyd D'Aguilar (@LloydDAguilar) January 29, 2023
Kryeministri Andrew Holness me krenari shtrëngon duart me terroristin numër një të Izraelit: Benjamin Netanyahu
Disa përdorues të mediave sociale folën për reputacionin e Xhamajkës për mbështetjen e fuqishme të parimeve të të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në marrëdhëniet e jashtme – një histori për të cilën shumë xhamajkanë janë shumë krenarë. Një komentator postoi një varg citatesh për të ilustruar këtë pikë:
PM Seaga said this:
“Irregardless of what governments think, the people of Jamaica have their own views. And irrespective of the government in power, the people of Jamaica had these views through the last regime in power and through the present, and they have not changed[]”1/2 https://t.co/cQqcwkm8t9
— ML. Simms (@ML_Simms1) October 28, 2023
Kryeministri Seaga tha kështu: “Pavarësisht se çfarë mendojnë qeveritë, njerëzit e Xhamajkës kanë pikëpamjet e tyre. Dhe pavarësisht nga qeveria, populli i Xhamajkës i kishte këto pikëpamje gjatë regjimit të fundit në pushtet dhe në të tashmen dhe ato nuk kanë ndryshuar.
Duke vënë në dukje zërin e Xhamajkës për kundërshtimin e aparteidit, një përdorues tjetër i X-it e quajti mosvotimin “pa shtyllë kurrizore”, ndërsa aktivisti i të drejtave të njeriut dhe prifti anglikan Sean Major-Campbell bëri thirrje për drejtësi për të gjithë:
Njerëzit që kanë vuajtur një histori shtypëse për: gjenocidin dhe holokaustin e skllavërisë, racizmit, paragjykimeve, hegjemonisë koloniale mes krimeve të tjera kundër njerëzimit, duhet të kenë kujdes që të mos bëhen agjentë të këtyre krimeve kur të kenë kapërcyer këtë të kaluar mizore.
Le të qëndrojmë me hebrenjtë dhe palestinezët për një rend të drejtë shoqëror. Një rend i ri shoqëror. Dy shtete. Jo një apo tre! Terroristët nuk duhet të lejohen të mbajnë Palestinën peng të keqprezantimit. Në mënyrë të ngjashme, politikanët e etur për pushtet nuk duhet të lejohen ta mbajnë Izraelin peng të keqkarakterizimit. Bota duhet të ngrejë zërin për drejtësi.
Përdoruesit e rrjeteve sociale ndanë më 29 tetor, një deklaratë të re të lëshuar nga ministrja Johnson Smith në lidhje me votën:
STATEMENT BY SENATOR THE HONOURABLE KAMINA JOHNSON SMITH
MINISTER OF FOREIGN AFFAIRS AND FOREIGN TRADE
I appreciate the concerns raised by those who feel that Jamaica not having voted in the 10th UN Emergency Special Session last Friday, suggests a shift in our stance on… pic.twitter.com/vyuk1lpDiF
— Robert Nesta Morgan (@NestaJA) October 30, 2023
DEKLARATA E SENATORES, E NDERUARA KAMINA JOHNSON SMITH MINISTRE E PUNËVE TË JASHTME DHE TREGTISË TË JASHTME Unë vlerësoj shqetësimet e ngritura nga ata që mendojnë se Xhamajka që nuk ka votuar në Sesionin e 10-të Special të Emergjencave të OKB-së të premten e kaluar, sugjeron një ndryshim në qëndrimin tonë
Të nesërmen në mëngjes, ministrja postoi duke shpjeguar: “Po e ndaj për personat që janë shqetësuar nëse pozicioni i [Xhamajkës] për të drejtat [ndërkombëtare] të njeriut dhe situatën në Lindjen e Mesme ka ndryshuar.”
Megjithatë, shumë xhamajkanë do të pajtoheshin me fjalët e muzikantit reggae Peter Tosh, të cituara në artikull:
“Të gjithë po thërrasin për paqe, po. Askush nuk thërret për drejtësi. Nuk dua paqe. Unë kam nevojë për të drejta të barabarta dhe drejtësi. Unë kam nevojë për të drejta të barabarta dhe drejtësi.”