Rrëmbimi i gazetarit ngre shqetësime rreth lirisë së medias në Pakistan

Matiullah Jan, a renowned journalist and critic of the Pakistan Military. Screenshot from YouTube video by Naya Daur TV.

Matiullah Jan, një gazetar i njohur dhe kritik i ushtrisë së Pakistanit. Pamje e marrë nga një video e Naya Daur TV në YouTube .

Në mëngjesin e 21 korrikut, Matiullah Jan, një gazetar i njohur dhe kritik i ushtrisë së Pakistanit u rrëmbye në Islamabad nga një person i paidentifikuar. Ai u lirua rreth 12 orë më vonë në qytetin e Fateh Jang, rreth 47 km larg Islamabadit.

Familja e gazetarit ka akuzuar agjencitë e sigurimit të shtetit si përgjegjës të rrëmbimit.

Rreth një javë para rrëmbimit të Janit në 15 korrik, Gjykata e Lartë e Pakistani nisi procedura ligjore kundër tij për mospërfillje të gjykatës ndaj një postimi ‘’poshtërues’’  në Twitter kundër të njëjtës gjykatë dhe gjyqtarëve të saj . Në postimin e 13 korrikut, Jani kritikoi shtatë nga dhjetë gjyqtarë të Gjykatës së Lartë pasi ato hodhën poshtë  kërkesën presidenciale , duke akuzuar kolegun e tyre, gjyqtarin Qazi Faez Isa për sjellje të papërshtatshme dhe shpërdorim detyre.

Ditën pas rrëmbimit, në 22 korrik, Jani duhej të paraqitej në gjyq për t’iu përgjigjur akuzave të ngritura për shkak të postimit të tij në Twitter.

Çfarë thotë rrëmbimi i Janit rreth lirisë së shtypit

Matiullah Jan sapo  la bashkëshorten e tij në shkollën në të cilën ajo punon, kur makina e tij u ndalua. Incidenti, i cili ,  u kap nga kamerat e sigurisë së shkollës, tregon se pati një përleshje të shkurtër, gjatë së cilës Jani hodhi celularin e tij në ambientet e shkollës. Rrëmbyesit e tij mundën ta merrnin celularin, vetëm pasi ata e morën Janin në një vendndodhje të fshehtë.

Sapo u mor vesh lajmi i rrëmbimit, vëllai i Janit së bashku me miqtë e tij shkuan në shkollë, morën regjistrimet nga kamerat e sigurisë dhe i  publikuan në mediat sociale. Për një kohë të shkurtër, hashtage si #BringBackMatiullah, të cilat kërkonin rikthimin e sigurt të gazetarit, u bënë trend në Twitter.

Ka pasur dhe kërkesa për t’i dhënë fund ndërhyrjes së shtetit në lirinë e shtypit. .Gazetari Amir Mateen denoncoi presionin që vjen nga ISPR-ja, krahu mediatik i Forcave të Armatosura të Pakistanit dhe agjenci të tjera.

Po e them këtë para kamerave, por aktivistët tanë të medias janë tepër të frikësuar për ta thënë këtë gjë në publik. Forca djema! Thuajeni. Ne po kontrollohemi nga agjencitë. Ne marrim telefonatat nga ISPR duke na treguar se çfarë mund të themi dhe se çfarë nuk mund të themi. Unë jam i papunë, sepse thashë Jo. Do ta thoni ju https://t.co/NnbqLmgLtd

— Amir Mateen (@AmirMateen2) 21 korrik, 2020

Përdoruesja e Twitterit Naila Inajat i rikujtoi ndjekësit e saj rreth frekuencës shqetësuese të rrëmbimeve të tjera.

Pamjet nga kamerat e sigurisë janë marrë. Rrëmbimet e dhunshme përdoren nga Pakistani për të heshtur kundërshtarët. Nga Saleem Shahzad, Umar Cheema tek Matiullah Jan, vazhdon me mosndëshkim. #BringBackMatiullah pic.twitter.com/lkdeFUD3gr

— Naila Inayat नायला इनायत (@nailainayat) 21 korrik, 2020

Duke postuar nga llogaria e të atit, djali i Janit kërkoi që qeveria ta rikthente atë përsëri dhe që agjencitë e shtetit të mbahen përgjegjës për rrëmbimin e tij:

Matiullah Jan, im at, është rrëmbyer në zemrën e kryeqytetit Islamabad. Kërkoj që ai të gjendet dhe që agjencitë që fshihen pas gjithë kësaj të mbajnë përgjegjësi. Zoti e ruajt atë.

Matiullah Jan (@Matiullahjan919) 21 korrik, 2020

 Duke folur për medina, bashkëshortja e Janit, Kaneez Sughra, tha se kur e telefonoi atë rreth orës 1, një nga celularët e tij ishte i fikur dhe se ai nuk po përgjigjej tek celulari tjetër.
“Të gjithë e dinë se kush e rrëmbeu’’, tha ajo, duke u referuar agjencive të shtetërore të sigurisë.
Ajo shtoi: ‘’ Nuk ka ndonjë sekret rreth atyre që kanë vite që e ndjekin’’.

Në vitin 2017, Jani u sulmua në Islamabad, por shpëtoi pa lëndime. Ai bashkë me fëmijët e tij po udhëtonin drejt Bhara Hahusë, 18 km larg Islamabadit, teksa dy motoçiklistë ,të cilët po vinin nga drejtimi i kundërt thyen xhamin e makinës së tij me një gurë.

‘Kritikimi në Twitter’

Rrëmbimi i Janit ka shkaktuar trazira në Pakistan, teksa Gjykata e Lartë  ka bërë thirrje për një investigim rreth zhdukjes së tij.

Gjatë një seance të Asamblesë Kombëtare më 21 korrik , anëtarë të partive opozitare dhe gazetarë të pranishëm lanë sallën në shenjë proteste dhe deklaruan se do të vazhdojnë të bojkotojnë seanca të tjera derisa qeveria të zbulojë se ku ishte marrë Jani dhe të identifikohen personat përgjegjës.

Bojkoti tashmë ka përfunduar, megjithëse ato pyetje mbeten pa përgjigje.

Ministrja e të Drejtave të Njeriut, Shireen Mazari shkroi në mediat sociale se rrëmbimi i Janit ishte ‘’shumë shqetësues’’, mirëpo ajo u kritikua nga ndjekësit e saj, të cilët u shprehën se detyra e saj është ta shpëtojë Janin, jo thjesht të postojë në Twitter rreth ngjarjes.

Ndërkohë, kryetari i Komitetit të Senatorëve për të Drejtat e Njeriut, Mustafa Nawaz Khokhar, u shpreh në Twitter se inspektori i përgjithshëm i policisë duhet të informojë komitetin rreth incidentit:

Si një çështje urgjente dhe me rëndësi të padiskutueshme, inspektori i përgjithshëm i Islamabadit është thirrur për të informuar komitetin e të Drejtave të Njeriut të nesërmen rreth rrëmbimit/zhdukjes së gazetarit të shquar Matiullah Jan pic.twitter.com/Dxgg8EVMSm

— Mustafa Nawaz Khokhar (@Mustafa_PPP)  21 korrik, 2020

Megjithatë, senatori Sherry Rehman, anëtar i partisë opozitare ‘’Partia Popullore e Pakistanit’’ (PPP) , sugjeroi që këto ‘’broçkulla’’ të dënimeve në Twitter nga ana e ministrave duhet të ndalet.
‘’Mos bëni thirrje në Twitter për ta dënuar aktin. Ju duhet të veproni ose të jepni dorëheqjen’’.

Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Pakistan, së bashku me aktivistë të të drejtave dhe organizata gazetarie, dënojnë rrëmbimin dhe shprehin shqetësim rreth përpjekjeve në rritje për të kontrolluar median:

Ne jemi tepër të shqetësuar nga përpjekjet në rritje për të kontrolluar median, shtypur zërat e pavarur dhe mbajtur në kontroll disidentët politikë, duke krijuar kështu një mjedis të frikës së vazhdueshme. Rrëmbimi i @Matiullahjan919 është një akt frikacak dhe kërkon korrigjim të menjëhershëm https://t.co/54HwzBdga2

—Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Pakistanit (@HRCP87) 21 korrik, 2020

Rrëmbimi i Janit gjithashtu nxiti një protestë të vogël nga gazetarët në Islamabad:

Përditësim: Ne gazetarët jemi duke u mbledhur jashtë klubit të shtypit të Islamabadit duke kërkuar #BringBackMatiullah #MatiullahJan @Wabbasi007 @awaheedmurad pic.twitter.com/g0faqi9js3

— Asad Ali Toor (@AsadAToor) 21 korrik, 2020

Rikthimi i Janit dhe seanca dëgjimore

Avokati Shahid Abbasi, vëllai i Janit, i cili gjithashtu po vepron si këshilltari i tij ligjor, tha se ai morri një telefonatë nga një numër i panjohur duke e informuar atë për të marrë Jani në Fateh Jang. Jani më vonë, në një postim në Twitter shprehu mirënjohjen ndaj të gjithëve që ngritën zërin në mbështetje të tij.

Jam kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë. Zoti është treguar i mirë me mua dhe me familjen time. I jam mirënjohës miqve, komuniteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të gazetarisë, partive politike, medias sociale, aktivistëve të të drejtave, organet e avokatëve dhe sistemin gjyqësor për përgjigjen e tyre të shpejtë që e bëri të mundur shpëtimin tim.

— Matiullah Jan (@Matiullahjan919) 22 korrik, 2020

Në seancën e tij gjyqësore, e cila vazhdoi siç ishte planifikuar më 22 korrik, Jan e lidhidrejtpërdrejt rrëmbimin e tij me përbuzjen e akuzave të gjykatës, duke thënë: “Nga njëra anë, njerëzit nuk lejohen të flasin dhe nga ana tjetër, ata që guxojnë të flasin u jepen njoftime për përbuzje gjyqësore “.

Në paraqitjen e tij në gjykatë, Janit iu dha dy javë kohë për të përgatitur çështjen e tij.

Teksa Gjykata e Lartë drejtoi policinë e Islamabadit të paraqesë një raport mbi rrëmbimin e Janit dhe lirimin pasues, ajo gjithashtu pyeti: ‘’Çfarë po bëjnë institucionet?
Asnjë agjenci apo institucion nuk ka të drejtë t’i marrë gjërat në duart e veta’’.

Në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit 2020 , Reporterët Pa Kufij (RPK) e renditën Pakistanin në vendin e 145 nga 180 shtete, një aktakuzë e vërtetë mbi gjendjen e lirisë së shtypit në Pakistan.

Rrëmbimi i Janit nuk është hera e parë që një gazetar është keqtrajtuar apo rrëmbyer. Në fakt, qeveria e kryeministrit Imran Khan është akuzuar për përpjeke për të heshtur disidentët. Disa shtëpi mediatike kanë përjetuar një shtrëngim financiar, i cili ka rezultuar në disa botime të dalin nga shtypi dhe një numër i madh i profesionistëve të medias  të humbasin punët e tyre.

Komento

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.