I sheh këto gjuhë këtu? Ne përkthejmë artikujt e Global Voices për ta bërë gazetarinë qytetare botërore të mundshme për këdo.

Demokracia e Shqipërisë varet në fije të perit: Opozita braktis Parlamentin, nis protesta masive

Opozita shqiptare proteston në Tiranë, 21 Shkurt 2019. Fotot nga Ivana Dervishi/BIRN Albania, përdorur me lejen e autores.

Mijëra shqiptarë morën pjesë në një protestë të udhëhequr nga opozita më 21 shkurt në kryeqytetin e vendit, Tiranë. Ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme pas një investigimi nga Zëri i Amerikës dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, se zyrtarë qeveritarë kanë bashkëpunuar me bandat kriminale në një skemë blerje votash në zgjedhjet e vitit 2017.

Tubimi kulmoi me dorëheqjen e 57 ligjvënësve të opozitës. Me parlamentin e mbyllur në këtë ditë, deputetët u bashkuan me protesta dhe denoncuan skemën e dyshuar të blerjes së votave nga ana e qeverisë. Ata kanë deklaruar se po heqin dorë nga mandatet e tyre “në mënyrë që t'ua kthejnë njerëzve dhe të bëhen qytetarë të thjeshtë”.

BE dhe fuqitë e tjera perëndimore kritikuan vendimin e ligjvënësve. Shqipëria e anëtarësuar në NATO synon të fillojë negociatat e plota për anëtarësimin në BE në 2019.

Lajmi i Zërit të Amerikës dhe BIRN-it i shtoi flakët e një marrëdhënieje tashmë të acaruar mes qeverisë dhe opozitës. Partia Socialiste mori pushtetin në vitin 2013 dhe prej atëherë ka kaluar reforma gjithëpërfshirëse, mes të cilave në gjyqësor – me mbështetjen e opozitës – që është çelësi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Megjithatë, opozita pretendon se kryeministri Edi Rama ka arritur të përmbysë sistemin dhe ka kapur institucionet shtetërore, që të qeverisë pa kontroll.

Deri më tani, Prokuroria e Shqipërisë nuk ka nisur hetime formale pas pretendimeve të VoA dhe BIRN.

Tubimi i 21 shkurtit ishte një nga më të mëdhenjtë që u mbajt në Shqipëri, që nga vitet 1990. Ai pasoi një demonstratë masive më 16 shkurt, ku pati akte të vogla të dhune, kur policia përdori gaz lotsjellës. Ndërsa protesta e 21 shkurtit ishte e qetë. Autoritetet bllokuan sinjalin e internetit dhe atë telefonik për disa orë, duke penguar gazetarët që të transmetonin drejtpërdrejt ngjarjen.

Nëse opozita vendos të vazhdojë me bojkotin, kjo do të jetë hera e parë që nga rënia e komunizmit në 1992 që Shqipëria do të ketë një parlament me një parti e vetme.

BE dhe SHBA dënuan lënien e mandateve

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian, organi më i lartë ekzekutiv i BE-së, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn lëshuan një deklaratë më 21 shkurt duke i bërë thirrje opozitës që të mos bojkotojë procesin politik dhe të dënojë tonin e dhunshëm të disa ligjvënësve të opozitës të shfaqur gjatë protestave.

Lexo deklaratën e përbashkët me Federika Mogerini për zhvillimet e fundit në Shqipëri. Ne dënojmë ashpër çdo retorikë nga liderët politikë që bëjnë thirrje për dhunë. Lënia e mandateve dëmton demokracinë dhe minon progresin e bërë në rrugën drejt BE.

Ambasada amerikane ishte e prerë kur i bëri thirrje “të gjithë deputetëve  të dalin mbi grindjet politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet e parimet qendrore për çdo demokraci. Nëse nuk arrin të bësh punën tënde, zhgënjen njerëzit për të cilët ke privilegjin të shërbesh”. Deklarata e saj zyrtare shtonte:

Furthermore, the decision by the opposition to relinquish their mandates seriously hinders the functioning of democracy in Albania. The Parliament is the place where reforms and relevant developments should be discussed and taken forward, not boycotted. These decisions and acts are counterproductive, go against the democratic choice of Albanian citizens and undermine the progress the country has made on the European Union path.

Për më tepër, vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është vendi ku reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të ecet përpara, e jo të bojkotohet. Këto vendime dhe akte janë kundërproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të shtetasve shqiptarë dhe minojnë progresin që vendi ka bërë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Kreu i opozitës Lulzim Basha iu përgjigj deklaratave në një fjalim:

Ask me whatever you want and I will do so. But do not ask me to accept for my people someone you would not accept for your people! We want for our country what is demanded from our European and American allies. We are not the people of violence, we will never accept a PM gangster caught in the act of buying votes.

Më pyesni çfarë të doni dhe unë do ta bëj këtë. Por mos më kërkoni të pranoni për njerëzit e mi një person që ju nuk do ta pranonit për popullin tuaj! Ne duam për vendin tonë atë që kërkohet nga aleatët tanë evropianë dhe amerikanë. Ne nuk jemi popull i dhunës, ne kurrë nuk do të pranojmë një gangster kryeministër të kapur në aktin e blerjes së votave.

Shumë aktivistë dhe analistë pajtohen se demokracia e Shqipërisë ka shënuar regres që nga rishikimi i vitit 2008 i Kodit Zgjedhor, i cili ka kthyer sistemin miks zgjedhor në rajonal proporcional dhe njëkohësisht zvogëloi 40 zonat elektorale në vetëm 12. Partitë më të mëdha përfituan nga sistemi dhe kritikët pretendojnë se procedura legjislative që buroi nga direktiva e re është kryer në mënyrë jo transparente.

Apatia politike mbizotëron në Shqipëri: Sondazhet thonë se 62 për qind e qytetarëve nuk u besojnë partive aktuale politike. Një studim gjithashtu tregon se papunësia mes të rinjve në Shqipëri është më e larta në Evropë, ndërsa një raport tjetër thotë se një në dy shqiptarë dëshiron të emigrojë në vendet më të pasura.

Teksa opozita shqiptare ndodhet në një territor të paeksploruar, mbetet të shihet nëse shumica do të reagojë në mënyrë konstruktive për të zgjidhur krizën.

Korrektim: Versioni i mëparshëm gabimisht e përshkruante koalicionin PD-LSI si të djathtë; LSI është parti e majtë.

Komento

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.