Mosmbajtja e premtimeve mbi reformën e sistemit zgjedhor shkakton një valë të re protestash në Gjeorgji

Një protestë kundër Ëndrrës gjeorgjiane dhe kreut të saj Bixhina Ivanishili jashtë ndërtesës së parlamentit në Tbilisi, nëntor 2019.  Foto (c): Mari Nikuraxhe / OC Media. E përdorur me leje.

Në së paku dy raste, javën e shkuar policia përdori ujë me presion kundër protestuesve, të cilët zgjodhën ndërtesën e parlamentit si vendin e tyre për t'i kërkuar qeverisë që të kalojë në një sistem plotësisht proporcional. Teksa tensioni është në rritje, barrikada prej metali janë vendosur rreth parlamentit gjeorgjian. Në internet një debat i nxehtë ka shpërthyer duke krijuar hashtaget #GeoElectoralCrisis dhe #სირცხვილია (“Turp”- në gjeorgjisht).

Reforma zgjedhore ishte një nga premtimet e bëra nga Bixhina Ivanishvili, kryetari me shumë influencë i partisë qeverisëse gjeorgjiane, pas përleshjeve të dhunshme midis policisë dhe protestuesve në qershor. Por kur një votim parlamentar u mbajt më 14 nëntor lidhur me sistemin e ri zgjedhor, ai u mund shumë ngushtë me vetëm 101 vota pro, 3 kundër dhe abstenime të shumta. Ivanishvili shprehu keqardhje rreth rezultatit, por disa vëzhgues dyshuan se parlamentarët e Ëndrrës gjeorgjiane do të votonin në mënyrë të pafytyrshme  kundër propozimit të qeverisë së tyre pa pasur një miratimin të mëparshëm. Që nga ajo kohë 12 deputetë janë larguar nga Ëndrra gjeorgjiane, duke përfshirë ministra të shquar.

Parlamenti i Gjeorgjisë përbëhet nga 150 vende, 115 nga të cilat tani mbahen nga një koalicion i udhëhequr nga Ëndrra gjeorgjiane. Sipas disa llogaritjeve nga Open Caucasus Media (një partner i Global Voices), Ëndrra gjeorgjiane do të kishte vetëm 74 vende në parlament në qoftë se zgjedhjet e vitit 2016 do të ishin mbajtur në kuadrin e një sistemi zgjedhor proporcional. Ëndrra gjeorgjiane që atëherë ka argumentuar se sistemi elektoral i përzierë nuk mund të përdoret edhe për zgjedhjet e ardhshme në tetor të 2020-ës. Ndonëse krerët e partive kanë shprehur mbështetje për ndryshimin e kushtetutës për të lejuar zgjedhjet parlamentare të 2024-ës të përdorin sistemin e ri, ata kanë nisur gjithashtu një fushatë PR duke argumentuar se i ashtuquajturi “modeli gjerman” i propozuar nga opozita është jokushtetues.

Megjithatë, si një gjest i vullnetit të mirë, Ivanishvili premtoi se partia do të heqë dorë nga kandidatët e saj në disa zona për të bërë të mundur një zgjedhje me pikëpamje të ndryshme për t'u dëgjuar në parlament.

Protestuesit shprehen se nuk është e mjaftueshme:

ჩვენი მოთხოვნა უცვლელია – ჩვენ ვითხოვთ პროპორციულ არჩევნებს, როგორც გარანტს, რომ ამ ქვეყანაში ვერცერთი პარტია ვერ მოახერხებს საკონსტიტუციო უმრავლესობის ხელში ჩაგდებას და ხალხის საკუთარ ნებაზე მართვას!

ჩვენ ვპირდებით ქართულ ოცნებას, რომ მათი ზამთარი გაუსაძლისი გახდება.

Kërkesa jonë është e pandryshuar. Ne kërkojmë zgjedhje proporcionale si një garanci se asnjë parti në këtë vend nuk do të jetë në gjendje të kapë një shumicë kushtetuese dhe të qeverisë kundër vullnetit të popullit!

Ne premtojmë që dimri i ardhshëm i Ëndrrës gjeorgjiane do të jetë i papërballueshëm.

Nga një faqe e Facebook “For Freedom”, 26 nëntor 2019

Ata pohojnë se vota parlamentare ishte një dredhi duke i mundësuar Ivanishvilit dhe partisë së tij të qëndrojë në pushtet pavarësisht rënies së mbështetjes.

Redaktori i MEDIAS  OC, Mari Nikuradze vuri në dukje se një takim i pritur gjatë midis zyrtarëve të Ëndrrës gjeorgjiane, anëtarëve të opozitës dhe diplomatëve të huaj nuk përfshinte organizatorë të protestës:

Që nga ai takim, protestat kanë vazhduar në kryeqytetin gjeorgjian. Në mbrëmjen e 2 dhjetorit demonstruesit në qendër të Tbilisit u sulmuan nga një grup njerëzish  të cilët, sipas një gazetari të Medias të OC ishin përkrahës të Ëndrrës gjeorgjiane.

Si erdhëm deri në këtë gjendje?

Ëndrra gjeorgjiane ka qeverisur Gjeorgjinë që nga 2012, kur mundi Lëvizjen e Bashkuar Kombëtare (UNM) të Mikheil Saakashvilit në zgjedhjet parlamentare. Saakashvili u largua nga Gjeorgjia menjëherë pas kësaj dhe u dënua nga një gjykatë gjeorgjiane  për abuzim të pushtetit në vitin 2018 me akuza të konsideruara gjerësisht të motivuara politikisht.

Ivanishvili u përpoq ta distanconte veten nga paraardhësi i tij sa më shumë të ishte e mundur. Nuk ishte e vështirë. Saakashvili, një avokat me arsimim amerikan ka një sfond krejt të ndryshëm nga Ivanishvili, pasuria e të cilit llogaritur në 5.4 miliardë $, u fitua kryesisht në Rusi. Për njerëzit e Tbilisit, vila e tij e qelqtë mbi qarkun historik të Solakit është një kujtim i përditshëm i ndikimit që ai gëzon në këtë shtet të Kaukazit të jugut prej 3.7 milionë.

Në vitet e fundit, ky ndikim është bërë një subjekt i diskutimeve të shumta. Pavarësisht se shërbeu si kryeministër në vitet 2012-2013, pushteti i Ivanishvilit ka qenë kryesisht jozyrtar apo ushtruar nëpërmjet kryesimit të tij të Ëndrrës gjeorgjiane, një rol që ai ka marrë dhe hequr dorë disa herë. Gjeorgjia ka pasur shumë kryeministra që kur Ivanishvili u largua nga ky post dhe nuk ka kaluar pa u vënë re fakti që katër nga pasuesit e tij dhe disa ministra të tanishëm dhe të mëparshëm kanë patur lidhje të ngushta biznesi e personale me miliarderin, veçanërisht nëpërmjet administrimit të kompanisë së tij Cartu. Kjo gjendje po përshkruhet nga Transparecy International Georgia  si një “kapje shteti”.

Viti 2019 ka qenë një nga më të vështirët për Ëndrrën gjeorgjiane. Në fund të qershorit shpërthyen protesta masive kur politikani rus Georgi Gavrilov u ftua të marrë pjesë në një seancë në parlamentin gjeorgjian. Duke ditur që trupat ushtarake ruse janë të pranishme në 20% të territorit gjeorgjian në rajonet a Abkazisë dhe Osetisë së Jugut, kjo ishte një lëvizje provokuese. Policia u kundërpërgjigj me një shtypje masive  të protestës në të cilën disa nga 20 000 protestues pësuan dëmtime në sy pasi u qëlluan me plumba gome. Simbolizmi ishte i rëndësishëm. Ëndrra gjeorgjiane erdhi në pushtet nga një valë zemërimi popullor në rendin gjithnjë e më të rëndë të qeverisë së UMN-së, veçanërisht me shtypjen e një proteste të dhunshme  në Tbilisi në 2007. Tani, dukej se Ëndrra gjeorgjiane po ndiqte gjurmët e tyre.

Linja e UNM-së e artikuluar nga Sakashvili nga mërgimi i tij në Europë, është se Ivanishvili është pro Rusisë dhe për këtë arsye ai është një kërcënim për sovranitetin e Gjeorgjisë. Një version më i butë i këtij argumenti i përmbahet idesë se një rend i tillë i kaq i rëndë në thelb ndjek një model rus. Toni i kritikës dhe mbështetjet e disa kritikëve mund të ndryshojnë, por disa vëzhgues të politikës gjeorgjiane i thanë Global Voices se ata mendonin se Ivanishvili e kishte ekzagjeruar konsolidimin e kontrollit të politikës gjeorgjiane duke shkaktuar një përplasje.

Gia Nodia e cila është dhe drejtoreshë e Shkollës Ndërkombëtare për Shkenca Politike në Universitetin Shtetëror të Ilias në Tbilis theksoi aspektin gjeopolitik:

Kjo krizë filloi duke mashtruar. Ivanishvili është parë si një person që ka mashtruar njerëzit. Kjo do të thotë se ai nuk mund të konsiderohet si një njeri i besueshëm (jo se ai nuk është besuar më parë, por këtë herë ai kaloi një tjetër vijë të kuqe). Nga ana tjetër ai është i përgatitur të bëjë gjithçka për të mbajtur pushtetin. Opozita gjithashtu nuk e dinte se çfarë saktësisht të bënte për t'iu kundërvënë masës së papritur të Ivanishvilit. Kjo ishte një recetë për radikalizim: strategjia ka për qëllim të zhvlerësojë më tej Ivanishvilin. Faktori rus është gjithashtu shumë i theksuar në diskutim. Ivanishvili shihet si dikush që po e sjell Gjeorgjinë më afër me Rusinë. Kjo nënkupton bërjen e Gjeorgjisë më autokrate, që është më e ngjashme me Rusinë, por kjo gjithashtu do të thotë se Ivanishvili ka tjetërsuar perëndimin dhe në të vërtetë Gjeorgjia është më e izoluar se kurrë më parë, që do të thotë se kjo lëvizje e afërson Gjeorgjinë me Rusinë e Putinit  edhe në kuptimin gjeopolitik.

Korneli Kakaçia, profesor i shkencave politike në Universitetin shtetëror Ivane Javakhishvili në Tbilis, theksoi natyrën personale të konfrontimit. Rivaliteti i Ivanishvilit me Saakashvilin është përshkallëzuar në një “zero-sum game” tepër të rrezikshme.

Për shkak të natyrës tepër të polarizuar të politikës gjeorgjiane dhe grindjes personale mes Ivanishvilit dhe Saakashvilit të dy konsiderojnë se nuk mund të përballojnë të humbasin zgjedhjet. Në fund të fundit kjo ka të bëjë me mbijetesën jo vetëm të regjimit, por me pasurive të tij personale, sigurinë dhe privilegjet. Kështu që kur ai premtoi përfaqësim proporcional nën presion, ai i llogariti keq. Tani po llogarit shanset e tij më me kujdes. Por Ëndrra gjeorgjiane është shumë eklektike, si një martesë e stisur, e cila pothuajse u shua pa mbështetjen e saj financiare. Unë mendoj se është shumë vonë për të dhe ai mendon se duke demonizuar Saakashvilin dhe UNM ai ende mund të ngjitet në pushtet. Por ai ka humbur shumë besueshmëri dhe ndryshe nga paraardhësit e tij ai nuk di si të largohet me mirësi.

Ky konfrontim është ndoshta arsyeja pse politikanët e Ëndrrës gjeorgjiane dhe mbështetësit e tyre shpesh i kanë paraqitur protestat në kryeqytet si asgjë më tepër se një përpjekje nga qeveria e turpëruar e UMN-së për t'u kthyer në pushtet jashtë kutisë së votimit. Disa pjesëmarrës theksuan për Global Voices se ndërsa mbështetësit e UMN-së janë të pranishëm në rrugë, lëvizja është e ndryshme duke përfshirë liberalët, social demokratët, socialistët dhe neo-nacionalistët.

Grigol Gegelia, një historian dhe politikan nga Lelo (një parti centriste e themeluar kohët e fundit në Gjeorgji), u shpreh për Global Voices se vendi kishte një shans të miratonte një sistem zgjedhor progresiv gjithëpërfshirës, i cili do t'i kishte mundësuar demokracisë tonë të dobët që të lëvizte përtej dy-partiakes, e cila ka dëmtuar tepër rëndë kulturën politike në mënyra radikale. Gegelia thekson gjithashtu se ky nuk është një veprim “Mishist”(termi gjeorgjian i përdorur për përkrahësit e Sakashvilit).

Në mënyrë të ngjashme, disa komentatorë të zhgënjyer për Ëndrrën gjeorgjiane, nuk janë më të shqetësuar nga aftësia e dukshme e Sakashvilit për të parë çdo protestë politike në Gjeorgji si një referendum për kthimin e tij:

შევხედოთ ვინ არის „ქართული ოცნების“ ალტერნატივა?! მე არც ის მინდა, რომ ესენი სამუდამოდ დარჩნენ და არც ის მინდა, რომ „ისინი“ მობრუნდნენ. ალტერნატივა უნდა შეიქმნას საზოგადოების წიაღში. […] აქვე უნდა ითქვას ისიც, რომ „ქართული ოცნება“ ეს არის უსერიოზულესი პრობლემა, ძველი ხელისუფლება კი იყო ტრაგედია – სწორედ ესაა განსხვავება: პრობლემის მოგვარება შეიძლება, ტრაგედიას კი ვერ მოაგვარებ, ტრაგედია უნდა გადაიტანო

Pra le të shikojmë se kush është alternativa. Nuk dua që këta njerëz të jenë në pushtet përgjithmonë, por gjithashtu nuk dua që ata të rikthehen. Një alternativë duhet të rrënjoset në zemrat e shoqërisë. Duhet thënë gjithashtu se Ëndrra gjeorgjiane është një problem serioz, ndërsa qeveria e fundit ishte një tragjedi. Ky është ndryshimi: një problem mund të zgjidhet, por një tragjedi nuk mund të shmanget.

Poeti David Magradze për Interpressenews,  17 Nëntor 2019

Sipas  Sopo Japaridze, një aktivist nga Tbilisi së bashku me rrjetin Solidaritet, një sindikatë e pavarur, rivaliteti midis Ëndrrës gjeorgjiane dhe UNM-së është përqendruar kryesisht në “kush janë palët në krahasim me ato që bëjnë”. Kjo ishte arsyeja pse disa anëtarë të koalicionit më të gjerë të Ëndrrës gjeorgjiane kanë shkëmbyer besnikërinë e tyre gjatë viteve të fundit. Beka Natsvlishvili, një deputet i pavarur që u largua nga koalicionin në pushtet në muajin shkurt,u shpreh për Global Voices se shpresat e tij për një qeveri me orientim më shumë social pas rënies së Saakashvilit ishin rrëzuar:

Shpresoja se Ëndrra gjeorgjiane do te ndryshonte rrugën neoliberale të zgjedhur nga Saakashvili. Të gjitha sugjerimet e mia lidhur me këtë çështje u kundërshtuan kështu që nuk gjeta më arsye për të qëndruar në shumicën parlamentare. Ëndrra gjeorgjiane është një parti pushteti pa ndonjë ideologji, tipike për Gjeorgjinë dhe hapësirën pas-Sovjetike. Kur humbasin pushtetin ata zhduken, sepse përkrahësit e tyre nuk kanë ndonjë arsye të mbështesin një parti të tillë. Kjo gjë nuk mund të të sigurojë një punë në sektorin shtetëror apo në ndonjë shërbim tjetër. Kjo ka ndodhur me pothuajse të gjitha partitë në pushtet në Gjeorgji. Përjashtimi bën Lëvizja Kombëtare e Bashkuar, sepse ata përpunuan një ideologji të neoliberalizmit të kombinuar me një nacionalizëm anti-rus.

Mbështetja e Ëndrrës gjeorgjiane bazohet vetëm në frikën se UNM mund të rimarrë pushtetin dhe të hakmerret ndaj kundërshtarëve të saj politikë. Në këtë mënyrë, duke qenë se Ëndrra gjeorgjiane ka përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut, ajo nuk bëri gjë për të përmirësuar të drejtat sociale. Ne tani kemi neoliberalizëm me një fytyrë njerëzore. Për shkak të këtij diskutimi partitë mbizotëruese nuk ofrojnë programe reale për të zgjidhur problemet e njerëzve.

Në një vend ku paga mesatare mujore është e barazvlefshme me 400$, pabarazia sociale mund të çojë  lehtë në zëmërim politik.

Ashtu si në vitin 2004 kur UMN-ja e Saakashvilit dhe aleatët  rrëzuan Eduard Shevardnadzen në Revolucionin e Trëndafilave, Ëndrra gjeorgjiane e paraqiti veten si shpëtimtaren e një vendi më një kontratë të thyer sociale. Dhe ndërsa gjeorgjianët duken të zhgënjyer me Ëndrrën gjeorgjiane, është e paqartë se kush do të jetë shpëtimtari i tyre i ardhshëm. Si një vëzhgues afatgjatë i politikës gjeorgjiane Stefen Xhones  ka shkruar se cikli i shpëtimit dhe tradhëtisë është tragjedia përfundimtare e politikës gjeorgjiane sot: “Një humnerë në zgjerim midis udhëheqësve e cila në fund çoi në një shpërthimi popullor.”

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.