Historia e Haggadah-s së Sarajevës, libër mesjetar hebre që i mbijetoi inkuizicionit, holokaustit dhe luftërave jugosllave

Lea Maestro, nje vajze e re hebreje e Bosnjes përpara Haggadah në Muzeun Kombëtar të Bosnjë dhe Hercegovinës. Fotografi nga Midhat Poturović / Transitions, e përdorur me leje.

Lea Maestro, nje vajze e re hebreje e Bosnjes përpara Haggadah në Muzeun Kombëtar të Bosnjë dhe Hercegovinës. Fotografi nga Midhat Poturović / Transitions, e përdorur me leje.

Kjo histori nga Adelisa Mašić u botua fillimisht në Balkan Diskurs, projekt i Post-Conflict Research Center (PCRC). Global Voices riprodhoi një version të redaktuar si pjesë e një marrëveshje për shpërndarjen e përmbajtjes.

Për më shumë se njëqind vjet, dhe gjatë gjithë historisë së trazuar të Bosnjës, njerëzit e Sarajevës kanë mbrojtur  Haggadah-ën e Sarajevës, një koleksion i shkruar i rregulloreve dhe traditave. Shtepia e tij është Muzeu Kombëtar i Bosnjë-Hercegovinës, që Haggadah-ës i është dashur të largohet disa herë nga ty për t'u ruajtur.

Haggadah është një koleksion i shkruar i parimeve dhe traditave të përdorura për Pashkën Hebraike, një festë që feston çlirimin e popullit hebre nga skllavëria egjiptiane. Familjet hebreje tradicionalisht lexonin tekste të Haggadah-ës përgjatë Pashkëve, që do të thotë që egziston një numër i madh i këtyre librave. Haggadah e Sarajevës është ndoshta një nga më të famshmet prej tyre.

Muzeu Kombëtar i Bosnjë-Hercegovinës përmend se Haggadah e Sarajevës u shkrua në Barcelonë rreth vitit 1350. Për shkak të persekutimit të hebrenjve në Spanjë, ai udhëtoi për në Itali në shekujt XVI dhe XVII, siç dëshmojnë shënimet në faqet e tij, para se të mbërrinte në Bosnjë dhe Hercegovinë në një moment të panjohur kohor para fundit të shekullit të XIX-të.

Haggadah e Sarajevës përmban një paraqitje figurative unike dhe është i vetmi Haggadah të asaj epoke që është ruajtur në tërësinë e saj.

“Për shkak të një situate të keqe ekonomike, familja Cohen, një familje sefardike nga Sarajeva, vendosi të shesë Haggadah e tyre. Në fillim, u ofrohej shoqatave të ndryshme hebreje, por askush nuk mund ta paguante çmimin e tij. Meqenëse Muzeu Kombëtar u themelua nga Qeveria Austro-Hungareze, ai kishte fonde të mjaftueshme për ta blerë atë, kështu që në 1894 ai bleu Haggadah për 150 kurora. Ne ende kemi marrëveshjen e blerjes në dokumentet tona”, tha kuratorja Lejla Bečar.

Haggadah u dërgua më pas nga Sarajeva në Vjenë për një analizë dhe u kthye më pas në Bosnjë Hercegovinë, me disa ulje dhe ngritje, pas disa vitesh.

Në 1941, Gjermania Naziste pushtoi Bosnjë e Hercegovinën, dhe me ndihmën e regjimit kukull që nazistët vendosën në Kroaci, ata kryen Holokaustoin kundër hebrenjve të Bosnjës. Në katër vitet e ardhshme, 10,000 hebrenj u vranë në Bosnjë, nga një popullsi prej 14,000 në total. Bečar shpjegoi se çfarë ndodhi me librin e çmuar gjatë asaj kohe:

Lejla Bečar. Foto nga Mustafa Öztürk, e përdorur me leje.

Lejla Bečar. Foto nga Mustafa Öztürk, e përdorur me leje.

Njemačke vojne snage su po cijeloj Evropi sakupljale jevrejske umjetnine kako bi formirali muzej uništene civilizacije. U Sarajevu su željeli isključivo Hagadu. Za nju je bio zadužen kustos Derviš Korkut, koji je bio iznimno učen čovjek. Kada ga je tadašnji direktor muzeja Joza Petrović obavjestio da su stigli Nijemci, on je Hagadu sakrio u pantalone i rekao da su je predali drugom oficiru to jutro. Nijemci su otišli tražiti tog oficira, kojeg su Derviš i Joza izmislili, dok su oni ostali razmišljati šta će uraditi sa Hagadom.

Forcat ushtarake gjermane mblodhën artin hebre në të gjithë Evropën për të krijuar një muze të një civilizimi të vdekur. Sarajeva donte Haggadah-ën ekskluzivisht. Kuratori shumë i ndritur Derviš Korkut ishte përgjegjës. Kur drejtori i atëhershëm i muzeut, Joza Petrović, e informoi atë se gjermanët kishin mbërritur, ai e fshehu Haggadah-ën në pantallona dhe tha që ata ia kishin dorëzuar një oficeri tjetër gjerman atë mëngjes. Gjermanët kërkuan këtë oficer, i cili ishte një shpikje e Derviq dhe Jozës, ndërsa të dy mbetën të pyesnin se çfarë do të bënin me Haggadah-ën.

Korkut, në rrezik të madh, fshehu Haggadah-ën e Sarajevës në një xhami në një fshat mysliman në malin Bjelašnica, ku qëndroi deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Më vonë, ajo u kthye në Muzeun Kombëtar në Sarajevë.

Haggadah i Sarajevës ishte përsëri në rrezik gjatë rrethimit të Sarajevës (1992-1996). Muzeu Kombëtar ishte në vijat e para të luftës dhe pësoi dëme të mëdha. Së bashku me shumë objekte të tjera të vlefshme, Haggadah u transferua në kasafortën e Bankës Kombëtare, ku u mbajt deri në fund të luftës në Bosnjë.

Faqe të një historie të trazuar. Foto nga Muzeu Kombëtar i Bosnjës dhe Hercegovinës, e përdorur me leje.

Faqe të një historie të trazuar. Foto nga Muzeu Kombëtar i Bosnjës dhe Hercegovinës, e përdorur me leje.

Haggadah e Sarajevës i ka mbijetuar Inkuizicionit, dy luftërave botërore dhe luftës në Bosnjë e Hercegovinë. “Ai ka nafakën boshnjake (fat i pastër)”, tha Bečar gjallërisht.

Për Luka Bošković, një ish-vullnetar në Muzeun Kombëtar, ndërsa pasuria kulturore e Bosnje-Hercegovinës është e paçmuar, brezat e rinj kanë pak njohuri për rëndësinë e Haggadah-ës.

“Në përvjetorin e muzeut dhe për Natën Evropiane të Muzeve, unë shoh të njëjtët miq që ndonjëherë arrijnë të sjellin dhe njerëz të tjerë. Të rinjtë nuk kanë prirje të shkojnë në muze”, tha ai.

Këshilla e tij për të rinjtë është: “Kur vizitoni Muzeun Kombëtar, shikoni nga afër ekspozitat, lexoni mbishkrimet dhe përmendni në rrjetet e juaja sociale ato që keni lexuar dhe mësuar gjatë asaj vizite. Asnjëherë mos nxitoni me këtë siç bëjmë zakonisht gjatë gjithë jetës sonë”.

Duke filluar nga sot, Haggadah e Sarajevës është përsëri në dispozicion të vizitorëve në kohë të rregullta të martën dhe të enjten nga ora 12:00 deri në 13:00, dhe gjithashtu çdo të shtunë të parë të çdo muaji në të njëjtën kohë.

Haggadah e Sarajevës, një nga objektet më të vlefshme dhe unike në koleksionin e Muzeut Kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës, është shfaqur publikisht vetëm në raste shumë të veçanta para vitit 2018 – zakonisht për Pashkën dhe përvjetorin e muzeut. – si reultat i mungesës së kushteve të përshtatshme.

Falë fondeve të Ambasadës Franceze në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe UNESCO-s, Haggadah tani ekspozohet dy herë në javë, të martën dhe të enjten nga ora 12:00 deri në 1 pasdite dhe gjithashtu çdo të shtunë të parë të muajit në të njëjtën kohë. Përveç kësaj, muzeu bën vizita të veçanta me ekspertë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.