Varret e ushtarëve emigrantë nepalezë në Rusi trondisin familjarët e tyre

Rupak Karki was killed on 30 June after joining the Russian Army to fight on the Ukraine front. A photo appearing to show is grave has been published on a memorial site

Rupak Karki u vra më 30 qershor pasi u bashkua me ushtrinë ruse për të luftuar në Ukrainë. Në internet ështlp publikuar një foto që duket se është varri i tij. Foto nga Nepali Times. Përdoret me leje.

Ky artikull nga Jibraj Chalise u botua fillimisht në Nepali Times dhe një version i redaktuar ribotohet në Global Voices si pjesë e një marrëveshjeje për ndarjen e përmbajtjes.

Gjatë festivalit Dasain në nëntor 2023, Sarala Thapa shkoi në shtëpinë e prindërve në lagjen Kapilvastu në Nepalin Perëndimor. Do të ishte një festë pa vëllanë e saj Rupak, i cili kishte shkuar në Rusi.

Por festa u kthye në tragjedi kur tre persona u shfaqën në shtëpi në komunën Banganga për t'u thënë familjarëve se Rupak ishte vrarë në luftën në Ukrainë, rreth 9,000 kilometra larg.

Që atëherë, familja e ka patur të vështirë të pranojë faktin që Rupak nuk jeton më. 24-vjeçari kishte shkuar në Rusi dy vjet më parë me një vizë studentore. Si dhjetëra nepalezë, i ishte bashkuar ushtrisë ruse, i joshur nga premtimi për një rrogë të mirë dhe marrjen e shtetësisë ruse.

“Vëllai im më telefonoi katër muaj më parë për të thënë se mund të mos dëgjohemi gjatë periudhës gjashtëmujore të stërvitjes dhe se ai do të na telefononte sapo të mbaronte trajnimi,” thotë Sarala. “Nuk kanë kaluar ende gjashtë muaj.”

Kryetari i lagjes (kreu i një institucioni të qeverisjes vendore) Sanju Saru Magar u telefonua nga Katmanduja dhe ju tha se Rupak ishte vrarë gjatë konfliktit në Ukrainë. Telefonuesi kërkoi që tja transmetonin informacionin familjes së Rupakut, por nuk ishte në gjendje të thoshte nëse trupi i pajetë do të mbërrinte.

Anëtari i këshillit të lagjes Rajkumar Tharu ishte mes atyre që shkuan në shtëpinë e Rupak në fillim të nëntorit për të njoftuar familjen për vdekjen e tij. Ishte përpjekja e tyre e dytë për t'i dhënë lajmin familjes. Anëtari i lagjes Tharu, i cili është gjithashtu fqinj me familjen Karki, thotë se babai i Rupak, Man Bahadur dhe nëna, Laxmi, nuk ishin pranonin që djali i tyre ishte vrarë.

“Ata ishin të sigurt se djali i tyre do t'i telefononte sapo të mbaronte stërvitjen,” thotë Tharu. “Ata gjithashtu e patën të vështirë të besonin sepse ne nuk mund t'u jepnim atyre asnjë detaj tjetër rreth vdekjes së tij.”

Kreu i lagjes Magar thotë se personi që e telefonoi për t'i dhënë lajmin u prezantua si zyrtar i ambasadës ruse, por pasi kontrolluan në True Caller, ata zbuluan se numri ishte i një kompanie të huaj punësimi. Ndërkohë, lajmi i pakonfirmuar për vdekjen e Rupak u përhap shpejt në lagjen në Nepal, që është vendlindja e Budës.

“Ne u përpoqëm disa herë të telefononim numrin, por nuk mundëm të kishim kontakt,” thotë Magar. “Duhet të njoftonim familjen me atë pak informacion që kishim.”

Më 4 dhjetor 2023, Ministria e Jashtme e Nepalit publikoi zyrtarisht emrat e gjashtë nepalezëve që ishin vrarë teksa shërbenin në ushtrinë ruse. Emri i Rupak Karki ishte i dyti në listë.

Të tjerët që kanë vdekur janë Sandip Thapaliya nga Gorkha, Dewan Rai nga Pokhara, Pritam Karki nga Syangja, Raj Kumar Roka nga Dolakha dhe Ganga Raj Moktan nga Ilam.

Sandip Thapaliya, who died on 28 June, is said to be buried in the same gravesite as Rupak Karki.

Sandip Thapaliya, i cili vdiq më 28 qershor, mendohet se është varrosur në të njëjtin varr me Rupak Karki. Foto nga Nepali Times. Përdoret me leje.

Pas konfirmimit nga ministria e Jashtme, anëtari i asamblesë provinciale Lumbini, Bishnu Panthi, së bashku me zyrtarë të tjerë të zgjedhur si dhe policinë lokale, arritën në shtëpinë e Rupak Karki të nesërmen në mëngjes për të njoftuar zyrtarisht familjen për vdekjen e tij.

Por zyrtarët e qeverisë ishin në gjendje t'i thonin familjes vetëm se Rupak ishte vrarë në luftën Rusi-Ukrainë, jo kur ka vdekur ose rrethanat, thotë xhaxhai i Rupak, Gautam Karki.

“Jemi ende të tronditur dhe konfuzë,” thotë Gautam. “Prindërit e Rupakut nuk arrijnë ta besojnë se djali i tyre i vetëm ka vdekur pa e parë trupin e tij.”

Babai i Rupak rrit pula, ndërsa nëna e tij është asistente në një kompani vendore mikrofinanciare. Vajza e madhe e çiftit, Sarala, është e martuar.

Rupak kishte mësuar gjuhën koreane në përpjekje për të gjetur punë në Korenë e Jugut. Por ai së bashku me fqinjin e tij Yuvaraj Poudel, vendosën të shkojnë në Rusi në fillim të vitit 2022, pasi mësuan se ishte më e lehtë të merrje një vizë studentore dhe të gjeje punë atje. Të dy arritën në Rusi përmes një agjencie të huaj punësimi në Katmandu në maj 2022.

Një vit më vonë, Rupak nënshkroi një kontratë për Operacionet Speciale Ushtarake (SMO) me ministrinë ruse të Mbrojtjes për të shërbyer në ushtri. Yuvaraj Poudel, i cili shkoi në Rusi me Rupak dhe që po ashtu u rekrutua, vijon të kontaktojë ​​familjen e tij.

Faqja e internetit ruse Book of Memories of Ivanovo thekson se Rupak Karki u vra më 30 qershor në Ukrainë, teksa ndërsa merrte pjesë në ‘operacionin special ushtarak’. Faqja e internetit përfshin fotografi të një varri me emrin e tij në alfabetin cirilik dhe një fotografi në qytetin Novo-Talitsy në Ivanovo, një rajon administrativ rus 324 kilometra në verilindje të Moskës.

Një tjetër faqe interneti ruse e lajmeve, Cursiv, duke përmendur një libër kujtimi nga rajoni i Ivanovos, njoftoi se Sandip Thapaliya dhe një person tjetër, kombësia e të cilit nuk është bërë e ditur, janë varrosur në të njëjtin rajon së bashku me Rupak Karki.

Sandip Thapaliya u tha se ishte vrarë në qytetin ukrainas Bakhmut në korrik dhe trupi i tij mendohej se ishte varrosur pranë vijës së frontit. Sipas memorialit, Sandipi u vra më 28 qershor gjatë një ‘misioni ushtarak’.

Fotografitë tregojnë emrat dhe datat e lindjes në varret e Rupakut dhe Sandipit, me kurora të vendosura mbi to.

Një rob nepalez lufte i paidentifikuar që mbahet nga ushtria ukrainase i ka dërguar një video teksa qante familjes së tij duke i kërkuar që të ndihmojnë të kthehet në atdhe. Në video, ai tha se ka rob “të tjerë” nepalezë në Ukrainë.

Ministria e jashtme e Nepalit njoftoi në nëntor 2023 se një rekrut nepalez në ushtrinë ruse, Bibek Khatri nga Bardia, ishte gjithashtu rob lufte në Ukrainë dhe se qeveria po përdorte kanalet diplomatike për rikthimin e tij në atdhe.

Policia nepaleze paraburgosi më 5 dhjetor dhjetë rekrutues të huaj punësimi, pasi dyshohet se dërguan nepalezë në Rusi me viza turistike për t'u rekrutuar në ushtrinë ruse. Sipas mediave të ndryshme, agjencitë e punësimit kanë dërguar të paktën 200 nepalezë në Rusi, duke ju premtuar rroga të larta dhe marrjen e shtetësisë ruse.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.