A është mbulimi selektiv i luftës së Izraelit në Gaza në Çeki ndjekës apo krijues i antisemitizmit?

Pro-Palestinian demonstration in Prague November 1, 2023. Photo by Giuseppe Picheca, used with permission.

Demonstrata pro-palestineze në Pragë, 1 nëntor 2023. Një poster thotë: “Ndaloni gjysmë të vërtetat, ndaloni propagandën, e vërteta do të fitojë”. Foto nga Giuseppe Picheca, e përdorur me leje.

Që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, qeveria çeke dhe masmediat kanë shprehur vazhdimisht mbështetje të palëkundur për Izraelin dhe popullin izraelit. Kjo mbështetje vazhdon edhe për përgjigjen izraelite ndaj Gazës, e cila në fakt po vret popullsinë civile.

Mbështetja zyrtare çeke nuk është thjesht deklarative. Pas vizitës së kryeministrit Petr Fiala në Izrael më 25 tetor, Republika Çeke filloi furnizimin me pajisje ushtarake për Izraelin. Fiala madje mbështeti zhvendosjen e ambasadës çeke nga Tel Avivi në Jeruzalem. Ai thekson të drejtën e Izraelit për t'u vetëmbrojtur ndërkombëtarisht, përfshirë brenda BE-sëKëshillit Evropian dhe OKB-së. Veçanërisht, Republika Çeke ishte një nga 14 vendet që votuan kundër rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB- së që bënte thirrje për një armëpushim në luftën izraelite kundër Palestinës.

Fiala e quan vendin “zëri i Izraelit në Evropë.” Ai ka marrë pjesë në demonstratat pro-izraelite në Pragë, duke dënuar sulmin e 7 tetorit si një sulm ndaj “njerëzimit dhe qytetërimit tonë”.

Zyrtarë të tjerë, përfshirë ministren çeke të Mbrojtjes Jana Černochová, mbështesin hapur Izraelin. Ajo madje bëri thirrje që Republika Çeke të tërhiqet nga OKB-ja në përgjigje të rezolutës së armëpushimit. Černochová mori pjesë në demonstratën e parë pro-palestineze të Pragës të organizuar nga Jo në Emrin Tonë! — Iniciativa për një paqe të drejtë në Lindjen e Mesme (Ne naším jménem! – Iniciativa za spravedlivý mír na Blízkém východě); megjithatë, pjesëmarrja e saj ishte për të mbështetur Izraelin.

Qëndrimi zyrtar pro-izraelit thekson shpesh keqkarakterizimin e të drejtës për vetëmbrojtje si shtypje, duke u përafruar me ndjenjat e artikuluara në një letër të ndarë me qeverinë nga drejtuesit e universiteteve dhe institucioneve kërkimore izraelite.

Presidenti i Republikës Çeke Petr Pavel shprehu gjithashtu mbështetjen e tij për Izraelin gjatë festës kombëtare çeke më 28 tetor. Në fjalimin e tij, ai pranoi kërcënimet me të cilat përballet vendi, duke përfshirë luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe nevojën që Izraeli t'i përgjigjet terrorit islamik.

Bashkëpunim i mediave

E renditur e 14-ta nga 180 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij 2023, Republika Çeke përballet me presion politik në rritje mbi median e saj publike. Indeksi thekson se qëndrimi pro-izraelit i zyrtarëve çekë është përcjellë nga mediat publike si ČT24 ose iRozhlas, së bashku me kanalet kryesore si Seznam Zprávy.

Faqet zyrtare të Seznam Zprávy dhe ČT24 në Instagram dhe Facebook janë pro-Izraelit, duke ofruar mbulim minimal të demonstratave pro-palestineze. Vetëm një në 10 demonstrata të organizuara nga Shoqata e Miqve të Palestinës marrin vëmendje nga media publike, duke i shtyrë aktivistët të argumentojnë se medias kryesore i mungon objektiviteti.

Në një intervistë me email me Global Voices, Giuseppe Picheca, një italian që jeton në Republikën Çeke me master në studimet e paqes dhe konfliktit, të drejtat e njeriut dhe demokracinë dhe një ish profesor në shkencat politike, theksoi:

Sa më shumë të vazhdojnë protestat, aq më pak mbulim mediatik marrin ato dhe aq më shumë rritet prania e policisë. Gjatë demonstratës së fundit, ne kishim gjithsej gjashtë furgona policie, duke përfshirë pajisje kundër trazirave, të cilët na ndiqnin nga afër, […] na filmonin dhe incizonim dhe disa zyrtarë të veshur me rroba civile u bashkuan me ne dhe raportuan më pas; nuk mundohen ta fshehin.

Mbulimi mediatik i demonstratave pro-palestineze shpesh përfshin komente mbi antisemitizminportretizon demonstruesit në një dritë të lidhur me antisemitizmin, përmend qëndrimet agresive ndaj grupeve pro-izraelite (edhe pse të dyja palët e mohojnë atë në mediat sociale), ose zvogëlon numrin e demonstruesve me një përshkrim të shkurtër pa kontekst më të gjerë.

Pro-Palestinian demonstration in Prague November 5, 2023. Photo by Giuseppe Picheca, used with permission.

Demonstrata pro-palestineze në Pragë, 5 nëntor 2023. Foto nga Giuseppe Picheca, e përdorur me leje.

Në një intervistë me email me Global Voices, Adam Šlerka, një aktivist çek dhe pjesëmarrës në protestat pro-palestineze, thekson se si “media priret ta etiketojë mbështetjen për Palestinën si një mbështetje për Hamasin dhe terrorizmin”.

Picheca thotë:

Lojërat gjuhësore kanë hyrë në një fazë orwelliane, ku gjithçka mund të manipulohet për përfitimin e dikujt. Një ditë edhe “Palestina e Lirë” do të konsiderohet një fyerje. Fokusi i ekzagjeruar në detaje, […] konotacionet e tij të mundshme kriminale – po fshehin me sukses mizoritë gjenocidale faktike, konkrete, të vazhdueshme të kryera nga ushtria izraelite pikërisht në këto momente.

Eksplorimi i antisemitizmit dhe islamofobisë

Disa nga ata që mbështesin popullin palestinez dhe ata që marrin pjesë në demonstratat pro-palestineze zbulojnë se thirrjet e tyre për një armëpushim shpesh keqinterpretohen si antisemitizëm nga zyrtarët dhe mediat. Për fat të mirë, raportimet aktuale të antisemitizmit nuk kanë qenë aq të shumta sa supozohet.

Në një rast në Plzen që përfshin një qebaptore, pronari turk shfaqi vargje nga Kurani jashtë kontekstit në postera në mur, ku shkruhej: “Këta hebrenj janë njerëzit që i vranë profetët si dele. Për këtë arsye, Zoti i mallkoi ata.” Pavarësisht hetimit të çështjes për shpifje në bazë të kombësisë, racës ose përkatësisë etnike, prokurori rrëzoi ndjekjen penale, duke përmendur mungesën e thelbit.

Adam Šlerka pohon: “'Antisemitizmi’ është bërë një slogan bosh, duke e larguar adresimin e antisemitizmit aktual. Tani shërben për të mbrojtur Izraelin dhe Perëndimin.”

Sipas Raportit të Lajmeve Dixhitale të Institutit të Gazetarisë Reuters 2022, brezi i ri në Republikën Çeke mbështetet në rrjetet sociale dhe platformat e mediave online për lajme. Megjithatë, kjo prirje gjithashtu përforcon polarizimin shoqëror, veçanërisht në rritjen e pikëpamjeve islamofobike, ku komentuesit shpesh shprehin agresion të pakontrolluar ndaj myslimanëve ose arabëve.

Në një email për Global Voices, një 22-vjeçare, studente e masterit në kiminë organike, duke zgjedhur të mbetet anonime, e përshkroi veten si një aktiviste dixhitale. E frustruar nga mbulimi i kufizuar i qëndrimit pro-palestinez, ajo hapi një llogari në Instagram ku përkthente lajme nga anglishtja dhe arabishtja në çekisht. Ajo shkruan:

Ata vazhdojnë të flasin për antisemitizëm në Republikën Çeke, por unë do të thoja se islamofobia është shumë më e përhapur në shoqërinë çeke, veçanërisht në internet. Është absolutisht e egër. Kur lexoj komente të tilla, nuk kam asnjë dyshim se nëse këta njerëz do të më takonin në jetën reale dhe do të kishin mundësi, do të më vrisnin me gaz ose do të më vrisnin në ndonjë mënyrë tjetër.

Llogaria është private sepse shoqëria këtu është shumë pro-izraelite, anti-palestineze, islamofobike dhe raciste. Kam frikë të marr komente të neveritshme. Unë kam lexuar tashmë disa komente në internet që vijnë nga njerëz të të gjitha grupmoshave duke thënë gjëra të tilla si “një mysliman i vdekur është një mysliman i mirë” ose “një arab i vdekur është një arab i mirë”, “vritini të gjithë”, “shkatërroni dokumentet e tyre të identitetit dhe dëbojini ata”, “dëboni të gjithë myslimanët” etj.

Ekzaminimi i mbulimit selektiv në Republikën Çeke

Kodet etike të medias çeke theksojnë rëndësinë e krijimit të një mjedisi të hapur për debat publik duke shkëmbyer informacione, opinione dhe qëndrime ballafaquese. Megjithatë, konteksti i luftës së Izraelit ndaj Gazës mund të ndryshojë: ČT24 duket se përdor në mënyrë të ndërsjellë Izraelin dhe Jeruzalemin. Për më tepër, informacioni i paraqitur nuk verifikohet gjithmonë.

Detajet rreth fëmijëve të torturuar apo sulmeve nga një spital nga Hamasi u përgënjeshtruan nga burime të njohura ndërkombëtarisht. Më 7 nëntor, ČT24 publikoi një intervistë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çeke, Karel Řehka, pa një sqarim për çështjet e lartpërmendura. Kjo e lejoi atë të tregojë edhe një herë historitë e fëmijëve me kokë të prerë dhe të porsalindurve të pjekur në furrë, duke e quajtur konfliktin një ” luftë me të keqen e pastër”.

Pro-Palestinian demonstration in Prague November 5, 2023. The poster reading in Czech "Jews are against apartheid". Photo of Giuseppe Picheca speaking on demonstration, photo by Kristýna Kvasničková, used with permission.

Giuseppe Picheca duke folur në një demonstratë pro-palestineze në Pragë më 5 nëntor 2023. Posteri lexon: “Hebrenjtë janë kundër aparteidit”. Foto nga Kristýna Kvasničková, e përdorur me leje.

Në një shembull tjetër, Yara Abu Aataya, një stiliste çeke me rrënjë palestineze, u ftua për një intervistë në Televizionin Çek — Česká televize 168 hodin. Pavarësisht rreziqeve që lidhen me mungesën e energjisë elektrike, internetit dhe mungesave të tjera në Gaza, asaj ju kërkua të lidhej me telefon me familjen e saj në Gaza për të shfaqur ndjeshmëri dhe mirëkuptim nga shikuesit pro-izraelitë. Megjithatë, intervista u hoq nga programi dhe Televizioni Çek nuk e përmendi më kurrë. 

Mbulimi selektiv i mediave më të ndjekura polarizon shoqërinë, duke nxitur një mjedis të favorshëm për agresion dhe gjuhë të urrejtjes. Picheca thotë:

Kohët e fundit kam raportuar një postim, të shpërndarë nga një përdorues çek, ku thuhej “Kështu duket Palestina e Lirë”, mbi një ilustrim të burrave që përdhunojnë gra dhe vrasin fëmijë. Komentet raciste, për fat të keq, janë të zakonshme, veçanërisht në rrjetet sociale, ku njerëzit ndjehen më të mbrojtur në ekzagjerimet e tyre.

Sipas raportit të Reuters, vetëm 30 për qind e popullsisë së Republikës Çeke u beson lajmeve shumicën e kohës. Mbulimi i zgjedhur nga media publike mund të kontribuojë në këtë besim relativisht të ulët. Mbulimi objektiv është thelbësor jo vetëm për të mbajtur shoqërinë të informuar, por edhe për të parandaluar polarizimin dhe radikalizimin e mundshëm, duke sjellë rezultate të tilla si antisemitizmi dhe islamofobia.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.