See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Maqedoni: Një milion tuite – një këngë parodi ekzistencialiste

Bloguesja iskra_iskric pati guximin ta adaptojë një rok këngë klasike maqedonase, të grupit Arhangel në realitetin e ri digjital, duke krijuar një këngë [maqedonisht] të re për tweet-imin.

Një milion tuite (përkthim jozyrtar nga V.A.)

A beson në mua?
Tuiterxhi që i ofron
të gjitha tuitet e mundshme.
Dhe që moti, më nuk jam vetja.
Është dikush që të ndjek
dhe kënaqet duke tuituar.

Refreni:

Çdo përpjekje për t'më ndjekur
do të rikthehet si rituit,
si një përmendje e mirë.
Jam një njeri që jeton nga tuiti,
e që frikohet të të troll-asë.
Nuk e di a mbeti
sadopak Facebook në mua,
apo gjithçka u zhduk në hashtag.

I gëzuar dhe i palodhur, tuitoj rrezikshëm,
për miliona pasuesit e mi.
Është arsyeja e vetme për mua
që të vazhdoj të jetoj,
dhe nuk ka mënyrë për të më ndryshuar,
e gjitha që mund të bësh është të më rituitosh.

Mos mendo se sa kam ndryshuar
dhe se jashtë kam gjithçka që më duhet.
Shih! Do të shohësh një vdekatar të zakonshëm
i gatshëm për tweetup dhe revolucion.

Refreni:

Çdo përpjekje për t'më ndjekur….

Parodia në mënyrë të butë e paraqet atmosferën e zymtë të vargjeve origjinale [maqedonisht] të Risto Vërtevit, të publikuara në vitin 1993, si këngë e albumit “Arhangel 2″.

 

Një milion dollarë (përkthim jozyrtar nga V.A.)

A beson në mua?
Jam një iluzion që i ofron
të gjitha format e mundshme.
Dhe që moti, më nuk jam vetja.
Është dikush që më aktron
dhe kënaqet në mërzi.

Mos mendo se sa ke dashuruar
dhe se dashuria është gjithçka që të duhet.
Shih! Do të shohësh një vdekatar të zakonshëm
pa koncept për revolucion.
Çdo përpjekje që t'më dashurosh
do të të kthehet si dënim,
si një mashtrim i hidhur.

Jam person që jeton në frikë,
që frikohet të prekë.
Nuk e di a ka mbetur
sadopak dashuri në mua,
apo gjithçka u humb në kohë.

I vetmuar dhe i lodhur, i pashpresë
i kërkoj një milion dollarët e mi,
e vetmja arsye
që të vazhdoj të jetoj.
Dhe nuk ka mundësi t'më ndryshosh
e tëra që mund të bësh është t'më vrasësh.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.