Kur palestinezët ‘vdesin’ dhe izraelitët ‘vriten’ në të njëjtën luftë

Ndërtesa Federale, San Francisko, 20 tetor 2023. Qindra njerëz u mblodhën jashtë zyrës së senatores Nancy Pelosi, për të bërë një mural gjigant në rrugë. Mesazhi: BIDEN, PELOSI: MOS NDIHMONI NË KRYERJEN E KRIMEVE TË LUFTËS dhe thirrje për një armëpushim! Me organizatat Zëri Hebre për Paqe, Poetët e Paqes, Projekti i Arteve Murale në Rrugën e Drejtësisë Klimatike. Foto nga . Flickr. (CC BY-NC 2.0 VEED).

Mes kaosit të luftës së Izraelit ndaj Gazës, e vërteta bëhet “viktimë” në fushën e betejës së informacionit, e ngatërruar në një labirint keqinformimi dhe narrativash të njëanshme, duke eklipsuar realitetin e krizës në Gaza.

Në raportimin e lajmeve, çdo zgjedhje semantike, nuancë, prioritet dhe paragjykim ka fuqinë për të formuar mënyrën se si lexuesit interpretojnë dhe përthithin informacionin. Çështjet sistematike dhe zërat e margjinalizuar errësohen përtej titujve. Paragjykimet njohëse dhe të algoritmeve manipulojnë aksesin e informacionit, veçanërisht në “mjegullën e luftës”, siç shihet në Gaza.

Peizazhi kompleks i informacionit është formuar jo vetëm nga keqinformimi, por edhe nga tregimet e ndryshme që përdorin shpifje dhe dehumanizim, duke pasqyruar modelin në mbulimin e mediave kryesore të palestinezëve dhe indigjenëve me ngjyrë.

Palestinezët jo vetëm vdesin, por edhe vriten

Zgjedhja midis “të vdekurve” dhe “të vrarëve” në përshkrimin e fataliteteve në luftën e Izraelit ndaj Gazës pasqyron një ndryshim semantik delikat, por me ndikim, sepse ajo formëson mënyrën se si informacioni perceptohet.

Merriem-Webster e përkufizon “vdiq” si një folje jokalimtare, që nënkupton një veprim indirekt, që potencialisht e lidh fatalitetin me shkaqe natyrore, si pleqëria. “u vra” është një folje kalimtare, që sugjeron një veprim më të drejtpërdrejtë, shpesh e lidhur me një mënyrë vdekjeje jo të natyrshme ose të dhunshme, siç është një sulm ajror, për shembull.

Në vitin 2022, Laura Albast shkroi në The Washington Post: “Ky është një model që e kemi parë vazhdimisht në mbulimin mediatik të Palestinës. Palestinezët nuk vriten; ne thjesht vdesim.”

Kjo u risoll në vëmendje nga gazetarja Yara Eid, kur ajo ju përgjigj një prezantuesi të Sky News: “Unë mendoj se gjuha është me të vërtetë e rëndësishme sepse, si gazetarë, ju keni përgjegjësinë morale të raportoni për atë që po ndodh. Palestinezët jo vetëm vdesin, por edhe vriten”.

Gazetarja Yara Eid shpjegon rëndësinë e përdorimit të gjuhës kur flet për luftën e Izraelit në Gaza. Foto nga videoja e eid_yara në Instagram. Përdorim i drejtë.

Mediat zgjedhin përdorimin e zërit pasiv ose aktiv, duke demonstruar një hierarki në terminologji përtej dikotomisë “vdes/vrit”. Shqyrtimi i gjuhës brenda një artikulli ekspozon kornizën që zbulon paragjykimet ose perspektivat.

Në një shembull veçanërisht konfuz, një spikere e lajmeve e CNN përshkroi në mënyrë të paqartë vdekjet palestineze duke thënë: “Një spital në Gaza thotë se pranoi 22 trupa gjatë bombardimeve intensive natën, së bashku me qindra njerëz të plagosur”. Nuk u dhanë sqarime të mëtejshme nëse ato trupa ishin të vdekur, kush ishte përgjegjës dhe nga kishin ardhur.

Titulli i New York Times mbi sulmin ajror izraelit të 5 nëntorit që goditi kampin e refugjatëve Al Maghazi përdori një gjuhë indirekte, duke thënë: “Banorët e Gazës që përjetuan shpërthimin thonë se ishte sulmi ajror që shkaktoi shumë viktima në lagjen e dendur “. Frazat, si “shkaktoi shumë viktima” dhe “lagje e dendur” në vend që të specifikohej se ishte “një kamp refugjatësh”, krijonin paqartësi.

Për më tepër, gjuha e përdorur hedh dyshime në lidhje me burimet e informacionit, duke përdorur shprehje si: “Banorët e Gazës thonë”, pa ja atribuar në mënyrë eksplicite izraelitëve sulmet ajrore. Në kontekstin e bombardimeve njëmujore të Izraelit mbi Gazën, një paqartësi e tillë duket e panevojshme. Ky ishte një nga tre sulmet ajrore që goditën kampet e refugjatëve në Gaza brenda një hapësire kohore 26-orëshe.

Në një artikull të CBS News, autorët përdorën gjuhë intensive për të përshkruar sulmin e Hamasit ndaj izraelitëve si një “vrasje mizore”. Megjithatë, kur ju referuan viktimave palestineze gjatë nëntë ditëve të para të luftës, ata përdorën terma relativisht më të lehtë, si “të vrarë” dhe “bilanci i viktimave”.

Kjo krijoi një hierarki të dukshme në portretizimin e dhunës, e cila mund të zvogëlojë ndikimin ose rëndësinë e vuajtjeve të palestinezëve. Kjo mospërputhje në gjuhë mund të ndikojë në përshtypjet e lexuesve dhe të krijojë një çekuilibër në mënyrën se si dhuna perceptohet.

Zbulimi i një çështjeje sistematike në redaksi

Miqtë nga Bristoli të Gazës protestojnë para selisë së BBC Bristol në rrugën Whiteladies për raportimin e njëanshëm të luftës Izrael-Gaza 2014Foto nga Rwendland, 23 korrik 2014. Wikimedia Commons (CC BY-SA 4.0).

Duke zbuluar një çështje sistematike në redaksi, kjo hierarki termash dhe formësimi narrative nuk është unike për palestinezët. Mediat amerikane janë përballur prej kohësh me kritika për racizëm, veçanërisht në mbulimin e dhunës policore kundër afro-amerikanëve, si për shembull vrasja e Breonna Taylor.

Autorja dhe redaktorja Adeshina Emmanuel vë në dukje: “Redaksitë e lajmeve shpesh fiksojnë momentin e vdekjes, duke u mbështetur shumë në narrativat e policisë dhe – siç bëjnë shpesh këto narrativa – vrasin personazhet-viktima të dhunës policore.” Kjo nënkupton një fokus të ngushtë në ngjarjet e menjëhershme dhe shpesh dramatike, sesa në kontekstin më të gjerë.

Mbulimi i luftës në Ukrainë nga media ka ngritur gjithashtu shqetësime për racizmin. Studiuesi HA Hellyer përmend gjuhën raciste të përdorur nga reporterët, duke theksuar dehumanizimin e popullatave jo të bardha dhe ndikimin në të drejtën e tyre për të jetuar me dinjitet. Përtej mbulimit haptazi racist, katastrofa të tjera të mëdha humanitare, si lufta në Sudan, marrin vëmendjen minimale nga mediat kryesore.

Ndikimi politik dhe presionet mbi redaksitë prekin ndjeshëm formësimin e narrativës së medias. Nuk është befasuese që në maj 2023, shumica e gazetarëve amerikanë shprehën shqetësimet për lirinë e shtypit. Këto shqetësime mbështeten në raste kur gazetarë të shumtë u pushuan nga puna për komentet pro-palestineze, një prirje që është intensifikuar javët e fundit.

Në mes të luftës izraelite në Gaza, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i kërkoi kryeministrit të Katarit “të zbusë retorikën e Al Jazeera” në lidhje me operacionet e Izraelit në Gaza. Kjo ndjenjë u pasqyrua në redaksitë e tjera, si raportohet nga The Intercept: “Sipas punonjësve, Leadership at Upday, një degë e gjigantit të botimeve në Gjermani Axel Springer, dha udhëzime për t'i dhënë përparësi perspektivës izraelite dhe të minimizoheshin vdekjet civile palestineze në mbulimin e ngjarjeve.”

Një grup autorësh hebrenj shkruan një letër të hapur, duke dënuar nocionin se kritika ndaj Izraelit është në thelb antisemite dhe vunë në dukje shtypjet pro-palestineze:

“Tani, kjo gëlltitje tinëzare e fjalës së lirë po përdoret për të justifikuar bombardimet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit ndaj Gazës dhe për të heshtur kritikat nga komuniteti ndërkombëtar. […] Gazetarët izraelitë kanë frikë nga pasojat për të kritikuar qeverinë e tyre. […] Ne refuzojmë zgjedhjen e rreme midis sigurisë hebreje dhe lirisë palestineze; mes identitetit hebre dhe përfundimit të shtypjes së palestinezëve. Në fakt, ne besojmë se të drejtat e hebrenjve dhe palestinezëve shkojnë paralelisht.”

Thirrje globale solidariteti

Dhjetëra mijëra njerëz mblidhen në Melburn, Australi, në mbështetje të Palestinës dhe në solidaritet me popullin palestinez. 15 tetor 2023. Foto nga Matt HrkacWikimedia Commons  (CC BY-SA 3.0).

Pavarësisht mbulimit të njëanshëm nga mediat kryesore, publiku është bërë i vetëdijshëm për gjenocidin me të cilin përballen civilët në Gaza, kryesisht nga raportimet e gazetarëve në terren në anglisht në platformat e mediave sociale. Gazetarë të tillë si Motaz AzaizaPlestia Alaqad dhe Bisan Owda, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e informacionit.

Që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza, qindra mijëra protestues nëpër qytetet kryesore, duke përfshirë Londrën, Nju JorkunSan PaulonCape Town dhe Kuala Lumpur, kanë shprehur solidaritetin ndaj palestinezëve. Ata kanë ndërhyrë për të adresuar dështimin e mediave kryesore në rritjen e ndërgjegjësimit për krimet e luftës të Izraelit dhe sulmet joproporcionale ndaj palestinezëve.

Këto demonstrata përputhen me një përçarje në rritje midis jugut global dhe Perëndimit, e ilustruar nga një kor akuzash hipokrizie nga jugu global drejtuar Perëndimit. Kritika përfshin politikat e kundërta dhe reagimin e medias, duke theksuar dënimin nga Perëndimi të pushtimit të paligjshëm të Ukrainës, por nga ana tjetër mbështetjen me vendosmëri të pushtimit izraelit të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës.

Teksa ndërgjegjësimi për paragjykimet mediatike rritet, njerëzit në mbarë botën janë të prirur të shqyrtojnë informacionin, duke kërkuar një përfaqësim më të drejtë të perspektivave të ndryshme. Kjo përpjekje kolektive nënkupton një ndryshim thelbësor, ku një publik i informuar sfidon në mënyrë aktive paragjykimet, duke nxitur një hapësirë ​​ku e vërteta mbizotëron dhe zërat e margjinalizuar dëgjohen.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.