Vdekja e papritur e ish-kryeministrit kinez Li Keqiang në moshën 68-vjeçare më 27 tetor ka tronditur vendin. Li Keqiang prej kohësh konsiderohej një rival i presidentit Xi Jinping dhe vdekja e tij ka ndezur një zi spontane në të gjithë vendin, me mijëra lule që u vendosën në vendlindjen e Li në Anhui. Disa disidentë jashtë shtetit e cilësuan këtë moment si “Revolucioni i Luleve“.
Në internet, zia për Li Keqiang është censuruar shumë. Ndalimi i diskutimit rreth vdekjes së Li është pak a shumë i parashikuar, pasi spekulimet dhe teoritë e konspiracionit janë bërë virale.
Li u përqëndrua te rëndësia e politikës së tregut të hapur, e cila ishte në kundërshtim me ideologjinë e Xi Jinping mbi udhëheqjen e partisë në të gjithë sektorët, përfshirë ekonominë e vendit. “Infarkti” i papritur në Shangai shkaktoi shumë spekulime, duke pasur parasysh se ai kishte disa muaj që kishte dalë në pension dhe si një ish-udhëheqës i lartë, ishte ende i shoqëruar nga oficerët e sigurisë.
Menjëherë pas lajmit për vdekjen e Li Keqiang, mijëra njerëz i bënë homazhe liderit, duke vendosur lule në hapësira publike dhe simbolike, duke përfshirë sheshin Qianxi në Zhengzhou, vendlindja e Li në Dingyuan, urën Xin Shougang në Pekin dhe ish-rezidencën e Li në Hefei, Anhui:
合肥红星路,李克强故居,几分钟前。
民众悼念的鲜花已经蔓延成一道花路。 pic.twitter.com/j6l1HgWRal— 李老师不是你老师 (@whyyoutouzhele) October 27, 2023
Rruga Hongxin në Hefei, ish-rezidenca e Li Keqiang. Vetëm pak minuta më parë. Lulet e zisë janë shtuar në rrugë.
Ceremonia zyrtare e lamtumirës së ish-liderit u mbajt sipas procedurave standarde, në më pak se një javë, kur njerëzit ende po spekulonin për shkakun e vdekjes së tij.
A Chinese national flag is flown at half-mast at Tian'anmen in Beijing to mourn the death of former premier of the State Council Li Keqiang. Today, the remains of Comrade Li Keqiang will be cremated. pic.twitter.com/deAMS6NTY9
— Hu Xijin 胡锡进 (@HuXijin_GT) November 2, 2023
Një flamur kombëtar kinez është ulur në gjysmështizë në Tian'anmen në Pekin për të mbajtur zi për vdekjen e ish-kryeministrit të Këshillit Shtetëror Li Keqiang. Sot do të digjen eshtrat e shokut Li Keqiang
Megjithatë, si mediat shtetërore ashtu edhe ato partiake e prekën pak kontributin e Li për Kinën.
Në historinë bashkëkohore kineze, një numër incidentesh të rëndësishme politike u shkaktuan nga zija për liderët kombëtarë. Vdekja e kryeministrit të parë të Republikës Popullore të Kinës, Zhou Enlai, i cili konsiderohej një pragmatist politik dhe i caktuar si pasardhësi i Kryetarit të Partisë Komuniste Kineze, Mao Ce Dun, më 8 janar 1976, shkaktoi incidentin e 5 prillit në Tiananmen, kur turmat e njerëzve që mbanin zi u kthyen në protestues kundër fraksionit politik maoist, Banda e e të Katërve, gjatë kremtimit të festës së pastrimit të varreve.
Protestat e Sheshit Tiananmen e vitit 1989 u shfaqën gjithashtu pas vdekjes së sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste Kineze, që ishte pro-reformës, Hu Yaobang në prill 1989.
Sa i përket Li Keqiang-ut, ai u vlerësua për pragmatizmin e tij. Më 28 maj 2020, Li zbuloi për median se Kina kishte mbi 600 milionë njerëz, të ardhurat mujore të të cilëve mezi ishin 1000 juanë RMB (afërsisht 140 dollarë). Fjalimi i tij u interpretua si një përpjekje për të zhvendosur fokusin nga lufta ideologjike e Xi Jinping dhe goditja ndaj sektorit privat në zhvillimin ekonomik. Megjithatë, ai dha dorëheqjen pas përfundimit të mandatit të tij të dytë në mars 2023, ndërsa Xi qëndroi.
Për të parandaluar politizimin e vdekjes së Li, censuruesit e qeverisë kineze urdhëruan mediat të bllokonin komentet “tepër e tepruara”. Në bazën e të dhënave të censurës të China Digital Times, artikujt se si kujtohej Li Keqiang u hoqën. Një artikull i censuruar vëren se gazeta e sponsorizuar nga shteti, People Daily, nuk e përmendi ceremoninë e lamtumirës së Li në faqen e saj të parë më 2 nëntor 2023.
Jashtë Kinës, interpretimi politik i karrierës së paplotësuar të Li Keqiang dhe zija e njerëzve është përhapur gjerësisht në platformat e mediave sociale si Reddit dhe X. Disa madje e cilësuan këtë moment si “revolucioni i luleve”.
Por disa hodhën dyshime. Për shembull, Murong Xuecun, një shkrimtar i pavarur kinez, ishte skeptik ndaj etiketës “revolucion”, por ai gjithashtu vuri re pakënaqësi në aktivitetet e zisë:
这场『鲜花革命』能持续多久?会不会引发更大规模的反抗运动?
我个人觉得可能性不是很大。不过,就算这场运动终结于此时,它一定也加重了习政权的负担。
另外,社会运动是无法预测的,弥漫在中国的憤怒和不满的情绪,就是社会运动最好的土壤,就算今日不成,还有来日。这次不成,还有下次。
— Murong Xuecun慕容雪村 (@hawking197428) October 29, 2023
Pakënaqësia me situatën aktuale, dëshpërimi për të ardhmen, simpatia për ‘karrierën poshtëruese’ të Li Keqiang, së bashku me zemërimin ndaj Xi Jinping dhe neveria për tre vitet e ndalimit brutal për shkak të epidemisë, janë kthyer në lavdërim të tepruar të Li Keqiang, vdekja e papritur e të cilit bëri që shumë njerëz të vizitonin vendbanimin dhe qytetin e tij me lule në duar.[…]
Sa do të zgjasë ky ‘revolucion i luleve'? A do të shkaktojë një protestë në shkallë më të gjerë? Unë personalisht e shoh të pamundur këtë. Megjithatë, edhe nëse kjo lëvizje përfundon në këtë pikë, ajo do të gjenerojë presion për regjimin e Xi. Lëvizjet sociale janë të paparashikueshme. Zemërimi dhe pakënaqësia që përshkon Kinën është platorma më e mirë për lëvizjet shoqërore dhe megjithëse sot dështon, do të ketë një ditë tjetër. Edhe nëse nuk funksionon sot, do të ketë një ditë tjetër.
Në të vërtetë, disa ditë më vonë, gjatë festimeve të Halloween më 31 tetor, shumë vetë shfrytëzuan rastin për të shprehur pakënaqësinë e tyre sociale dhe politike.
Një i ri i veshur si shkrimtari modern kinez Lu Xun, i cili hoqi dorë nga diploma e tij mjekësore për të shpëtuar Kinën, u shoqërua nga policia e Shangait:
上海延安中路,鲁迅在街头发表演讲
随后被警察驱赶离开。 pic.twitter.com/5rB21GHV03— 李老师不是你老师 (@whyyoutouzhele) October 31, 2023
Në rrugën Yanan të Shangait, Lu Xun mbajti një fjalim publik dhe më pas u përzu nga oficerët e policisë.
Në fillim të këtij viti, Televizioni Shtetëror Kinez publikoi një koment duke cituar tregimin e shkurtër të Lu Xun, Kong Yiji dhe u kërkoi të rinjve kinezë të mos ishin arrogantë si Kong Yiji imagjinar por të jenë realistë në tregun e punës. Përdoruesit e internetit më pas i kthyen Lu Xun dhe Kong Yiji në meme, për të kritikuar propagandën zyrtare për fajësimin e të papunëve.
Qytetarë të tjerë të guximshëm u veshën si Winnie the Pooh. Personazhi i filmit vizatimor, u ndalua në internet për ngjashmërinë që ka me Xi Jinping:
— 李老师不是你老师 (@whyyoutouzhele) October 29, 2023
Një tjetër i ri, që veshi një kostum si kamerë vëzhgimi për të tallur autoritetet, gjithashtu u shoqërua nga policia.
上海年轻人在万圣节装扮上街讽刺时局,遭警方驱赶带走。
人们不该被限制装扮,人人享有自由表达权 pic.twitter.com/AKRDipGz4h
— 国际特赦组织中文 (@amnestychinese) November 3, 2023
Shumë të tjerë u veshën si zbatues të kontrollit të pandemisë për t'u kujtuar njerëzve “terrorin” gjatë bllokimit në kohën e COVID. “Të drejtat e njeriut në Kinë” përmendi një koment në platformën investigative të lajmeve Initium, mbi ndjenjat kolektive pas Halloween-it të këtij viti në Shangai:
上海万圣节走红互联网,成为中国大陆互联网上最激烈讨论和传播的话题。是次万圣节活动是2022年11月的“白纸”抗议之后上海街头出现的最大规模自发聚集,分析指出,万圣节的“疯癫”意味着中国年轻人的压力和情绪均需要公共活动释放和宣泄。https://t.co/Mts4k8fIY6
— 中国人权-Human Rights in China (@hrichina) November 3, 2023
[Imazhet] nga Halloween-i i Shangait janë bërë virale dhe tema më e nxehtë në internetin kontinental kinez. Aktiviteti ishte aksioni më i madh spontan kolektiv pas protestave të Librit të Bardhë në nëntor 2022. Analiza vuri në dukje se “çmenduria” pas Halloween nënkupton kërkesën e të rinjve kinezë në kontinent për hapësirën publike, për të çliruar stresin dhe ndjenjat e tyre të shtypura.