Artistja nga Bosnje-Hercegovina i sheh njerëzit si frymëzim dhe fotografinë si gëzim

Foto nga Aida Redžepagić, përdorur me leje nga Balkan Diskurs.

Ky artikull nga Kristina Gadže u botua fillimisht nga Qendra e Kërkimit Post-Konflikt në Balkan Diskurs dhe brenda edicionit të parë të MIR Magazine. MIR, që do të thotë ‘paqe’ në gjuhën boshnjake është një botim dhe platformë vjetore për të rinjtë krijues. Një version i redaktuar ripublikohet nga Global Voices, sipas një marrëveshjeje për ndarjen e përmbajtjes.

Duke kuptuar se fotografia ishte dashuria e saj e vërtetë, artistja nga Bosnja dhe Hercegovina Aida Redžepagić la punën si profesore ne4 universitet dhe iu përkushtua plotësisht asaj, gjë që i sjell shumë gëzim. Ajo vjen nga qyteti i vogël i Kakanj dhe aktualisht jeton në Sarajevë, kryeqyteti i Bosnje dhe Hercegovinës.

Aida Redžepagić, përdorur me leje nga Balkan Diskurs.

Aktivitetet e para artistike nisën që në fëmijëri, talent të cilin e trashëgoi nga e ëma. Në ditët e sotme është shumë e vështirë të lësh një punë të sigurt dhe të bëhesh artiste e pavarur, por ajo thotë se nuk është penduar.

“Para se të lija punën, thjesht imagjinoja Aidën 50-vjeçare që kujtonte se si e donte fotografinë, por kishte frikë të linte punën e saj, duke mos guxuar kurrë të eksploronte atë pjesë të vetes. Ashtu siç kam trashëguar një talent për artin nga mamaja, mendoj se kam trashëguar një sens të mirë për biznes nga babai im, që do të thotë se kuptoj se si të drejtoj një biznes me disiplinë dhe të investoj siç duhet. Këto janë komponentë shumë të rëndësishëm që artistët shpesh i harrojnë,” shpjegon Redžepagić, e cila e përshkruan veten si një “fotografe mode e dashuruar pas fotografisë dokumentare”.

Ajo ka provuar një sërë stilesh fotografie, si ai i produkteve dhe dasmave, por është më e tërhequr nga puna me njerëz, sepse aty mund të shprehet më së shumti.

Aida shprehet se i pëlqen të fotografojë momente të sinqerta dhe spontane. Foto nga Aida Redžepagić, përdorur me leje nga Balkan Diskurs.

Njerëzit si frymëzim 

Ajo thotë se ligjëratat  i lejuan të organizonte një kurs fotografie për studentët, ku njohu shumë artistë të rinj të talentuar.

Aida Redžepagić e përshkruan veten si një “fotografe e modës e dashuruar pas fotografisë dokumentare”. Foto nga Aida Redžepagić, e përdorur me leje.

“Do të ishte e vështirë për mua të veçoja vetëm disa prej tyre, por ajo që mund të them është se rivaliteti është gjëja më e mirë që mund t'i ndodhë secilit prej nesh. Sa herë shoh një editorial të shkëlqyer të një kolegu, gëzohem me po aq zell, por më vjen edhe dëshira për të bërë diçka të re vetë. Mendoj se pa konkurrencë dhe rivalitet të shëndoshë, të gjithë do të ishim më keq në punët që bëjmë”, thekson Redzepagić.

Ajo beson se fotografia u zhvillua në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë 10 viteve të fundit. Përveç pjesëmarrjes në aktivitete, si Festivali Rovinj Photodays, Aida është aktive edhe në rrjetet sociale dhe ka rreth 15 mijë ndjekës në Instagram.

Redzepagić shpjegon:

 

Društvene mreže su svakako povećale interes za fotografijom. Često se fotografija stavlja u negativan kontekst kada je stavimo pod ruku s društvenim mrežama, jer automatski zamišljamo beskrajno mnogo ispraznih selfija. Međutim, ja viđam prekrasne izražaje mladih ljudi koji fotografišu prirodu, hranu, portrete, dokumentarnu fotografiju…Hvataju odlične momente i kadrove, a ponekad sve što imaju od opreme je kamera na telefonu.

Rrjetet sociale sigurisht që kanë rritur interesin për fotografinë. Njerëzit priren të kenë një konotacion negativ të fotografisë në rrjetet sociale, sepse ne automatikisht imagjinojmë selfie-identikit të pafundme. Megjithatë, shoh edhe shprehjen e bukur të të rinjve që fotografojnë natyrën, ushqimin, portretet dhe sjellin fotografinë dokumentare… Ata kapin momente dhe foto të mrekullueshme dhe shpesh pajisja që kanë është një aparat telefoni.

Në fotografi i pëlqen të kapë momente reale, të sinqerta dhe spontane. Ndër bashkëpunimet e saj më intime me personazhe publike, ajo veçon projektin me ambasadoren aktuale të Bosnje-Hercegovinës në Çeki, Martina Mlinarević, ku siç thotë, ajo ka marrë frerët dhe i ka trajtuar ndryshe sesionet e fotografisë.

Foto nga seria që përshkruan luftën e Martina Mlinarević dhe që fitoi çmimin e parë në Rovinj Photodays 2022. Foto nga Aida Redžepagić, e përdorur me leje.

“Martina dhe partneri i saj Goran erdhën në studio për tu fotografuar. Kaluam orë të tëra duke biseduar dhe unë nuk pranova të bëja fotografi në studio. Ishte shumë e zakonshme dhe e planifikuar për mua. Doja t'i kapja së bashku. Thelbi i historisë së tyre. Pastaj sugjerova që të kaloja një ditë me ta në banesën e tyre, ndërsa ata bënin rutinën e përditshme, por sikur unë të mos ekzistoja. Kështu u krijua një histori kaq e sinqertë fotografike në vend të një portreti në studio”, rrëfen Redzepagić. Ishte një seri fotografish që fitoi vendin e parë në Festivalin Rovinj Photodays në 2020.

Foto nga seria që përshkruan luftën e Martina Mlinarević dhe që fitoi çmimin e parë në Rovinj Photodays 2022. Foto nga Aida Redžepagić, e përdorur me leje.

Të drejtat e fotografëve në Bosnje dhe Hercegovinë

Nuk është e lehtë të jesh fotograf i pavarur në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo më së shumti ilustrohet nga një e metë e veçantë administrative në sistemin ligjor të vendit. Siç thekson Redžepagić, në klasifikimin zyrtar të profesioneve të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, deri këtë vit, kodi 74.2 thotë: “Fotografi tradicional pa përdorimin e teknologjisë dixhitale”, duke demonstruar vjetërsinë administrative dhe mungesën e përshtatjes me mënyrën e sotme të të bërit fotografi profesionale. Megjithatë, ajo thekson se kjo nuk pasqyron domosdoshmërisht situatën në terren dhe se gjetja e një pune nuk është gjithmonë një detyrë e vështirë.

Fotografia dixhitale nuk është ende një profesion i listuar në sistemin e kodeve të punës të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës. Foto nga Aida Redžepagić, e përdorur me leje nga Balkan Diskurs.

Kjo artiste nuk pëlqen vetëm fotografinë. Dhjetë vjet më parë, ajo ishte në fakt duke krijuar art me gjilpërë – diçka për të cilën ajo thotë se nuk e gjen më veten. Ajo këshillon fotografët e rinj që ende nuk e kanë gjetur audiencën e tyre që as të mos kërkojnë një të tillë.

Aida Redžepagić përfundon:

Fotografija treba biti jedini fokus, publika i klijenti sami pronađu put do vas. I dan danas, neke od meni omiljenih fotografija imaju najmanje lajkova. To nikada ne treba da vam bude mjerilo kvalitete ni uspjeha. Mnogo je bitno odvojiti rad od tog aspekta u današnjem vremenu. Zvuči sebično, ali bitnije je da slušate svoj instinkt nego da se vodite ,,aplauzom lajkova“ i ukusom publike.

Fokusi i vetëm duhet të jetë fotografia. Audienca dhe klientët do të gjejnë rrugën e tyre drejt jush. Edhe sot, disa nga fotot e mia të preferuara janë ato me më pak ‘pëlqime’ në rrjetet sociale. Nuk duhet të jetë kurrë një masë e cilësisë ose suksesit tuaj. Është shumë e rëndësishme të veçohet puna nga ky aspekt në ditët e sotme. Tingëllon egoiste, por është më e rëndësishme të dëgjosh instinktin tënd sesa të udhëhiqesh nga duartrokitjet, pëlqimet dhe shija e audiencës.

Tabela në sfond me mbishkrimin “tregu i makinave”. Foto nga Aida Redžepagić, e përdorur me leje nga Balkan Diskurs.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.