Konkursi malazez i pushimit përfundon me një rekord të ri: 50 ditë shtrirë

Fituesit e konkursit të pushimit nga Mali i Zi Lidija Marković (majtas), Filip Knezheviq (djathtas) me organizatorin e konkursit Radonja Blagojević (në mes). Foto nga Etno Selo Mali i Zi, e përdorur me leje.

Konkursi tradicional i të qëndruarit shtrirë, i organizuar çdo vit në Brezna Etno Village Montenegro, një kompleks në fshatin Donja Brezna në Mal të Zi, përfundoi më 5 tetor me një rekord të ri: duke qëndruar 50 ditë shtrirë. Fitues janë garuesit vendas Lidija Marković (23), estetiste nga qyteti i Nikshiçit dhe Filip Knezheviq (23) nga Mojkovac.

Organizatorët shpallën përfundimin e konkursit përmes Instagramit:

Izležavanje od 50 dana se završilo

U danima “osame” kada se duša sama sa sobom suoči, najdublje se porazmisli o svemu. Bilo je smijeha, plača, molitvi.. Njih dvoje od ukupno dvadesetjedan su ispratili takmičare iz Crne Gore, Rusije, Srbije i Ukrajine. Oboje su odlučili da zajedno stanu na tron i složno uz poruku svim jugoslovenskim narodima i političarima poruče da ljubav i sloga rešavaju sve.

Filip kao dzentlmen prepušta medijsku pobjedu Lidiji.

Kanë mbaruar 50 ditët e pushimit. Në ditët e “vetmisë” kur shpirti është vetëm, ai përballet me problemet e tij dhe mund të mendojë thellë për gjithçka. Kishte momente të qeshurash, të qarash, lutjesh… Dy nga njëzet e një garues fituan ndaj konkurrentëve nga Mali i Zi, Rusia, Serbia dhe Ukraina. Të dy vendosën të qëndrojnë së bashku në fron dhe t'u dërgojnë një mesazh të gjithë popujve dhe politikanëve jugosllavë se dashuria dhe pajtimi mund të zgjidhin gjithçka. Si zotëri, Filipi ia la Lidijes fitoren mediatike.

Për të dymbëdhjetën herë, konkursi vjetor që fillon në gusht u tall me stereotipin e përhapur se malazezët janë dembelë. 50-ditë shtrirë theu rekordin e mëparshëm për pushim, i vendosur në vitin 2021, i cili u zgjat në gati pesë ditë ose 117 orë.

Në vitin 2021 çmimi kryesor ishte 300 euro, në 2022 u rrit në 350 euro, ndërsa në vitin 2023 u rrit në 1000 euro.

Këtë vit dy fituesit e ndanë çmimin, por Lidija Markoviç këmbënguli se nuk bëhet fjalë për paratë, raportoi gazeta kroate Jutarnji list.

deklaratën e saj me anë të një videoje në ditën e 21 të konkursit, ajo tha:

Došla sam da uživam, da odmorim i naravno trudim se da pobjedim… Pozdrav za one  koje misle da se ne kupamo, evo losione i kupke za tijelo. Samo neka oni misle i neka malo vode svoj život.

Novac nikako. Eto moji dolaze ovde svaki dan ođe i bukvalno me mole, daće mi hiljadu eura samo da ustanem, ali naravno ja nisam zbog toga tu već da pobjedim. I naravno ovo je psihološka igra tako da – novac nikako.

Erdha për të shijuar, për të pushuar dhe sigurisht që përpiqem të fitoj… Dua të përshëndes ata që mendojnë se nuk lahemi; këtu përdorim shampo dhe kremra trupi. Ata mund të mendojnë çfarë të duan dhe të shijojnë pak jetën e tyre. Nuk ka të bëjë me paratë. Prindërit vijnë çdo ditë dhe më lusin të ngrihem, më ofrojnë të më japin një mijë euro, por sigurisht që nuk jam këtu për këtë. Unë jam këtu për të fituar. Sigurisht që kjo është një lojë psikologjike, prandaj theksoj se nuk bëhet fjalë për paratë.

Ajo shpjegoi gjithashtu se garuesit u argëtuan shumë së bashku, ata dëgjonin muzikë, kërcenin shtrirë dhe mund të duronin kohëzgjatjen e papritur të garës.

Siç raporton Anadolu Agency, gara e këtij viti filloi të premten më 18 gusht 2023, me 21 garues. Sipas rregullave, ata nuk lejoheshin të ngriheshin në këmbë, por lejoheshin të flinin, të lexonin libra, të hanin e të pinin. Ata lejoheshin të shkonin në tualet çdo tetë orë.

Kjo garë pushimi është unike në Evropë dhe tallet me stereotipin ballkanik se malazezët janë përtacë. Në një deklaratë për Balkan Insight, organizatori i konkursit Radonja Blagojević shpjegoi: “Është një garë shumë psikologjike dhe pjesëmarrësit janë personalitete interesante” të cilët krijojnë miqësi gjatë saj.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.