SHBA: Aleansa të reja për të përhapur literaturën latino-amerikane

La Casa Azul – një librari online e udhëhequr nga Aurora Anaya-Cerda – ka lajmëruar kohëve të fundit se do të bashkëpunojë me librarinë e re  Word up që ndodhet në Washington Heights,në qytetin New York-ut.  Word Up (@wordupbooks) ka dy qëllime: të përhapë litaraturën latino-amerikane dhe punën e librarive të pavarura.

La Casa Azul jo vetëm që është shpërblyer disa herë, por edhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Në një intervistë në  Klubin letrar Latina, Aurora shpjegon se platforma e saj digjitale ka pasur libra dhe audiolibra në spanjolisht dhe anglisht që nga viti 2008. Aurora gjithashtu ka organizuar një klub leximi në Museo del Barrio, në qytetin e New York-ut, që nga hapja e klubit, ku njerëzit mund të bisedojnë me shkrimtarë të ndryshëm. Musafiri i nderit për  mbledhjen e ardhshme do të jetë Esmeralda Santiago, e cila do të flasë për novelën e saj të re Conquistadora.

Edhe pse historia e Word Up është e veçantë ajo është gjithashtu e pabesueshme. Para disa muajve, Veronica Liu, bashkëthemeluesja e Fractious Press dhe botuesja e  Seven Stories Press, është takuar me anëtarët e Northern Manhattan Arts Alliance dhe Vantage Residential për të analizuar mundësinë për të krijuar një librari të komunitetit. Ky qëllim është arritur.

Videoja në vijim që është postuar nga ArtbyDJBoy paraqet energjinë e llahtarshme që ka inspiruar ky vend:

Ne do të shtojmë gjithashtu edhe  linkun e kërkimit për të mbështetur këtë klub si një projekt permanent, meqë ende është i përkohshëm.

Në fakt, lidhja e të dyja librarive ka qenë e mrekullueshme. Ashtu siç informon buletini i Casa Azul, ajo do të botojë magazinën dygjuhësore The Rio Grande Review e cila është krijuar nga studentet e Shkrimit kreativ në Univerzitetin e Teksasit në El Paso. Këtu mund ta shihni verzionin online të magazinës.

Ju mund të vizitoni të dyja libraritë, ose atë të vërtetë ose ato digjitale.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.