Paradat e Krenarisë sfidojnë homofobinë në Ballkan

Skopje Pride 2023 march, June 24, 2023. Photo by Global Voices, <a href="https://creativecommons.org/licenses/by/3.0/">CC-BY</a>.

Parada e Krenarisë, Shkup, 24 qershor 2023. Foto nga Global Voices, CC-BY-3.0.

Qindra njerëz marshuan nëpër rrugët e Shkupit dhe mijëra të tjerë në Sarajevë gjatë ngjarjeve vjetore të Paradës së Krenarisë të shtunën, më 24 qershor. Në dy javët para kësaj, marshimet e Krenarisë u zhvilluan në Zagreb, Prishtinë, Athinë dhe Sofje, ndërsa Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë (IDAHOT) u festua në Tiranë më 17 maj.

Dhe ndërsa vetëm Parada e Krenarisë në Stamboll u përball me kufizime zyrtare të qeverisë, këto festime erdhën gjithashtu me kërkesa të ngjashme në të gjitha kryeqytetet e Ballkanit: ndalimi i gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes të nxitura nga homofobia dhe transfobia e përhapur.

Një rajon ‘kampion’ i homofobisë në Evropë

Në mars 2023, Instituti i Kërkimeve Sociologjike, Politike dhe Juridike (ISPPI), i cili është pjesë e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, zbuloi rezultatet e Anketës Sociale Evropiane (ESS) që kanë të bëjnë me homofobinë, ksenofobinë dhe ndjeshmërinë ndaj teorive konspirative. Duke filluar nga viti 2002, sondazhi është mbajtur çdo dy vjet në deri 35 vende evropiane dhe raundi i fundit mbuloi Maqedoninë e Veriut për herë të parë.

Balkan countries marked in red: Responses to the question "If a close family member was a gay man or a lesbian, I would feel ashamed." <a href="https://ess-search.nsd.no/en/study/172ac431-2a06-41df-9dab-c1fd8f3877e7">European Social Survey Round 10 Data</a>. Data file edition 3.0. Sikt - Norwegian Agency for Shared Services in Education and Research, Norway – Data Archive and distributor of ESS data for ESS ERIC, licensed under <a href="https://creativecommons.org/licenses/by-nc-sa/4.0">CC BY-NC-SA 4.0</a>.

Vendet e Ballkanit të shënuara me të kuqe: Përgjigjet ndaj pyetjes “Nëse një anëtar i ngushtë i familjes do të ishte homoseksual apo lezbike, do të ndihesha i turpëruar”. Burimi: Të dhënat e raundit 10 të Anketës Sociale Evropiane. Edicioni i skedarit të të dhënave 3.0. Sikt – Agjencia Norvegjeze për Shërbimet e Përbashkëta në Arsim dhe Kërkim, Norvegji – Arkivi i të Dhënave dhe shpërndarësi i të dhënave ESS për ESS ERIC, i licencuar sipas CC BY-NC-SA 4.0.

Rezultatet e anketës zbuluan se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë ndër më homobonët dhe më ksenofobët në Evropë, si dhe deklarohen ndër më fetarët. Ata kanë tendenca të forta autoritare, nuk u besojnë institucioneve shtetërore dhe nuk janë të interesuar për pjesëmarrjen në proceset demokratike që do të çonin në ndryshime shoqërore. Ata janë të ndjeshëm ndaj teorive konspirative, dyshojnë në shkencë dhe fajësojnë shtetin e tyre për cilësinë e ulët të arsimit, ekonomisë dhe politikanëve.

Përgjigjet nga kampioni përfaqësues prej 1429 të anketuarish e vendosën Maqedoninë e Veriut si më të jashtzakonshmen në mesin e 24 vendeve të mbuluara nga sondazhi i kryer gjatë vitit 2022, por shumica e vendeve të tjera të Ballkanit kishin rezultate të ngjashme.

Për shembull, ndërsa 61 për qind e të anketuarve nga Maqedonia e Veriut konfirmuan se do të “ndjeheshin të turpëruar” “nëse një anëtar i ngushtë i familjes së tyre është homoseksual ose lezbike”, një përqindje e konsiderueshme e të anketuarve në vendet fqinje gjithashtu ranë dakord: 39 për qind në Mal të Zi. , 37 për qind në Bullgari, 30 për qind në Kroaci dhe 29 për qind në Serbi.

Rezultatet e ESS treguan gjithashtu se vetëm 24 përqind e të anketuarve në Maqedoninë e Veriut ranë dakord se “homoseksualët dhe lezbiket duhet të jenë të lirë të jetojnë jetën e tyre ashtu siç dëshirojnë”. Vende të tjera evropiane ku njerëz të tillë tolerantë janë në pakicë përfshijnë Malin e Zi (30 për qind), Serbinë (41 për qind), Lituaninë (41 për qind), Bullgarinë (48 për qind) dhe Hungarinë (48 për qind).

"Skopje has no place for homophobes," a banner at Skopje Pride 2023, June 24, 2023. Photo by Global Voices, <a href="https://creativecommons.org/licenses/by/3.0/">CC-BY</a>.

“Shkupi nuk ka vend për homofobë”, një pankartë në Paradën e Krenarisë, 24 qershor 2023. Foto nga Global Voices, CC-BY-3.0.

Në një prononcim për Radio MOF, koordinatorja kombëtare e ESS për Maqedoninë e Veriut, profesoresha Aneta Çekiq, theksoi nivelet e larta të konservatorizmit social në shoqërinë maqedonase si shkak të kësaj situate.

Имаме исто така доста негативен став и кон абортусот, на пример, релативно негативен став кај некои категории испитаници и кон жените, меѓутоа факт е дека најекстремниот или најнегативниот став е насочен кон оваа (ЛГБТ) популација, можам да кажам и традиционално веќе.

Ne kemi zbuluar gjithashtu pozicione shumë negative për abortin, për shembull dhe në disa kategori të të anketuarve kemi gjetur pozicione relativisht negative ndaj grave. Megjithatë, është fakt që pozicionet më ekstreme apo më negative janë kundër popullatës LGBTQ+, e cila mund të them që është bërë tradicionale.

Maqedonia e Veriut renditet më e ulëta në Evropë në përgjigjet nëse është mirë apo e keqe për ekonominë “të lejojë njerëzit nga vendet e tjera të jetojnë këtu”. Këto mendime negative për migrimet, me 41 për qind që refuzojnë të lejojnë njerëz të racave ose grupeve të tjera etnike të jetojnë diku, e vendosën Maqedoninë e Veriut në një grup të ngjashëm me Hungarinë, Çekinë, Greqinë dhe Sllovakinë. Cekic shpjegoi për Radio MOF se faktorët që kontribuojnë në ksenofobinë dhe tendencat autoritare përfshijnë varfërinë relativisht të lartë, si dhe “paqëndrueshmërinë politike, nivelin e lartë të konfliktit, korrupsionin dhe problemet në shoqëri”.

Në Ballkanin Perëndimor, homofobia ka qenë veçanërisht e dëmshme si një armë e ndikimit gjeopolitik, pasi forcat antidemokratike vendase dhe të huaja e përdorin atë për të rekrutuar mbështetje midis segmenteve konservatore të popullsisë.

Kërkesa për sigurinë bazë

Në Bosnje, ndërsa vijonin përgatitjet për Paradën e Krenarisë, përfaqësuesit e komunitetit LGBTQ+ kërkuan më pak siguri se në vitet e mëparshme dhe ndanë një ndjenjë se “është bërë përparim”. Disa ngjarje publike synonin të rrisnin mbështetjen publike për personat LGBTQ+, në vend të tolerancës deklarative me kusht që ata të qëndronin brenda “katër mureve” të tyre.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) raportoi se mbështetja publike po bëhet më e fortë dhe më e dukshme, pas dy sulmeve huligane ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTQ+ në Banja Luka, kryeqyteti i entitetit serb Republika Srpska, ku policia lokale ndaloi një ngjarje publike në mars.

SARAJEVO PRIDE 2023. Rreth 3,000 njerëz u mblodhën për Marshimin e Krenarisë së këtij viti, i cili vazhdon nën sloganin “Krenari së bashku”. (video by @sanjinbuzo) #bhpridemarch #sarajevopride

BIRN raportoi gjithashtu për një kundërprotestë në Sarajevë, ku morën pjesë disa dhjetëra konservatorë myslimanë, të cilët mbanin pankarta ku shkruhej “Populli nuk ju do”, “Ju keni vjedhur ylberin” dhe “Ne e duam Profetin Muhamed”.

Parada e Krenarisë, Shkup, 24 qershor 2023. Foto nga Global Voices, CC-BY-3.0.

Mesazhet kryesore nga Parada e Krenarisë në Shkup përfshinin thirrje për të gjithë shoqërinë për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve të sigurisë themelore për personat LGBTQ+, siç janë shkelja e autonomisë së trupit, gjuha e urrejtjes dhe përjashtimi social. Pjesëmarrësit iu drejtuan në veçanti autoriteteve me kërkesa për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet e diskriminimit dhe urrejtjes dhe për të siguruar mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut për të gjithë në Maqedoninë e Veriut.

Lila Milić, një person transgjinor, mbajti një fjalim kryesor në fillim të marshimit, duke nënvizuar  shqetësimet kryesore, siç është mungesa e reagimit nga policia dhe Prokuroria Publike ndaj raporteve të rasteve të dokumentuara të gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve ndaj sigurisë fizike e personave LGBTQ+.

И покрај тоа што безброј пати сме пријавувале документирани случаи на говор на омраза и до полицијата и до Јавното обвинителство, сè уште немаме ниту еден случај во кој поединец или група биле осудени. Јас лично, континуирано сум жртва на говор на омраза, особено од организации кои се здружуваат со единствена цел – да ги негираат правата на ЛГБТИ+ заедницата и родовата еднаквост. Ме нарекуваат болна, неморална, ми посакуваат ќотек, силување, смрт, не го препознаваат мојот родов идентитет, постојано ми се закануваат и ме исмејуваат. Многупати досега сум поднела кривична пријава и сум побарала заштита, но Обвинителството и полицијата ништо не преземале. Пораката од институциите до мене е јасна – мојот живот и животот на трансродовите лица не е подеднакво вреден за заштита.

На оваа ситуација се надоврзуваат верските лидери кои повикуваат гласно да не се донесе законот за родова еднаквост и законот за матична евиденција во делот за правното признавање на родот. Да, верските лидери, оние кои уживаат моќ и статус, оние за кои државата прави исклучок од (законот за) антидискриминација и им овозможува легално да дискриминираат жени при вработување, да не плаќаат даноци, а да наплаќаат за добра и услуги. Оние кои градат облакодери кај холидеј ин спротивно на јавниот интерес и на грбот на народот што осиромашува. Тие морализираат за тоа што било жена и како жената треба да се однесува и да изгледа. Тие си земаат за право да шират омраза и да поттикнуваат насилство кон ЛГБТИ луѓето и тоа да го викаат морал. Ако тоа е морал, а нашата борба за да не не тепаат, вознемируваат, за да се вработуваме и да имаме подеднаква можност за образование е неморална, тогаш треба да се запрашаме дали навистина сакаме да бидеме демократија или теократија.

Edhe pse kemi dorëzuar raporte të panumërta për raste të dokumentuara të gjuhës së urrejtjes në polici dhe prokurorë publikë, ende nuk ka asnjë rast të dënimit të një autori individual apo grupor. Unë personalisht kam qenë viktimë e gjuhës së urrejtjes, veçanërisht nga organizatat e krijuara me një qëllim të vetëm – të mohojnë të drejtat e komunitetit LGBTQ+ dhe të parandalojnë barazinë gjinore. Më quajnë të sëmurë, të pamoralshëm, shprehin dëshira që dikush të më godasë, të më përdhunojë ose të më vrasë, nuk e njohin identitetin tim gjinor dhe vazhdimisht më kërcënojnë ose më tallen. Unë kam bërë shumë herë kallëzime penale, duke kërkuar mbrojtje, por Prokuroria dhe Policia nuk kanë bërë asgjë. Mesazhi nga këto institucione për mua është i qartë: jeta ime dhe jeta e personave transgjinorë nuk janë njësoj të denja për mbrojtje.

Kjo situatë përkeqësohet nga liderët fetarë të cilët janë me zë të lartë kundër ligjeve për barazinë gjinore dhe njohjen e gjinisë në regjistrat publikë. Po, liderët fetarë, të cilët gëzojnë pushtet dhe status, ata të përjashtuar nga shteti nga ligji kundër diskriminimit, duke u mundësuar atyre që të diskriminojnë ligjërisht punësimin e grave, ata që janë të përjashtuar nga pagesa e taksave, ndërsa paguajnë për mallra dhe shërbime. Ata që ndërtojnë gradaçiela pranë Holiday Inn kundër interesit publik dhe mbi kurrizin e njerëzve që varfërohen më shumë. Ata moralizojnë se çfarë duhet të jetë një grua dhe si duhet të sillet dhe të duket një grua. Ata guxojnë të përhapin urrejtje dhe të nxisin dhunë ndaj personave LGBTQ+ dhe këtë e quajnë moral. Nëse ky është moral, ndërkohë që lufta jonë për të mos pësuar rrahje dhe ngacmime, për të qenë në gjendje të gjejmë një vend pune dhe të kemi mundësi të barabarta për arsimim është e pamoralshme, atëherë të gjithë duhet të pyesim veten nëse vërtet duam që ky vend të jetë një demokraci, apo teokraci.

Marshimet e krenarisë në kryeqytetet e tjera ballkanike zhvillohen zakonisht gjatë gjysmës së dytë të vitit. Tradicionalisht Parada e Krenarisë e Beogradit është planifikuar për në shtator, ndërsa e Malit të Zi do të mbahet në Podgoricë në tetor.

Sipas orarit të postuar, ngjarja e radhës në Ballkan është Parada e Krenarisë në Bukuresht, e planifikuar për 29 korrik.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.