Koleksioni i të brendshmeve “Kimono” i Kim Kardashian shkakton pakënaqësi në Japoni dhe botë

Kim Kardashian's Kimono Causes Consternation in Japan

Gra me me kimono në Kioto, Japoni. Foto nga përdoruesi i Flickr 2benny. Licenca: Attribution 2.0 Generic (CC BY 2.0)

Më 25 qershor, personaliteti amerikan i argëtimit Kim Kardashian njoftoi një linjë të re të veshjesh dhe aksesorësh të quajtur “Kimono”. Plani i Kardashian për të tregtuar produktet e saj, duke përdorur një fjalë që është e zakonshme dhe ikonike në Japoni, solli reagime në mediat sociale⁠, por dhe zemërim.

Ndërsa përkthimi i drejtpërdrejtë i “kimono” (着 物) mund të thotë fjalë për fjalë “diçka që vesh”, fjala në fakt i referohet një veshjeje tradicionale në Japoni, zakonisht për raste formale apo të veçanta.

Sot kimono është një veshje mëndafshi me cilësi të lartë në modelin tim të preferuar. Meqë “hitoe” mund të përdoret vetëm në pranverë dhe në vjeshtë, ngjyra delikate e gjelbër e saj e gjethes, zakonisht e lidhur me vjeshtën e bën atë të përshtatshme për dy sezonet

Ndërsa Kardashian planifikon të nxjerrë në treg një seri produktesh nën markën “Kimono”, përfshirë valixhe, parfum dhe deodorant, ylli amerikan i TV dha njoftimin për markën e saj të re duke zbuluar një linjë brendshmesh për gratë.

Shumë komentues vunë në dukje se ato nuk dukeshin fare si veshja me të njëjtin emër në Japoni:

Kim, ke pirë?

Lajmi u raportua shpejt si një polemikë nga shumë burime të njohura mediatike në gjuhën angleze, përfshirë CNN, The Guardian dhe Los Angeles Times. BBC përktheu raportimin e saj mbi ngjarjen në japonisht.

Jo të gjithë ishin të bindur se lajmi ishte i diskutueshëm në Japoni. Stephen Stapczynski, një korrespondent prej një kohe të gjatë i Bloomberg në Azi vuri në dukje:

Tjetërkush ndjehet si këto lloje titujsh arrijnë kufijtë e hiperbolës ?Asnjë gazetë japoneze nuk e ka marrë këtë lajm. Vetëm në blogje / media të huaja është raportuar në japonisht

Deri të enjten, më 27 qershor, lajmi nuk u raportua në edicionet dixhitale të ndonjë prej gazetave më të mëdha të Japonisë, përfshirë Yomiuri, Asahi ose Mainichi. Në vend që të raportojë lançimin e “Kimono”, gazeta Sankei ripublikoi një njoftim për shtyp që promovonte edicionin e gushtit të revistës Vogue Japan kushtuar rritjes së ndikuesve në marketing, përfshirë Kim Kardashian.

Deri më tani, Buzzfeed është i vetmi burim kryesor i lajmeve në Japoni që raportoi se si japonezët po reagojnë ndaj markës së re të Kardashian.

Reporterja e Buzzfeed Sumireko Tomita e ndjente të nevojshme të shpjegonte përvetësimin kulturor për audiencën në Japoni, ku në përgjithësi ka pak njohuri për konceptin:

「文化の盗用」とは、本人の出身や所属とは違う国・地域の文化や伝統を、自己流に利用したり、盗用したりすることを意味する。

米国などでは、著名人が他国の民族衣装を模した衣装を舞台などで着用し問題となっているが、著名人だけでなく、ハロウィンイベントで海外の伝統衣装を模したデザインのコスチュームを着ることなども問題視されている。

Përvetësimi kulturor” është kur dikush kopjon ose përdor kulturën ose traditat e një vendi ose rajoni të ndryshëm. Në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, personazhet e famshëm shpesh kritikohen se shfaqen në skenë me kostumet që imitojnë veshjen kombëtare të vendeve dhe kulturave të tjera. Kritika nuk është vetëm për të famshmit, pasi ajo konsiderohet si një problem kur modelet tradicionale dhe veshjet përdoren gjithashtu si kostume të Halloween.

Në artikullin e saj të Buzzfeed, Tomita gjithashtu raportoi se nisma e Kardashian kishte ngjallur reagime në internet në Japoni, me përdorimin e hashtag-ut të Twitter, #KimOhNo.

Njerëzit brenda dhe jashtë Japonisë përdorën hashtag-un për të kritikuar nismën e Kardashian dhe gjithashtu ndanë fotot ku tregohet se si duket një kimono, duke përdorur shprehjen “kjo është një kimono“.

Kimono është veshje tradicionale japoneze, jo të brendshme. Mos e vidhni kulturën japoneze

Disa nga reagimet më të forta erdhën nga komuniteti japonezo-amerikan, siç është ky koment nga Projekti Densho, i cili dokumenton përvojat e të internuarve japonezo-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore:

Është degraduese dhe e shpifur që të kthesh një veshje shumë të rëndësishme, shekullore, kulturore në të brendshme. Gjithashtu kjo fshin dhe pastaj e kthen një fitim historinë e asimilimit të detyruar të japonezëve dhe japonezo-amerikanëve në SHBA.

Teksa zemërimi si brenda dhe jashtë Japonisë është përqendruar deri më tani në përvetësimin nga Kardashian të termit “kimono” për të shitur të brendshmet, vëzhguesit e tjerë vunë re se ajo po përpiqet të regjistrojë si markë tregtare vetë fjalën.

Siç raporton faqja amerikane e lajmeve argëtuese, TMZ, aplikimi për markën tregtare të Kardashian KIMONO INTIMATES mund të gjendet në internet.

Llogaria popullore në Twitter, Tokyo Fashion raportoi se Kim Kardashian paraqiti një listë emrash për regjistrim si markë tregtare me fjalën” kimono “(madje edhe për kimonon si veshje), që nëse miratohet do t'i lejonte asaj të ndalonte kompanitë japoneze të përdorin fjalën “kimono” në Amerikë […]”

Tokyo Fashion vuri në dukje se Kardashian nuk është sipërmarrësja e parë e famshme e SHBA-ve që përpiqet të markojë një fjalë japoneze për të fituar të drejtat tregtare ekskluzive në Shtetet e Bashkuara:

Kjo është më e keq se kur Gwen Stefani paraqiti markat tregtare që pretendonin përdorimin ekskluziv të fjalës “Harajuku” për veshjet. Në atë kohë, Stefanit iu kërkua të hiqte fjalën “Harajuku” nga “Harajuku Lovers” por refuzoi. Kardashian duhet të heqë dorë nga “Kimono” si emër të markës së saj.

Kjo është mënyra e duhur për të paraqitur regjistrimin e një marke tregtare me fjalën “Kimono”: “Asnjë pretendim nuk është bërë për të drejtën ekskluzive për të përdorur “KIMONO” përveç markës siç tregohet.” Kjo është ajo që Gwen nuk pranoi të bënte me “Harajuku” edhe pse iu kërkua nga ekzaminuesi i markës tregtare.

Në shkrimin për Yahoo! Japan News, agjencia dhe botuesi më popullor në internet i lajmeve në Japoni, Kurihara Kiyoshi, një specialist në ligjin japonez të pronësisë intelektuale dhe patentat japoneze, vëren se Kardashian ka të ngjarë që ta regjistrojë markën me sukses:

日本でも、指定商品に対して普通名詞化している言葉は商標登録できませんが、それは米国も同様でgenericな言葉(一般名詞)は登録できません。

ただ、普通名詞(一般名詞)か否かの判断はあくまでも指定商品に対してであり、たとえば、KIMONOをコンピューター・ソフトウェアや文房具を指定商品として商標登録することは可能です(実際、米国でもそのような登録例があります)。APPLEを、果物を指定商品にして商標登録することはできませんが、コンピューターが指定商品なら商標登録できることを考えるとわかりやすいと思います。

Ashtu si në Shtetet e Bashkuara, në Japoni fjalët e zakonshme ose të përgjithshme [të tilla si “kimono”] nuk mund të jenë markë tregtare për qëllime komerciale. Megjithatë, duke gjykuar nëse një fjalë është e zakonshme ose e përgjithshme, varet nga produkti ose markimi. Për shembull, do të ishte e mundur që Kimono të përdoret për softuerë kompjuterik ose mobilje (në fakt kjo ndodh tashmë në Shtetet e Bashkuara). Ndërsa APPLE nuk mund të jetë markë e regjistruar për frutat, dihet se APPLE është një markë tregtare e një linjë të produkteve kompjuterike.

Në artikullin e tij Kurihara sugjeron se ndërsa është e vështirë të parashikohet nëse Kardashian do të jetë e suksesshme në përpjekjet e saj për markën “Kimono” të të brendshmeve, ajo në fund të fundit mund të regjistrojë markën tregtare për linjën e saj të planifikuar të valixheve, aksesorëve dhe deodorantit.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.