Si fjala “gjini” u kthye në ofenduese në Bullgari

Gazetat bullgare përdorin fjalën “gjini” (джендър) në mënyra të ndryshme: si nënçmuese, nga tabloidi Telegraf dhe në një kuptim sarkastik, nga Pras Pres. Foto nga Global Voices, CC-BY.

“Charlize Theron po e rrit fëmijën e saj si një gjini”, është titulli i numrit të 20 prillit të tabloidit bullgar Telegraf. “Një atletë gjinore e tërbuar”, është titulli i një artikulli nga Classa.bg për një peshëngritëse transeksuale.

E tillë është mënyra se si termi anglisht “gjini” (gender), në përkthimin e tij të drejtpërdrejtë (джендър), po përdoret në Bullgari: të përbuzë pakicat seksuale dhe njerëzit që nuk duan ta përcaktojnë gjininë. Shpesh, termi përdoret gjithashtu për të degraduar feministët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Kur dëgjon diçka në gjuhën bullgare dhe dikush përmend fjalën “gjini” ju pyesni veten nëse ata e kanë seriozisht apo po përdorin sarkazmën.

Një artikull në numrin e 17 prillit të revistës lokale satirike Pras Pres nga Emil L. Georgiev, me titullin “Gjinia nuk dorëzohet [dhe lufta vazhdon”], adresoi përdorimin e fundit të fjalës.

A keni frikë nga “gjinia”, që një fantazmë është e rrezikshme, shumë-seksuale, anti-kushtetuese me origjinë evropiane-perëndimore, e lindur në Stamboll? Ai u dërgua në vendin tonë me një mision subversiv për t'u futur në shtretërit e familjeve të shëndosha bullgare gjatë natës dhe për t'i shkatërruar ato në mënyrën më të jo normale. Është e tmerrshme, por forcat e shëndetshme, të përfaqësuara nga presidenca, Kisha Ortodokse Bullgare, Partia Socialiste Bullgare, pjesa më e madhe e Gjykatës Kushtetuese dhe dhjetëra organizata dhe fondacione patriotike dhe fetare, kanë arritur ta ndalojnë atë disi. Sepse “gjinia” nuk heq dorë aq lehtë.

Në vitet '90, feministët në vend insistuan në përdorimin e termit ekzistues bullgar për gjininë (род) në vend të futjes së fjalës nga anglishtja, por duket se kjo e fundit, me konotacionin e saj negativ, ka zënë rrënjë në media dhe shoqëri. Termi i transliteruar është dhe titulli për “gjini” në Wikipedia-n e Bullgarisë.

Në të vërtetë, përdorimi i termit në këtë mënyrë pasqyron shtimin e homofobisë dhe transfobisë në Bullgari, duke iu bashkëngjitur situatës së përkeqësuar të vendit në trajtimin e LGBTQ + dhe në respektimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi – të gjitha të shyra nga formacionet nacionaliste që janë bërë pjesë e qeverisë nga 2017. Prej atëherë, kryeministri Bojko Borisov nga partia e qendrës së djathtë GERB është afruar me tre parti ekstremiste të djathta, të cilat vetëquhen Patriotët e Bashkuar. Platformat e tyre janë një përzierje e konservatorizmit kombëtar dhe social, populizmit të krahut të djathtë, euroskepticizmit, anti-globalizmit, islamofobisë dhe rusofilisë.

Sipas artikullit të Pras Pres, karikatura anti-homoseksuale u paraqitën në ekspozitën e 44-të kombëtare të karikaturave, që u hap më 1 prill në kryeqytetin Sofje. Në të njëjtin muaj, zyrtarët e Partisë Socialiste Bullgare dhe ata të partisë së krahut të djathtë VMRO BND (pjesë e Patriotëve të Bashkuar) u përpoqën të bllokonin një ekspozitë fotografike të quajtur “Krenaria e Ballkanit” në qytetin e Plovdivit, që ndan titullin si kryeqyteti europian i kulturës për 2019-ën me Materën në Itali. Ata kërkuan që Këshilli i qytetit të shkarkojë Svetlana Kuyumdzhieva nga posti i drejtores artistike të fondacionit publik që organizoi festivalin, por dështuan – më 8 prill, ajo tha në një intervistë televizive se ekspozita do të zhvillohej siç ishte planifikuar.

Por ajo që ndoshta tregon më shumë homofobinë në rritje të Bullgarisë është refuzimi për kthimin në ligj të Konventës së Stambollit. Kjo është “Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, që u nënshkrua nga 46 vende evropiane, përfshirë Bullgarinë, në vitin 2011. Në 2018-ën, Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë vendosi me 8 vota pro dhe 4 kundër se parimet e konventës ishin jokushtetuese, sepse përkufizimi i “gjinisë” si një konstrukt shoqëror “relativizon kufirin ndërmjet dy gjinive – mashkull dhe femër sipas përcaktimit biologjik”.

Raportin Vjetor të 2018-ës, Komiteti Bullgar i Helsinkit, organizata më e vjetër e të drejtave të njeriut në vend, vuri në dukje efektet shoqërore të vendimit të Gjykatës Kushtetuese:

Една от целите на мащабната кампания против Истанбулската конвенция бе изключването на защитата както от домашно насилие, така и от основано на пола насилие, която ратификацията на конвенцията би дала на нехетеросексуалните и трансджендър жените и мъжете. Страничен и неочакван ефект на това бе и произнасянето на Конституционния съд, че евентуален бъдещ закон, въвеждащ процедура за промяна на пола в личните документи на трансджендър лица, би бил противоконституционен – извод, който няма опора в Конституцията.

Një nga qëllimet e fushatës në shkallë të gjerë kundër Konventës së Stambollit ishte përjashtimi i mbrojtjes nga dhuna në familje dhe dhuna bazuar në orientimin seksual, që ratifikimi i Konventës do t'i jepte jo-heteroseksualëve dhe transeksualëve. Një efekt i çuditshëm dhe i papritur ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese që një ligj i ardhshëm, i cili përfshin një procedurë për ndryshimin gjinor në dokumentet personale të personave transgjinorë, do të ishte jokushtetues – një konkluzion që nuk ka mbështetje në Kushtetutë.

Prezantimi i Raportit Vjetor 2018 nga Komiteti Bullgar i Helsinkit në Sofje, më 23 prill 2019. Foto nga BHC, CC-BY.

Raporti gjithashtu vë në dukje se gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018 ka pasur disa ndryshime në legjislacion që prekën lirinë e shprehjes, të grumbullimit dhe fesë, sigurinë e grave dhe të drejtat e personave LGBT, romëve, refugjatëve, si dhe personave në spitalet psikiatrike.

Kështu, termi “gjini”, me konotacionin e tij nënçmues thjesht iu bashkua repertorit të gjerë të fjalëve të urrejtës të përdorura kundër përkrahësve të të drejtave të njeriut dhe aktivistëve të shoqërisë civile.

Një tjetër term është “liberasti”, një kombinim i ekuivalentëve bullgarë të fjalëve “liberale” dhe “pederast” ose “Sorosoidi” (Соросоиди), një term përçmues (që mund ta ketë origjinën në Maqedoninë e Veriut) dhe përdoret kur i drejtohesh një personi që ka lidhje me filantropin amerikan Xhorxh Soros.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.