Budapest, policët ishin “mysafirët surprizë” të një aktiviteti për mbledhjen e fondeve në qendrën Aurora

Policia hungareze gjatë vizitës në Auróra, Budapest. Foto nga Atlatszo, CC BY-NC-SA 2.5.

Ky artikull u botua në hungarisht dhe anglisht nga shoqata joftitimprurëse për gazetarinë investigative, Atlatszo. Ky version i redaktuar botohet këtu në kuadër të partneritetit me Global Voices.

Atlatszo është një organizatë e mediave dhe transparencës në Budapest, me zyra në Qendrën e Komunitetit Auróra, një hapësirëpër grupet vullnetare dhe organizatat që punojnë për komunitetin dhe praktikat e aktivizmit nëpërmjet artit. Më poshtë është një përmbledhje e shkurtër e një aktiviteti të kohëve të fundit të mbajtur në Aurora, nga anëtarët e stafit të Atlatszo.

Në pasditen e 27 prillit, ne organizuam një aktivitet publik në Aurora, ku ne paraqitëm punën tonë dhe iu përgjigjëm pyetjeve të lexuesve tanë që ishin të pranishëm aty. Ne transmetuam ngjarjen drejtpërdrejt në Facebook. Pas pyetje-përgjigjeve, shfaqëm një filmi dokumentar, e më pas kishte një koncert në bodrum.

Në orën 22:00 mbërriti policia. Një nga mysafirët postoi në Instagram një foto kur ata hynë.

Që kur Kryeministri Viktor Orbán mori pushtetin në vitin 2010, partia e tij populiste e krahut të djathtë Fidesz është akuzuar për shkatërrimin e lirive demokratike, duke kontrolluar mediat dhe gjyqësorin si dhe duke frenuar lirinë akademike.

Hapësira e punës për organizatat e shoqërisë civile, mediat e pavarura dhe institucionet akademike si Aurora po tkurret nën qeverisjen gjithnjë e më autoritare të Orbanit.

Aurora ndodhet në distriktin e 8-të të Budapestit, që drejtohet nga një kryetar nga partia qeverisëse Fidesz. Këshilli lokal gjithashtu dominohet nga Fidesz.

Komuna ka tentuar për vite me radhë ta mbyllë Auróra-n. Dy vjet më parë ata u përpoqën ta mbyllnin, sepse disa mysafirëve iu gjetën sasi të vogla të marihuanës. Vitin e kaluar ata u përpoqën të mbyllnin Aurorën për shkak të mospërputhjes në datat në dy dokumente zyrtare (qiraja dhe dokumenti themeltar).

Komuna madje kontaktoi pronarin e godinës dhe kërkoi që ta blinte atë, në një përpjekje tjetër për të mbyllur qendrën e komunitetit.

Duke përmendur ankesat e qytetarëve, nëpunësi i komunës urdhëroi mbylljen e lokalit “Kiosk” të Aurora-s, në orën 22:00, çdo mbrëmje. Policia dhe nëpunësi kanë zhvilluar kontrolle disa herë për të konfirmuar se lokali me të vërtetë mbyllej në orën 22:00. Kontrolli i fundit u zhvillua gjatë aktivitetit për mbledhjen e fondeve të Atlatszo të shtunën.

Zsuzsa Mekler, menaxhere e Auróra vuri në dukje:

Az önkormányzattól jöttek ellenőrizni, a rendőrség csak kísérte őket. Azt ellenőrzik, hogy bezárt-e a kioszk, felvesznek egy jegyzőkönyvet arról, hogy mit látnak a házban. Számos alkalommal volt már ilyen, eddig egyszer sem találtak semmilyen szabálytalanságot, ami miatt eljárást lehetett volna indítani.

Komuna dërgoi njerëz që të na kontrollonin, policia thjesht i shoqëronte. Ata kontrollojnë nëse lokali është mbyllur dhe shkruajnë një raport për atë që shohin. Ata e kanë bërë këtë disa herë, por kurrë nuk kanë gjetur ndonjë gjë që mund t'i nxisë të fillojnë procedurat zyrtare.

Disa nga mysafirët u ankuan se ndjeheshin sikur “ishin kthyer në vitet '80”, kur partia qeverisëse përdorte policinë për ngacmuar njerëzit në aktivitete “të papërshtatshme”.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.