I sheh këto gjuhë këtu? Ne përkthejmë artikujt e Global Voices për ta bërë gazetarinë qytetare botërore të mundshme për këdo.

Vizitë e papës në SHBA: Reagime nga bota

Përderisa papa Benedikti i XVI e realizon vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara, mediat dhe blogosferat e paraqesin tërbimin e tyre – kryesor për shkak të skandalit për keqpërdorim seksual i cili çliroj themelimin e kishës katolike amerikane para gjashtë vitesh. Papa u drejtua për këtë temë në Vashington të mërkurën, bisedoi me disa nga viktimat e keqpërdorimit seksual, që ishte mjaftueshëm për disa bloger, por për të tjerë ky hap ishte me vonesë.

Daril Volk, bloger kanadez nga kategoria e mëparshme, deklaron:

Si katolik, gëzohem që papa Benedikti i XVI u drejtua direkt në këtë temë. Do të jenë të nevojshëm më shumë se fjalë dhe falje për tu shëruar plagët e shkaktuara nga veprimet e disa priftërinjve ndaj viktimave. Mendoj që sot kisha ime bëri hap në drejtim të duhur.

Leon J. Suseran nga Gujana Kronikal Blog, dëshironte të ishte atje:

Nëse ndonjëherë kam dëshiruar të jem në Shtetet e Bashkuara ajo është pikërisht tani, kur drejtuesi i 1.2 miliardë katolikëve, papa Benedikti XVI bëri udhëtimin e tij të parë apostolik te ai komb. Vizita e tij vjen në kohën kur Kisha Romakokatolike është sulmuar nga të gjitha anët, përfshirë edhe skandalet e fundit për keqtrajtime seksuale e cila tundi kishën, por jo edhe besimin e miliona besimtarëve nëpër të gjithë botën, të cilët edhe më tej vazhdojnë ta praktikojnë besimin të cilin e kanë marr nga apostolët.

Nga Trinidad dhe Tobago, Xheremi Tajlor, nga na tjetër, është irrituar nga pasiviteti i papës:

Nuk është e mjaftueshme ajo që papa është i turpëruar nga klerikët e tyre pedofil amerikanë, siç thotë ai se sot është në udhëtimin e tij në SHBA. Ai patjetër të bëj diçka rreth tyre. Faktikisht, shumë më shumë se “diçka.”

Talk Turkej pyetën veten çfarë ndikimi do të ketë vizita e papës në zgjedhjet e SHBA:

Pyes veten se a do ti vizitoj papa Obamën, Hilarin dhe Mekejn. Megjithatë ky është vit i zgjedhjeve. Në SHBA ka miliona katolik, në mes të së cilëve mendoj që ka edhe të tillë që kanë përjetuar ndarje, kanë praktikuar seks para martese, kanë pasur aborte, dhe ishin (ose dinë ndonjë që ka qenë) i keqtrajtuar si fëmijë i priftërinjve.

Edhe Dejv Veinderg nga Xhevnerik fokusohet nga anët pozitive nga vizita e papës në sinagogë, që paraqet ngjarje historike:

Vizita e papës në shkollë amerikane është punë shumë e madhe dhe në të vërtetë e tregon mbarëvajtjen pozitive të dy komuniteteve tona. Është më se e përshtatshme që papa e vizitoi sinagogën në mbrëmje në Pashkë, me atë që darka e fundit ishte Seder.

Fotografia është licencuar nën Kriejtiv komons nga xhon.sonderman.

Komento

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.