Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë përfundoi me një humbje dërrmuese të Petro Poroshenkos, me diferencë 50 pikë në favor të komedianit 41-vjeçar, pa përvojë politike, Volodimir Zelenskiy.
Zelenskiy duket se mishëron një pakënaqësi të gjerë ndaj qeverisë së Poroshenkos, veçanërisht në luftën kundër një kryengritjeje të mbështetur nga Rusia në rajonet lindore, që i ka marrë jetë 13,000 personave në të dy anët gjatë pesë viteve të fundit.
Ndërsa është shumë herët për të thënë se si një i ri në politikë do të performojë si kreu i shtetit, zgjedhjet që e çuan atë në fitore u ndoqën me vëmendje nga një audiencë disa milionëshe përgjatë kufirit të kontestuar me Rusinë.
Rusët u ngulitën në ekranet e televizorit për një “spektakël” të rrallë: një fushatë zgjedhore vërtet e paparashikueshme, ku një zyrtar në ikje debatonte me një person pa eksperiencë në politikë, ndaj të cilit pranoi humbjen në mënyrë paqësore.
Kur dy kandidatët presidencialë debatuan në një stadium gjysmë të mbushur në kryeqytetin ukrainas Kiev më 19 prill, të dyja rrjetet televizive në pronësi të qeverisë dhe disa të pavarura nga Rusia e transmetuan drejtpërdrejt edhe në internet.
Meduza, një faqe e pavarur informative, vuri në dukje se debatet televizive të zgjedhjeve presidenciale të Rusisë në vitin 2018 mezi u transmetuan për shkak të kohës së kufizuar- kur as Vladimir Putin madje nuk merrte pjesë – në krahasim me mbulimin e debateve në stadiumin e Ukrainës:
Да, российскому ТВ украинские выборы интереснее российских.https://t.co/RedyixXBpw
— Meduza (@meduzaproject) 18 апреля 2019 г.
Po, TV rus është më i interesuar në zgjedhjet e Ukrainës sesa në të Rusisë.
Bell, një tjetër faqe e pavarur informative, numëroi gjashtë milionë shikime të debatit të së premtes në kanalet më të mëdha ruse në YouTube.
Përveç ndjekjes së debateve në internet ose në TV, ose duke lexuar një nga shumë bloget e drejtpërdrejta, rusët gjithashtu shkruan në Twitter masivisht për të komentuar dhe shprehur një gamë të tërë emocionesh. Sigurisht, televizioni shtetëror i Rusisë, i cili është jashtëzakonisht armiqësor ndaj Ukrainës, u tall me debatet, duke i cilësuar zgjedhjet si një cirk e shenjë e kolapsit të afërt të Ukrainës.
Not sure this is the lesson most Russians will take. TV broadcast the “debate” because the execs view it as a circus and cautionary tale. Anecdotal evidence goes both ways, I’m sure, but I wouldn’t drop the confetti for Ukraine’s “info success” just yet. https://t.co/UranKu5kGX
— Kevin Rothrock (@KevinRothrock) 19 апреля 2019 г.
Nuk jam i sigurt se ky është mësimi që shumica e rusëve do të marrin. TV transmetoi “debatin”, sepse drejtuesit e shohin atë si një cirk dhe përrallë paralajmëruese. Prova anekdotare shkon në të dy mënyrat, jam i sigurt, por unë nuk do të heq dorë nga përcaktimet për “suksesin e informacionit” të Ukrainës ende.
Russian state TV hosts spend an hour trying to convince viewers that today’s debate in Kiev was a pointless and cynical farce, naturally without mentioning last time Putin took part in such a debate as a candidate. Which was, uh, when again? https://t.co/gcewHcf1YP
— Joshua Yaffa (@yaffaesque) 19 апреля 2019 г.
Prezantuesit e TV shtetëror rus shpenzojnë një orë duke u përpjekur t'i bindin shikuesit se debati i sotëm në Kiev ishte një farsë e pakuptimtë dhe cinike, natyrisht pa përmendur herën e fundit që Putin mori pjesë në një debat të tillë si një kandidat. Cila ishte, uh, kur përsëri?
Megjithatë, shumë rusë i shihnin debatet me zili:
Ukrainian debates were watched by almost half a million people on Nabalny Live YouTube channel alone. Many more watched it on Dozhd, RBC and many online outlets with audiences sympathetic to Ukraine. Don’t think it was for the circus.
— Leonid Ragozin (@leonidragozin) 20 апреля 2019 г.
Debatet e Ukrainës u panë nga pothuajse gjysmë milioni njerëz vetëm në kanalin Nabalny Live në YouTube. Shumë më shumë e shihnin atë në Dozhd, RBC dhe shumë faqe online me audienca që shfaqnin dashamirësi ndaj Ukrainës. Nuk mendoj se ishte për cirkun.
I got an incredible lift out of the Ukrainian debate. Someday, we Russians will do similar things (with better results, I hope). Zelensky wins this one; does Ukraine win? Well, I don't believe so, but I sang the anthem with them. Hope dies last.
— Leonid Bershidsky (@Bershidsky) 19 апреля 2019 г.
Jam entuziazmuar jashtëzakonisht nga debati ukrainas. Një ditë, ne rusët do të bëjmë gjëra të ngjashme (me rezultate më të mira, shpresoj). Zelensky fiton këtë; a fiton Ukraina? Epo, nuk besoj kështu, por këndova himnin me ta. Shpresa vdes e fundit.
Оказывается, президентов можно на выборах менять. Обалдеть. Вы знали вообще?
— ivan davydov (@ivan_f_davydov) 22 апреля 2019 г.
Duket se ju në të vërtetë mund të përdorni zgjedhjet për të ndryshuar presidentët! E pabesueshme. A e dinit edhe ju këtë?
Shumë prej tyre theksuan ironinë e vëmendjes së lartë për një teatër politik nga një vend ku prej vitesh nuk kanë ndodhur debate politike apo zgjedhje të vërteta:
Надеюсь российское ТВ продолжит традицию передирания офигенных украинских шоу и зафигачит такие же огненные дебаты на президентских выборах (нет)
— с у л т а н о с (@sult) 19 апреля 2019 г.
Unë shpresoj që TV ruse të vazhdojnë traditën e shkëlqyer e mbresëlënëse të Ukrainës dhe të zhvillojë debate të ngjashme e të zjarrtë për zgjedhjet presidenciale (nuk do të ndodhë)
Russian state media all over the presidential debates in Ukraine. Showing live on Rossiya 24 with commentators on stand by.
Worth remembering that Putin has never participated in a debate as a presidential candidate. pic.twitter.com/uaq22gXuxV— Maria Antonova (@mashant) 19 апреля 2019 г.
Media shtetërore ruse në të gjitha debatet presidenciale në Ukrainë. Duke u shfaqur live në Rossiya 24 me komentatorët gati. Vlen të kujtojmë se Putin nuk ka marrë kurrë pjesë në një debat si kandidat presidencial.
A telling scene: I’m @ closed discussion club in Moscow hosted by one biz elite. A guest watching Ukr debates on phone. Speaker discussing Ru Econ policy&prognosis, lamenting unlikelihood of liberalization, growth. Ends w toast “to being able to have such debates here one day”
— Noah Sneider (@NoahSneider) 19 апреля 2019 г.
Një skenë treguese: Unë jam në një grup të mbyllur diskutimi në Moskë i organizuar nga një përfaqësues i elitës së biznesit. Një mysafir ndjek debatet në Ukrainë në telefon. Folësi diskuton politikat ekonomike ruse dhe prognozën, duke përmendur pamundësinë e liberalizimit e rritjes. Mbaron me dollinë “paçim debate të tilla edhe këtu”
Я не очень понимаю как на выборах в другой стране можно за кого-то топить всерьез, а не как за любимый клуб нхл, и в этой вот системе сложно не топить за зеленского, конечно. Но для меня это политическое шоу, которого мы лишены уже лет 25, имею право удивляться дебатам и прочему
— P. (@3insy) 19 апреля 2019 г.
Unë nuk e kuptoj se si mund të përkrahësh seriozisht dikë në zgjedhjet e një vendi tjetër, ndryshe nga një klub i preferuar i NHL-së, dhe në këtë sistem nuk është e vështirë të mos përkrahësh Zelenskyn, sigurisht. Por kjo është një shfaqje politike që nuk e kemi pasur prej 25 vjetësh, kështu që kam të drejtën të mrekullohem me këto debate dhe gjithçka tjetër.
Gazetari i njohur Oleg Kashin, postoi një meme me Putinin duke i thënë komedianit të famshëm rus Mikhail Galustyan, “As mos e mendo këtë!” – një referencë për faktin se një personalitet popullor televiziv e sfidoi presidentin dhe fitoi zgjedhjet.
— Kashin⚓Kashin⚓Kashin (@KSHN) 22 апреля 2019 г.
Të tjerët u mbushën me shpresë dhe admirim për suksesin demokratik të Ukrainës:
Эх, духоподъемное зрелище. Ну ничего, скоро и в России так будет, вот увидите.
— Roman Dobrokhotov (@Dobrokhotov) 19 апреля 2019 г.
Ah, një lehtësim shpirtëror. Nuk duhet të shqetësohemi, ne do të kemi të njëjtën gjë në Rusi së shpejti, do ta shihni.
Блестящая речь Порошенко с признанием поражения и поздравлениями Зеленскому. И революция их называлась Революцией Достоинства и ведут они себя достойно!
— Leonid Gozman (@Leonid_Gozman) 22 апреля 2019 г.
Një fjalim i shkëlqyer i Poroshenkos ku ai pranoi humbjen dhe uroi Zelenskyn. Revolucioni i tyre quhej Revolucioni i Dinjitetit dhe ata po sillen në një mënyrë dinjitoze!
Edhe pse besnikët shtetërorë ishin shpërfillës në masë – zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova i quajti debatet një “cirk”, ndërsa Vladimir Putin të hënën nuk e telefonoi Zelenskin për ta përgëzuar, siç bënë udhëheqës të tjerë botërorë – është e qartë se shumë rusë janë më të interesuar në politikën e fqinjëve të tyre sesa në të tyren.